RREGULLORE MYGNV

Subjekti promovues

Grandi Navi Veloci spa (më tej e quajtur GNV) me seli ligjore në Calata Marinai d’Italia - 90146 Palermo dhe seli operative në Via Balleydier 7 - 16149 Genova kodi fiskal dhe nr. nipt 13217910150 e regjistruar në Dhomën e Tregtisë së Palermos R.E.A. 268303.

Hapësira

Veprimtaria zhvillohet në territorin italian

Lloji i emërtimit

MyGNV

Kohëzgjatja

Nisma do të jetë e vlefshme nga data 1 maj 2018 deri në 30 prill 2019.

Kërko kuponët brenda datës 31 tetor 2019.

Qëllimi

Promovimi i shërbimeve Ferry GNV duke vlerësuar besimin e klientëve.

Përfituesit

Të gjithë pasagjerët e regjistruar të pajisur me fidelity card MyGNV.

Mënyra e pjesëmarrjes

GNV organizon nismën në fjalë e cila vlerëson pjesëmarrësit duke u dhënë Kuponë që ofrojnë ulje për shërbimet GNV, siç tregon tabela më poshtë. Kuponët mund të merren falë blerjes së biletave të tragetit GNV kur arrihen pikët e treguara në tabelën më poshtë.

Për të marrë pjesë në këtë nismë është e nevojshme të jeni të regjistruar ose të regjistroheni në fidelity card GNV. Regjistrimi është falas dhe mund të bëhet lirshëm nga çdo pasagjer.

Pasi të jetë plotësuar korrektësisht regjistrimi dhe të jetë kryer hyrja e parë, pjesëmarrësi do të marrë një email me kodin e pjesëmarrjes që e identifikon në program dhe që i lejon, gjatë çdo blerjeje, të transformojë vlerën e blerjes në pikë të cilat herë pas here, duke u grumbulluar japin mundësinë që të përfitohen Kuponët në dispozicion.

Pjesëmarrësit mund të hyjnë përmes internetit në një seksion web privat në brendësi të sitit web www.gnv.it, në të cilin do të mund të konsultojnë : rregulloren e veprimtarisë, pikët e gjeneruara nga blerja e biletave; mund të ndryshojnë të dhënat e tyre; mund të fshijnë pjesëmarrjen nga nisma.

Është detyrë e pjesëmarrësve që të komunikojnë, brenda maksimumi 30 ditë nga data e blerjes së biletave, gabime të mundshme në kalimin e pikëve qoftë edhe për shkak të ngatërresës së kodit personal.

Mënyra e grumbullimit të pikëve:

Për të grumbulluar pikët pjesëmarrësit duhet të kërkojnë në momentin e blerjes/opsionit/para-blerjes përputhjen e biletës GNV me kodin e tyre të pjesëmarrjes. Vlera e grumbulluar njihet në bazë të vlerës së paguar dhe vetëm në rast se shërbimi i blerë do të përdoret. Kalimi i pikëve do të kryhet pasi të jetë kryer udhëtimi.

Vlera e biletës do të shndërrohet në pikë sipas këtij raporti:

1 pikë baraz me 10 euro të biletës së blerë:

Do të jetë e mundshme të grumbullohon pikë mbi kodin e pjesëmarrjes në përputhje me datën e shtypjes së biletës përmes të gjithë kanaleve.

Do të jetë gjithashtu e mundshme të grumbullohen pikët pas kësaj date dhe 30 ditë brenda datës së udhëtimit, ekskluzivisht përmes hapësirës së rezervuar My Gnv (mygnv.gnv.it).

Kuponët mund të merren vetëm në rast se është arritur një prej niveleve të parashikuar.

Biletat, për tu njohur, duhet të përfshijnë midis pasagjerëve edhe emrin e përdoruesit të kartës MyGnv.

Vlerat në pikë i jepen çdo kodi pjesëmarrjeje. I njëjti person nuk mund të marrë pjesë me shumë kode.

