PRIVATËSIA- INFORMACION PËR KLIENTËT

INFORMACION PER KLIENTET në bazë të nenit 13 të Dekretit Legjislativ nr.196 të datës 30 qershor 2003

Ky informacion është dhënë nga Grandi Navi Veloci SpA (GNV), në lidhje me përpunimin e të dhënave personale.

1.Qëllimet e përpunimit të të dhënave

Mbledhja e të dhënave tuaja personale dhe përdorimi i tyre për komunikim (postë elektronike, postare, telefon, etj) është e nevojshme për:
Biletat e Grandi Navi Veloci SpA;
Qëllime administrativo- kontabël në lidhje me lëshimin e biletave për Grandi Navi Veloci - Administrata
Komunikimet në lidhje me blerjen e çdo biletë të blerë;

2. Mënyrat e përpunimit të të dhënave

Të dhënat do të përpunohen në respekt të plotë të qëllimeve të treguara, duke përdorur instrumentat manuale, kompjuterike, telematike dhe, në çdo rast, për të garantuar sigurinë dhe konfidencialitetin e të dhënave. Përpunimi i të dhënave do të bëhet drejtpërdrejt nga GNV me ndihmën e subjektve të jashtëm të të cilët do të veprojnë brenda kufijve të lejuara nga dispozitat e zbatueshme. Përpunimi i të dhënave bazohet në: mbledhjen e të dhënave; regjistrimin, sistemimin e të dhënave; përpunimin, redaktimin, krahasimin; përdorimin i konsultimit, komunikimin, ruajtjen, përditësimin, heqjen, shkatërrimin.
"Furnizues të palëve të treta, duke përfshirë Google, përdorin cookies për të publikuar njoftime në bazë të vizitave të mëparshme të kryera nga përdoruesit në këtë faqe interneti. Përdoruesit mund të ç’aktivizojnë përdorimin e cookies nga Google duke vizituar faqen e ç’aktivizimit të reklamës Google."

3.Sigurimi i të dhënave

Mbetur pa ndryshuar autonomia personale e të interesuarit, sigurimi i të dhënave është i nevojshëm për lëshimin e biletave të udhëtimit GNV.

4. Komunikimi i të dhënave

Të dhënat tuaja personale për qëllimet e mësipërme mund të njihen nga stafi i GNV i ngarkuar me përpunimin e të dhënave, si dhe nga bashkëpunëtorë të jashtëm nga zyrat tona, të caktuar pranë strukturave që kryejnë në emër të GNV detyra teknike, administrative, IT dhe kontrollit. Sipas rasteve, GNV mund tua komunikojë të dhënat tuaja subjekteve të jashtëm posacërisht të ngarkuar, në kategoritë e mëposhtme:
Personat që kryejnë shërbime administrative dhe të kontabilitetit lidhur me biletat e Grandi Navi Veloci; personat që kryejnë aktivitete në fushën e marketingut, komunikimit dhe hulumtimit të tregut;Subjektet që kryejnë aktivitetin e tyre në shërbim të konsumatorëve (call center, helpdesk, etj)

5. Të drejtat e të interesuarit

Neni 7 i Rregullores Dekreti Legjislativ 196/2003 mbi të dhënat personale ju jep të drejtë të: merrni konfirmimin mbi ekzistencën e të dhënave personale në lidhje me të;
të njiheni me përmbajtjen dhe prejardhjen; të kontrolloni saktësinë e saj ose të kërkoni plotësimin, përditësimin, ndreqjen ose fshirjen, tjetërsimin në formë anonimati, dhe të kundërshtoni në çdo rast, për arsye legjitime, përpunimin e tyre është për qëllim të mbledhjes ashtu dhe për dërgimin e reklamave, promocioneve, hulumtimeve të tregut, njoftim tregtar.Për të ushtruar të drejtat e mësipërme ju mund të kontaktoni titullarin e përpunimit të të dhënave.

6. Titullari i përpunimit të të dhënave

Në bazë të nenit. 13 të Dekretit Legjislativ nr 196 datë 30 qershor 2003 që përmban Kodin në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, të dhënat personale të ofruara kompanisë Grandi Navi Veloci SpA, ose klientë të rinj në kuadër të aktivitetit të kësaj të fundit, mund të të përpunohen në respektim të ligjit të lartpërmendur dhe në respektim të të drejtave dhe lirive themelore dhe dinjitetit të të interesuarit, duken iu fereruar në veçanti ruajtjes së konfidencialitetit, identitetit personal dhe të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale. Për përpunimin e të dhënave personale kuptohet mbledhja, regjistrimi, sistemimi, ruajtja, përpunimi,modifikimi, seleksionimi, nxjerrja, krahasim, përdorimi, ndërlidhja, bllokimi, komunikimi, shpërndarja, fshirja dhe shkatërrimi. Titullari i këtyre përpunimeve është NAVI VELOCI SPA, Via Fieschi 17, 16121 Genova. Përgjegjësi për qëllimet e nenit 7 është caktuar në personin e Dr. Franco D.Fabrizio , Via Fieschi 17, 16121 Genova, të cilit ju mund ti shkruani për tu njohur me listën e Përgjegjësve të tjerë