KAFSHË NË TRAGETET GNV: KËSHILLA PËR UDHËTIMIN

Me shërbimin e ri GNV "Pets, Ëelcome on Board" kafshët shtëpiake më në fund mund të udhëtojnë në bordin e trageteve bashkë me pronarin e tyre!
Merre mikun tënd me 4 këmbë me vete për pushime!
Ja disa këshilla praktike për ta bërë më të këndshëm dhe të sigurt udhëtimin tuaj bashkë

Valixhja e 4 këmbëve!

Kujtohu për bagazhin tim! Ja çfarë nuk duhet të harrosh kur përgatit një “valixhe me 4 këmbë”:

  • librezën shëndetësore
  • ushqim të mjaftueshëm
  • kupa për ujin dhe ushqimin
  • maskën
  • qafore me litar
  • lopatë dhe qese higjenike


Që unë të mos humbas

Merr në udhëtim një foto timen të kohëve të fundit: nëse për fat të keq do të humbas gjatë qëndrimit, fotoja mund të të nevojitet për t’ua treguar të tjerëve. Mos ma hiq kurrë qaforen apo kuletën gjatë udhëtimit dhe në atë fut një medaljon me numrin tënd të telefonit!

Vizita mjekësore!
Para udhëtimit, çoje shokun tënd të vogël tek veterineri për t’u siguruar që është në gjëndje të mirë shëndetësore. Vizita e veterinerit të tij të besuar është më tej e rëndësishme për të marrë dokumentat e nevojshëm për udhëtimin tuaj!

Gjatë vizitës do të kontrollohen

  • vaksinimi bazë (ndaj murtajës, hepatitit, leptospirozës, parvovirozës)
  • vaksinimi kundër tërbimit (kur është i nevojshëm)
  • largimi i krimbave kundër parazitozës së zorrëve
  • trajtimet antiparazitare kundër pleshtave dhe kërpushave


Mund të vlerësohen patologjitë e mëtejshme të pranishme në vendin e mbërritjes dhe si t’i parandalosh
Në udhëtimin drejt anijes
Qëndrimi në makinë dhe në autostradë - Neni 169 i Kodit të Rri Rrugor lejon të më marrësh me vete lirisht në makinë, në rast se unë nuk përbëj rrezik apo shkelje për ty që i jep makinës (pra duhet gjithsesi të rri tek sedilja e pasme). Mund të jemi më shumë se një, në këtë rast duhet të ruhemi në vendin e pasëm të makinës qëllimisht të ndarë nga një rrjetë apo nga një tjetër mjet i ngjashëm
Para nisjes duhet të jem me stomakun bosh dhe mos harro të marrësh kupën time dhe sasi të bollshme uji
Kur udhëtojmë të sigurt që dritarja të jetë pak e ulur në mënyrë që ajri të qarkullojë, por mos më lër ta nxjerr kokën jashtë sepse era mund të më shkaktojë një otit të bezdisshëm. Ki parasysh... pushim të shpeshtë (maksimumi çdo dy orë) në mënyrë që të mund të shpij këmbët dhe të largoj etjen.
Dhe ki parasysh: mos më lër kurrë të mbyllur në makinë gjatë një dite të ngrohtë, edhe nëse xhamat e makinës mund të jenë hapur, duhet pak kohë që temperatura brenda të arrijë 40 gradë në hije dhe 60 gradë në diell.
Në autostradë ekzistojnë disa ndalesa shërbimi për ne 4 këmbëshit. Fido Park janë zona të vendosura brenda pikave të pushimit, ekskluzivisht për ne, të furnizuara me ujë të rrjedhshëm dhe me shtart për qentë të izoluara termikisht dhe të dizinfektuara nga një impiant higjenizimi me spërkatje.

Ja disa:

  • Frascati, A1 Milano-Napoli, drejtimi Roma Jug (drejtimi Veri)
  • Frascati, A1 Milano-Napoli, drejtimi Roma Jug (drejtimi Jug)
  • S.Ilario Veri, A12 Genova-Sestri Levante, Genova Nervi (drejtimi Veri)
  • Stura Lindje, A26 Voltri-Gravellona T., Belforte Monferrato (drejtimi Veri)
  • Stura Perëndim, A26 Voltri-Gravellona T., Belforte Monferrato (drejtimi Jug)


Qëndrimi në tren – Në Itali ne kafshët me 4 këmbë mund të udhëtojmë me tren, duke respektuar ndonjë rregull të thjeshtë lidhur edhe me llojin e trenit të përdorshëm për lëvizjen.
Për shokët më të vegjël me 4 këmbë, transporti është falas nëse mbahen në mbajtëse të posaçme me përmasa jo më shumë se 70x50x30 cm.
Në trenat me ndarje, kafshët më të vogla mund të udhëtojnë lirisht afër pronarit të tyre, gjithmonë të vëzhguar me vëmendje dhe nëse pasagjerët e vagonit e lejojnë, vetëm në klasin e dytë, duke blerë një biletë të reduktuar me 40%.
Ndërsa, për më të mëdhenjtë, pranohen vetëm nëse nuk bezdisin dhe mbahen me qafore dhe me maskë, përndryshe, përveç pagesës së biletës së reduktuar, nevojitet të prenotosh të gjithë ndarjen përkatëse.
Në vagonat me krevatë miqtë me 4 këmbë lejohen kundrejt pagesës së një bilete të klasit të dytë të reduktuar me 40% dhe të një takse dizinfektimi.
trenat lokalë, ku vagonat janë në një ambjent të vetëm, mund të udhëtojmë vetëm duke përdorur disa platfoma ose hollin e vagonit.
"trenat ditorë" miqtë me trup mesatar apo të madh nuk pranohen pasi hapësira për pasagjerin nuk është e mjaftueshme për ta mbajtur atë afër.
Miqtë e vegjël lejohen, falas, nëse ruhen në mbajtëse të posaçme të vendosura në hapësira të posaçme.

Në trenat Eurostar Italia mund të udhëtojnë vetëm qentë udhërëfyes për të verbërit: ndalohet hyrja për të gjitha kafshët e tjera. Megjithatë, Hekurudhat e Shtetit mund të bëjnë ndryshime të kushteve për transportin e kafshëve në tren, është e këshillueshme, paras se të nisë udhëtimi, të verifikohet që këto kushte nuk kanë ndryshuar.
Qenë për ata që nuk shohin
qentë udhërëfyes për ata që nuk shohin udhëtojnë në çdo tren dhe klas falas dhe janë të detyruar, maksimumi të mbajnë maskë.

Nëse shërbimi ofrohet shfaqet opsioni "gabinë miq me 4 këmbë" në momentin e prenotimit.
Pajisjet dhe Shërbimet e Bordit mund të ndryshojnë nga anija në anije dhe nga periudha në periudhë.