ÇMIME

Besnikëria të leverdis!

Me MyGNV në fakt mbledh pikë duke udhëtuar dhe FITON ulje çmimi të jashtëzakonshme.
MyGNV i bën më të fituara dhe më të këndshme udhëtimet e tua në Anijet tona të Mëdha e të Shpejta.

Sapo të arrihet totali i pikëve që të jep të drejtë të marrësh çmimin tënd, mund të kërkosh bonon tënde të uljes së çmimit ekskluziv dhe ta përdorësh për udhëtimin tënd vijues.

Nuk je regjistruar ende?
Regjistrohu menjëherë në MyGNV, është falas i thjeshtë e i shpejtë. Merr promocionet tona speciale dhe përfito bileta me ulje çmimi!

bannerMYGNV albania

Do të marrësh menjëherë bonusin tënd të mirëseardhjes prej 20 pikësh!

 

Ja Çmimet MyGNV:

Çmimet janë bono ulje çmimi të përdorshëm për blerje në biletaritë e trageteve GNV.
Do të mund të përdorësh bonot e uljes së çmimit pasi të arrihen këta kufij:

 Kufiri i Pikëve  Çmime
 200 pikë  Bono Ulje çmimi prej 50 €
 450 pikë  Bono Ulje çmimi prej 175 €
 650 pikë  Bono Ulje çmimi prej 350 €

 

Si të kërkosh Çmimet:

Për të kërkuar çmimin tënd na kontakto:

  • NËPËRMJET FAQES WEB – hyr në faqen tënde personale dhe nëpërmjet Ambientit Çmime bëj
  • kërkesën për çmimin e dëshiruar
  • ME TELEFON – merr në telefon Contact Center GNV në numrin 010.2094591
  • ME EMAIL – dërgo një email në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

 

Kërkesa për çmimin duhet bërë të paktën 5 ditë pune para datës së nisjes.
Bileta me çmim të ulur do të jepet nga GNV, pas verifikimit të gjendjes së vendeve. Bileta do të dërgohet me email ose nëpërmjet faksit.
Ulja e çmimit nuk aplikohet mbi taksat e mundshme të parashikuara mbi biletën.

Për çdo biletë mund të përdoret vetëm një bono ulje çmimi. Bonot e uljes së çmimit nuk mund të mblidhen pra me njëri-tjetrin apo me ulje çmimi të tjera të dhëna nëpërmjet kodit coupon..