Pre-sale të GNV

Zbulo opsionin Pre-sale të GNV dhe nisu për udhëtimin tënd!

Të gjitha Detajet:

  • I vlefshëm për të gjitha linjat dhe për të gjitha datat e udhëtimeve.
  • Shuma e depozituar e kërkuar: 20% e totalit te biletës (përfshirë taksat).
  • Afati i opsionit 30 (tridhjetë) ditë para udhëtimit. Brenda këtij afati procedura e blerjes duhet të ketë përfunduar, duke telefonuar në Contact Center me numër +39 010 2094591 (nuk pranohen pagesa me Pay Pal),
    ose përmes Agjencisë së Udhëtimit, duke kryer pagesën e pjesës së mbetur prej 80% të shumës. Në rast të kundërt shuma e depozituar nuk do të kthehet.

  • Shuma minimale e paradhënies 50€.
  • Nuk mund të modifikoni asnjë pjesë të opsionit pre-sale gjatë fazës së kthimit në biletë. Në momentin e kthimit në biletë do të ndiqen rregullat e zëvendësimit dhe anullimit të udhëtimit sipas Kushteve të Përgjithshme.
  • Opsioni i pre-sale nuk parashikon shpenzime shtesë.