Për të mundësuar realizimin e nismës GNV aktivizon përmes një sistemi të posaçëm informues i cili numëron blerjet e kryera në biletari me kodin e pjesëmarrjes dhe përditëson pikët në rast se tërhiqet kuponi.

Për të përfituar nga benefitet e programit, pjesëmarrësit duhet të ruajnë dhe të paraqesin biletat origjinale që janë blerë dhe janë përdorur në rast se ato u kërkohen.

GNV i rezervon vetes mundësinë për të shtuar, gjatë nismës, aktivitete të tjera promovimi për të lehtësuar pjesëmarrësit. Në veçanti, do të mund të parashikohen zgjatje të nismës, Kuponë shtesë ose kushte më të favorshme për pjesëmarrësit.

Në përgjithësi, këto kushte do tu komunikohen pjesëmarrësve përmes materialit publicitar të vënë në dispozicion nga GNV në sitin web www.gnv.it dhe në seksionin web privat të rezervuar për çdo pjesëmarrës.

Kërkesa e kuponëve

Kur të arrihet niveli i pikëve që parashikohet për të tërhequr kuponët, pjesëmarrësi do të mund të kërkojë kuponë, që përkojnë me një ulje sipas asaj që parashikohet në tabelën më poshtë.

Pas kërkesës, GNV do të kryejë kontrollet mbi korrektësinë e biletave që kanë gjeneruar këtë kredi pikësh.

Kuponët duhet të kërkohen të paktën 5 ditë jave përpara datës së nisjes në Contact Center të GNV duke thirrur numrin e telefonit 010-2094591.

Për çdo lloj informacioni tjetër mund të dërgohet një email në adresën: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Kuponët mund të tërhiqen nga personat qe kanë të drejtë në momentin e grumbullimit të pikëve të parashikuara nga niveli i dëshiruar dhe mund të kërkohen në çdo moment brenda maksimumi gjashtë muajsh nga data e skadimit të nismës, brenda dhe jo më tej datës 31 tetor 2019.

Kuponët

Kuponët janë ulje që mund të përdoren për blerjen e biletave të trageteve GNV. Pjesëmarrësit mund të përdorin kuponët kur të kenë arritur shumën e pikëve të treguara më poshtë:

Bileta me ulje do të lëshohet nga GNV pasi të jetë kontrolluar disponueshmëria e vendeve. Bileta do të dërgohet me email.

GNV do ti japë mundësinë të gjithë pjesëmarrësve që do të kenë grumbulluar pikë deri më datën 30/04/2018 në nismën e mëparshme promocionale që të ri-plotësojnë pikët akoma në dispozicion. Këto pikë do të përputhen me nivelet e reja, sipas një faktori konvertimi që i lejon klientit të ruajë shumën e Kuponëve të grumbulluar deri në atë moment.

Në këtë mënyrë pikët do të konvertohen dhe do të mund të përdoren deri më datën 31/10/2018.

Kuponi nuk aplikohet mbi taksa të mundshme të parashikuara mbi biletë.

Për do biletë mund të përdoret vetëm një Kupon. Kuponët e përshkruar më sipër nuk janë të grumbullueshëm midis tyre dhe nuk janë të grumbullueshëm me kuponë të tjerë dhe/ose ulje të dhëna përmes kodit coupon.

Kuponi mund të përdoret edhe për blerjen e biletave me çmim më të ulët sesa vlera e vetë Kuponit, duke theksuar se në këtë rast Pjesëmarrësi nuk do të ketë asnjë të drejtë rimbursimi dhe nuk do të mund të përdorë vlerën e mbetur nga ky Kupon për një blerje të mëtejshme.

Kuptohet që pjesëmarrësi nuk do të ketë të drejtë për një kalim të pikëve në rast se anulon biletën me të cilën i ka përdorur.

Nuk parashikohen zgjatje kohore ose lëshime të tjera të kuponëve që nuk janë përdorur brenda kohës së përcaktuar.

