GNV MICE, Meetings, Incentive, Conferencing, Exhibitions

MICE: mbledhje dhe konventa në anije dhe tragete

GNV MICE

Cilësi, Fleksibilitet, Personalizim dhe personel i dedikuar.


Për evenimentet e biznesit tuaj, mbledhjet, konventat, seminaret dhe aktivitetet e team building është krijuar GNV MICE & INCENTIVE. Shërbimi i ri bashkon standardet e larta të cilësisë së kompanisë me fleksibilitetin e një përvoje unike, edhe në mes të detit.

Tragetet e flotës GNV janë të pajisura me çdo komoditet dhe vënë në dispozicion gjithçka që është e nevojshme gjatë evenimentit: salla konferencash dhe salla mbledhjesh, pajisje video-projektimi, një meny të plotë dhe të gjitha shërbimet e nevojshme për menaxhimin profesional të takimit të punës.

Karakteristika kryesore e ofertës së GNV MICE është personalizimi i evenimentit në bord. Zgjidhjet e personalizuara, me mundësinë e përfshirjes së personelit të dedikuar në tokë dhe në bord, për një asistencë të plotë në çdo detaj: ne lundrojmë për secilin prej jush!

Për një preventiv të personalizuar dhe konsulencë mos ngurroni të na kontaktoni!