PARA NISJES

Gjithcka që ju duhet të dini para se të zgjidhni të udhëtoni me traget me GNV.

 

  • Cilat dokumente janë të nevojshme para nisjes?
  • Ku mund të gjej udhëzimet për të arritur në portin e imbarkimit ?
  • Cilat janë oraret e hapjes / mbylljes së zyrave të portit?
  • A mund të sjell kafshë në bord?
  • Cili është orari i mbërritjes së trageteve?
  • Vaktet janë të përfshira në çmim?
  • A lejohen automjete komerciale të transportojnë mallra të rrezikshme?
  • Kam parë në faqe të tjera interneti nisje dhe detaje të udhëtimit (oraret, itineraret, etj) përveç atyre të listuara këtu ...

 

Cfarë dokumentesh nevojiten para nisjes?

Përveç dokumenteve të udhëtimit të dorëzuara në momentin e rezervimit, secili pasagjer duhet të ketë me vete një kartë identiteti të vlefshme për daljen jashtë shtetit në shtetet e parashikuara në itinerar: letërnjoftimin ose pasaportën në varësi të kombësisë, moshës dhe destinacionit të udhëtimit. Për më shumë detaje, konsulto seksioni Dokumentet. [link documenti]

Ku mund të gjej udhëzimet për të arritur në portin e imbarkimit?
Në faqen e internetit GNV, tek faqja kushtuar destinacioneve të veçanta, do të gjeni udhëzimet e vecanta për cdo qytet port.

Cilat janë oraret e hapjes / mbylljes së zyrave portuale?

Zyrat e portit janë të hapura të paktën 2 orë para nisjes dhe deri në nisjen e tragetit

A mund të sjell kafshët në bord?

Në sajë të shërbimit "Pets, Ëelcome on Board" të gjithë mysafirët tanë mund të udhëtojnë me qenin e tyre me kusht që ato janë pajisura me një certifikatë të shëndetit të mirë, të jenë me zinxhir dhe maskë dhe të kenë të blerë biletën e kalimit. Në mënyrë që të përmbushë standardet higjeno-sanitare, kafshët duhet të udhëtojnë në kabina që janë apostafat për to (numri maksimal i lejuar është 2 kafshë në kabinë) ose në stelë për qen ose mace. Për itineraret jo-Shengen, lutemi të verifikoni me veterinerin tuaj për dokumentacion shtesë. Për më shumë detaje, ju lutem vizitoni seksionin Kafshët në tragetet GNV. [link pets on board]

Cili është orari i mbërritjes së trageteve?
Për çdo udhëtim tregohet orari i tranzitit (kohëzgjatja e udhëtimit), por mund të pësojë ndryshime në varësi të kushteve të motit. Për më shumë detaje vizitoni seksionin Destinacioni Tragetet [link destinazioni traghetti] dhe të kërkoni për destinacionin me interes.

A janë të përfshira vaktet në cmim?

Nuk janë të përfshirë në cmim asnjë vakt ose pije

Cilët persona do të takoj gjatë udhëtimit?
Për arsye privatësie nuk na lejohet të japim informacion në lidhje me pasagjerët

Automjetet e lejuara komerciale transportimin e mallrave të rrezikshme?

Është rreptësisht e ndaluar të transportohen mbetje industriale apo lëndë eksplozive dhe / ose të ndezshme ose ndryshe të rrezikshme për sigurinë e anijes, ngarkesës, ose për sigurinë e udhëtarëve të tjerë dhe anëtarëve të ekuipazhit. Për më shumë detaje, shih Kushtet e Përgjithshme. [link condizioni generali]

Kam parë në faqe të tjera interneti nisje detaje të udhëtimit (oraret, itineraret, etj) ndryshe nga ato të listuara këtu ...

Ju ndoshta jeni lidhur me faqen e internetit të një agjensie udhëtimi që nuk mund të jetë e përditësuar vazhdimisht: Informacionet më të sakta dhe zyrtare janë ato që do të gjeni tek www.gnv.it.
Nuk ke gjetur përgjigjen që kërkoje? Telefono në Contact Center GNV në numrin +39 0102094591