Përveç të tjerash kuponi:

· Nuk mund të copëtohet dhe duhet të përdoret në një herë të vetme;

· Nuk rimbursohet ose shndërrohet në lekë;

  • Është personal;

· Nuk mund të transferohet tek palë të treta nga ana e pjesëmarrësve. Shoqëria promovuese i rezervon vetes të drejtën për të kryer kontrollet e nevojshme;

· Nuk mund të grumbullohet me nisma promocionale të GNV, përveç rasteve kur kjo e fundit vepron ndryshe.

Për të gjitha aspektet në lidhje me biletën dhe transportin duhet respektuar rregullorja në fuqi që ndodhet në “Kushtet e Përgjithshme të Transportit” të GNV.

Trajtimi i të dhënave personale.

Sipas nenit 13 të D.Lgs 196/2003, Grandi Navi Veloci spa me seli ligjore në Calata Marinai d’Italia -90146 Palermo dhe seli operative në Via Balleydier 7- 16149 Genova, në cilësinë e Pronarit, u komunikon pjesëmarrësve në nismën “MyGNV” se të dhënat e tyre personale do të trajtohen vetëm për të lejuar dhe administruar pjesëmarrjen e tyre në këtë nismë.

Të dhënat do të trajtohen në material letër ose elektronik, për aq kohë sa do të zgjasë veprimtaria dhe më pas do të shkatërrohen. Trajtimi i të dhënave personale, për qëllimet e lartpërmendura, nuk ka nevojë për lejen e pjesëmarrësve sipas nenit 24, presja 1, shkronja b) D. Lgs. 196/2003.

Të dhënat nuk do të shpërndahen.

Të dhënat do të mund ti kalohen Përgjegjësit dhe zyrave të sipërmarrjes që janë të përfshira në administrimin e nismës.

Përgjegjësi i jashtëm i trajtimit të të dhënave sipas nenit 29 D.Lgs. 196/2003 është shoqëria Grandi Navi Veloci spa.

Pjesëmarrësit mund të ushtrojnë të drejtat sipas nenit 7 të D. Lgs. 196/2003, si p.sh. Mund të kenë akses në të dhënat e tyre, mund të kundërshtojnë trajtimin e tyre ose të kërkojnë plotësimin e tyre, ti tërheqin ose fshijnë ato duke dërguar një kërkesë me shkrim në selinë operative të GNV Via Balleydier 7- 16149 Genova duke dërguar një email në Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo..

Të tjera

GNV i rezervon vetes të drejtën për të ndryshuar, edhe pjesërisht, në çdo moment, mënyrën e funksionimit dhe pjesëmarrjes në nismë duke publikuar këto ndryshime në sitin web www.gnv.it dhe në seksionin web privat të çdo pjesëmarrësi.

Përjashtimi normativ i Veprimtarisë me Kupon

Deklarohet se sipas nenit 22-bis të D.L. n. 91/2014, i futur në momentin e konvertimit nga L. nr. 116/2014, ka ndryshuar nenin 6, presja 1, të D.P.R. n. 430/2001, duke e zgjeruar atë dhe duke mos konsideruar konkurset dhe veprimet me Kupon.

Në bazë të shkronjës së re c-bis), konsiderohen të përjashtuara nga përkufizimi i konkurseve dhe veprimeve me Kupon “veprimtaritë në të cilat, përballë një shpenzimi të përcaktuar, me apo pa nivel hyrës, Kuponët përbëhen nga kuponët që duhen përdorur mbi shpenzime të kryera më pas në të njëjtën pikë shitjeje që ka lëshuar këta kuponë ose në një tjetër pikë shitjeje që bën pjesë në të njëjtin rrjet ose sipërmarrje”.

Data e saktë:

Për të përcaktuar datën e saktë të kësaj rregulloreje deklarohet se është firmosur me firmë dixhitale dhe vulë sipas Kodit të Administrimit Dixhital D.Lgs. 7 mars 2005 nr.82 dhe ndryshimet e mëtejshme