Suita Dhe Gabina Në Bordin E Trageteve GNV - Grandi Navi Veloci

SUITA DHE GABINA NË BORDIN E TRAGETEVE

gnv img suite

Në bordNë bordin e trageteve GNV ekzistojnë tipologji të ndryshme sistemimi: nga ato më ekonomiket - kolltuqet - në gabina; këto të fundit kanë të gjitha të njëjtat standarte cilësie, por ndryshojnë nga përmasat ose nga vendosja në brendësi të anijes.

Gabina të brendshme dhe gabina me pamje nga deti

Gabinat e brenshme dhe ato me pamje nga deti ofrojnë të njëjtën rehati: janë të gjitha të klimatizuara. Çdo sistemin ofron krevate të rehatshëm dhe mund të mikpresë deri në 4 persona maksimumi (gabina me përdorim ekskluziv). Gabinat me pamje nga deti janë të pajisur, në krahasim me gabinat e brendshme, me dritare të gjera.

Të gjitha gabinat janë të pajisura me shërbime private me dush dhe telefon.

Për atë që e kërkon ofrohen (deri në zënie) krevatë të vegjël për fëmijë deri në moshën dy vjeç. Në çdo anije për pasagjerët me aftësi të kufizuar jo ambulatorë janë të gatshme, duke e kërkuar këtë shërbim në momentin e blerjes së biletës dhe pas kontrollit të vërtetimit përkatës që provon vështirësitë në lëvizje,gabina të posaçme të strukturuara në mënyrë të përshtatshme. Ofrohet gjithashtu, vetëm për transportin nga bankina në vendqëndrimin brenda anijes, shërbimi i karrovës për invalidë.

Suitat

Për atë që kërkon maksimumin e rehatisë, në disa tragete ka suita të tipologjive të ndryshme:

  • Suita martesore
  • Suita familjare
  • Suita Presidenciale (në anijet La Suprema , La Superba dhe Rhapsody)


Të gjitha anijet GNV kanë në dispozicion suita me hapësirë dhe të zbukuruara me elegancë. Të gjitha suitat, të pajisura me dritare të mëdha, janë të klimatizuara dhe të pajisura me TV, telefon, radio dhe mini-bar.
Suita martesore është për dy persona (shtrat martesor).
Suita familjare është për tre persona (shtrat martesor + divan shtrat).

Në bordin e anijeve La Suprema dhe La Superba, përveç të tjerash mund të qëndrosh edhe në Suitat Presidenciale. Suitat Presidenciale janë më të mëdha dhe zona ditë është e ndarë nga zona natë; janë të përshtatura me një gabinë të madhe, dollap dhe banjë me hidromasazh. Çdo Suitë Presidenciale është e përshtatur me ballkon me tavolinë, karrige dhe shezlon (Duke përjashtuar Rhapsody).