RREGULLAT E PËRDORIMIT

Grandi Navi Veloci SpA (tani e tutje GNV) me seli në Via Freschi 17, 16121 Genova pronare e kësaj faqe interneti, ju uron mirëseardhjen dhe shpreson që www.gnv.it të jetë në Shijen tuaj dhe informacionet që janë në të, të jenë me dobi për Ju.

Thjesht me anë të lidhjes me këtë faqe interneti, Ju keni aderuar pa kufizim ose pa asnjë kusht me termat dhe kushtet e sjella në vijim

GNV rezervon të drejtën e ndryshimit të termave dhe kushteve në vijim në cdo moment dhe pa asnjë njoftim paraprak. Thjesht me anë të lidhjes me këtë faqe interneti nga ana Juaj do të vlejë si pranim pa kusht të ndryshimeve dhe rishikimeve të termave dhe kushteve.

1.AKSESI NË FUNKSION TË SHTRËNGIMEVE LOKALE
2. TË DREJTAT E PRONËSISË INTELEKTUALE
3. RIPRODHIMI DHE STAMPIMI
3.1 Përdorimi i përmbajtjeve
3.2 Pasqyra e shtypit
4. BANKA E TË DHËNAVE
5. LIDHJE
6. PËRJASHTIMI DHE KUFIZIMET NGA PËRGJEGJËSIA
6.1 Përditësimet
6.2 Pasaktësitë
6.3 Keqfunksionimet
6.4 Kontaminimet
6.5 Lidhjet
7. RUAJTJA E PRIVATËSISË
8. COOKIES
9. KLAUZOLA E RUAJTJES
10. LIGJI DHE JURIDIKSIONI

1.AKSESI NË FUNKSION TË KUFIZIMEVE LOKALE

Faqja e internetit www.gnv.it dhe të tëra informacionet dhe funksionet në të nuk janë konceptuar dhe/ose destinuar që të përdoren nga persona që banojnë ose gjenden në juridiksione ku shpërndarja e këtyre informacioneve apo funksioneve është kundër ligjeve në fuqi.

2.TË DREJTAT E PRONËSISË INTELEKTUALE

Të tëra përmbajtjet e faqes së internetit www.gnv.it janë në pronësi private dhe t mbrohen nga normat kombëtare dhe ndërkombëtare në fuqi në fushën e Pronësisë Intelektuale dhe Industriale.
Me termin “faqe interneti www.gnv.it” (në vijim, shkurtimisht, “Faqja”) Grandi Navi Veloci SpA i referohet cdo elementi tekniko-kompjuterik, përfshirë këtu, me karakter shpjegues dhe jo ekzaustiv, softuerat që nuk lejojnë operativitetin dhe kodet përkatëse, përmbajtjet, zgjidhjet teknike të përdorura, realizimet grafike dhe cdo pjesë tjetër tashmë e realizuar ose për tu realizuar.

Me termin “Pronësi intelektuale dhe industriale” në lidhje me Sito Grandi Navi Veloci SpA i referohet të tëra të drejtave të njohura dhe të ruajtura nga normativat kombëtare dhe ndërkombëtare në fuqi, ndër të cilat me karakter shpjegues, në lidhje me të tëra vendet e botës dhe pa asnjë term-cdo patentë, të drejtë autori të tanishme ose të ardhshme, model dhe/ose dizajn dekorativ, markë tregtare dhe/ose shërbimi (qoftë i rregjistruar apo përdorur me fakt nga GNV) njohuri teknike, emri i domain-it, bankë të dhënash dhe tëra aplikacionet përkatëse.

Me termin "Materiale" Grandi Navi Veloci SpA i referohet çdo përmbajtjeje të përfaqësuar nga kjo faqe interneti – me karakter shpjegues dhe jo shterues – nga tekste, imazhe, krijime grafike, skedarë, softuera të të gjitha llojeve, materiale audio, video, animacione virtuale, elemente multimediale dhe/ose hyperlinks, pavarësisht nga formatet, nga suportet që i përmbajnë, nga shtrirja (si shembull dhe jo ezaustiv: mP3, WAV, jpg, MPEG, gif, doc, etj), nga madhësia, nga versionet në përdorim , nga teknikat e përdorura për shpërndarjen dhe / ose të transmetimin e tyre.

3. RIPRODHIME DHE PRINTIMI

Materialet e publikuara në sit mund të shpërndahen lirisht sipas kushteve të mëposhtme: Tekstet dhe skedarët e bashkëlidhur duhet të mbeten në formatin e tyre origjinal.

