KUSHTET E PËRGJITHSHME TË BLERJES ON-LINE

Blerja e nje bilete e impenjon pasagjerin që të njihet dhe të respektojë Kushtet e Përgjithshme të Transportit.

Për të blerë bileta online ju duhet të keni një adresë e-maili tuajën, kartë krediti dhe mundësinë për të printuar biletat që do të dërgohen me email pas blerjes së biletës.
çdo biletë ju mund të rezervohet për maksimumi 8 pasagjerë (të rritur + fëmijë) dhe 2 automjete, duke përfshirë makina, motorra dhe kategori për metër (mikrobus/ karavan/ rimorkio).
Duke qënë se nisjet mund të ndryshojnë, ju duhet të verifikoni orarin e nisjes së mjetit të lundrimit duke u konsultuar me kalendarin online të përditësuar në kohë reale.


Numri i referencës së blerjes së biletës nuk vlen si biletë dhe nuk vlen për imbarkimin. Udhëtari i cili paraqitet pa biletën e prontuara nga Internet-TKT të marrë nëpërmjet emailit do të jetë i detyruar të blejë një biletë të re.

Grandi Navi Veloci SpA në momentin e check-in (regjistrimit) në momentin e imbarkimit rezervohet të kryejë verifikimet e nevojshme në rastet e blerjes së biletave me kartë krediti.
GNV nuk mban përgjegjësi për çdo përdorim të paligjshëm ose të padrejtë të kartës së kreditit të konsumatorit dhe për dëmet që mund të lindin për konsumatorin për operacionet bankare të kryera me kartat e kreditit, të cilat nuk bëjnë pjesë në sferën e saj të kontrollit. Mos pagesa brenda afatit të parashikuar përcakton zgjidhjen e kontratës në pajtim me nenin 1456 k.c., përjashto këtu kompensimin për dëmet e pësuara nga GNV.


Pasagjerët njoftohen se në rast nevoje për të marrë faturë elektronike për biletën është në dispozicion shërbimi Contact Center GNV duke telefonuar në numrin : +39 010 2094591.
Ndryshe mjeti detar i lundrimit që kryen transportin nuk mund të lëshojë faturë elektronike dhe nuk do të ketë asnjë mundësi ankese .

Për më shumë informacion, konsultohuni me Kushtet e Përgjithshme.