HIPJA DHE ZBRITJA – HIPJA DHE ZBRITJA E PASAGJERËVE DHE AUTOMJETEVE NË TRAGETE

Udhëtime kombëtare dhe brenda Bashkimit Evropian:

  • Pasagjerë me automjet: 2 orë para nisjes
  • Pasagjerë pa automjet: 1 orë para nisjes

 

Udhëtime jashtë Zonës Extra-Shengen / Albania: 4 orë para orarit të parashikuar për nisjen e anijes me dhe pa automjet.

Veprime gjatë hipjes

Çdo automjet do të hipë në anije vetëm nga shoferi në respekt të rregullave të sigurisë S.O.L.A.S. (Safety Of Life At Sea): në garazh, shoferit do t’i dorëzohet një biletë që tregon urën-garazh ku është vendosur automjeti.
Gjatë lundrimit nuk do të mundet më, për arsye sigurie, të qëndrohet në garazh, prandaj është thelbësore të marrësh me vete c’ka nevojitet për udhëtimin.
Shoqëruesit dhe pasagjerët pa automjet do të hipin në bord në këmbë.

Automjetet me naftë duhet të komunikohen personelit në momentin e hipjes. Do të parkohen në një seksion të posaçëm në garazhin e tragetit.

Të gjithë pasagjerët me apo pa makinë në vijim duhet të bëjnë CHECK-IN që parashikon dorëzimin e fletës së hipjes në anije dhe sinjalizimin automatik të numrit të sistemimit. Letra e hipjes në anije është e domosdoshme për të hipur në bord dhe duhet të ruhet deri në zbritje.

Në respektim të kodit ndërkombëtar ISPS lidhur me rregullat antiterrorizëm, pasagjerët duhet të tregojnë biletën e udhëtimit, letrën e hipjes në traget dhe një dokument identifikimi kurdo që të kërkohen nga një oficer i anijes. Duhet gjithashtu të lejojnë kontrolle të mëtejshme në bagazhin e tyre. Këto kontrolle mund të ndiqen edhe nga personeli i portit në shërbim të sigurisë.
Gjatë bërjes së check-in, personeli i GNV mund të bëjë kontrolle mbi përmasat e mjeteve të prenotuara. Në rast mospërputhjeje pasagjerët do të duhet të paguajnë diferencat tarifore dhe "fee" për ndryshimin e biletës. GNV nuk lejon hyrjen e automjeteve që nuk përputhen me atë çka është deklaruar në momentin e prenotimit në rast mungese të hapësirave garazh të përshtatshme të anijes.


Veprime gjatë zbritjes
Të ndiqen me vëmendje komunikimet, me kujdes të veçantë ato lidhur me urën-garazh të specifikuar në biletën që është dorëzuar në momentin e hipjes në traget.

Vendqëndrimet (gabina dhe kolltuqe) duhet të lirohen para orarit të mbërritjes së anijes, për të lejuar që veprimet gjatë zbritjes të kryhen në siguri.

Mënyrat dhe koha e lënies së vendqëndrimeve, si edhe të dhënat e pikave të grumbullimit pranë hapësirave të përbashkëta, do të njoftohen nga Kapiteneria e Anijes.
Konsulto Kushtet e Përgjithshme [link condizioni generali], në veçanti neni 3 (Vendqëndrime), neni 10 (Hipje/Zbritje e Automjeteve), neni 11 (Rregulla që duhen ndjekur nga pasagjeri) dhe neni 17 (Valixhja).