Shpërndarja nuk duhet të ketë si qëllim përfitimi.
Duhet shënuar burimi dhe autori i adresës së internetit prej nga janë marrë

Në çdo rast, shpërndarja dhe/ose publikimi ose, megjithatë, përpunimi i materialeve të publikuara në faqen e internetit duhet të bëhen në respekt të plotë me dispozitat e Dekretit Legjislativ të datës 30 qershor 2003, Nr 196 ("Kodi i Privatësisë"), dhe çdo ndryshim apo shtesë të mëtejshme. Grandi Navi Veloci SpA nuk mban përgjegjësi për çfarëdo shkelje nga palë të treta të dispozitave të mësipërme.Per vendosjen e materialit të publikuar në faqen e internetit në CD ROM, koleksione softuerësh, publikimeve printuara, është e nevojshme të kërkohet autorizim i Grandi Navi Veloci SpA.

3.1 Përdorimi i përmbajtjeve

Cilido që kërkon të përdorë përmbajtjet e faqes mund të paraqesë kërkesë me anë të formularit të kontaktit apo postë të zakonshme tek Grandi Navi Veloci SpA, via Balleydier 7, Genova,

3.2 Pasqyra e shtypit

Është e mundur të jepet vetëm titulli i lajmeve të publikuara, me lidhjen me tekstin e tyre.

4. BANKAT E TË DHËNAVE

Cdo e drejtë mbi bankat e të dhënave që ndodhen në faqen e internetit (shembull: Buletinet, informuese, koleksione, rregullore etj) është e rezervuar. Ndalohet nxjerrja, riprodhimi dhe cdo aktivitet tjetër.

5. LIDHJA

Janë të lejuara dhe mirëpritura lidhjet nga faqe të tjera në faqen e saj përmes praktikave të "inkuadrimit" (midis kornizave të faqes që bën lidhjen) ose "Lidhja e thellë" (lidhje drejt faqeve të brendshme të faqes së internetit), me kusht që ajo është e specifikuar se bëhet fjalë për lidhje drejt www.gnv.it.

6. PËRJASHTIMI DHE KUFIZIMET NGA PËRGJEGJËSIA

6.1 Përditësimet

GNV rezervon të drejtën që të sjellë ndryshime tek shërbimet dhe/ose tekstet dhe/ose në përgjithësi të materialeve që janë në faqen në cdo moment ose pa asnjë njoftim paraprak.

6.2 Pasaktësitë

GNV bën çdo përpjekje të arsyeshme për të siguruar se materialet dhe përmbajtja e publikuara në këtë faqe janë vlerësuar dhe analizuar me kujdes, të përpunuara me kujdes maksimal dhe janë përditësuar rregullisht. Megjithatë nuk përjashtohet mundësia e gabimeve, pasaktësive apo heqjet në Faqen e internetit, për të cilën nuk mbahet asnjë përgjegjësi.

6.3 Keqfunksionimet

Konsultimi i Faqes përfshin njohuritë dhe pranimin e karakteristikave dhe kufizimeve që paraqet rrjeti i internetit: GNV, e cila kujdeset për përditësimin e faqes së internetit , ku aksesi është i mundur 24 orë në 24, synon të sigurojë vazhdimësinë e shërbimit dhe reduktimin në minimum të mosfunksionimeve për shkak të problemeve teknike; nuk mund, megjithatë, të garantojë mos ndërprerjet apo keqfunksionimet e shërbimit

6.4 Kontaminimi

GNV nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi për përmbajtjen e botuar në këtë faqe interneti dhe përdorimin nga palë të treta, dhe kontaminimet e mundshme që rrjedhin nga aksesi, nga ndërlidhja, nga shkarkimi i programeve kompjuterike nga kjo faqe . Prandaj GNV nuk është e detyruar të përgjigje për dëmet, humbjet apo dëmtimeve të çdo lloji që palët e treta mund të pësojnë si rezultat i kontaktit me këtë Faqe Interneti, ose nga përdorimi i materialit që është publikuar në të ashtu si dhe softueret e përdorur .Gabimet, pasaktësitë ose mosfunksionimet mund të raportohen me anë të formularit të kontaktit.

6.5 Lidhja

Faqja e internetit mund të ketëë përmbajtje të palëve të treta ose linqe drejt faqeve të internetit të palëve të treta. Këto përmbajtje dhe lidhje jepen vetëm për lehtësinë tuaj dhe për informacionin tuaj. GNV nuk ka kontroll mbi përmbajtjet apo faqet e internetit të të tjerëve, dhe nuk mban asnjë përgjegjësi, nuk jep asnjë garanci apo opinione rreth korrektësisë, saktësisë, objektit, cilësisë ose gjendjes së përditësimit të këtyre përmbajtjeve. GNV nuk mund të gjykohet si përgjegjës për përmbajtjet apo faqet e interneti të të tyjerëve që janë të lidhura (nëpërmjet lidhjes apo inkuadrimi) me faqen e internetit www.gnv.it.


7. RUAJTJA E PRIVATËSISË

Dekreti Legjislativ i datës 30 qershor 2003 n. 196 (Kodi në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale), rregullon procedurat mbi mbledhjen, përpunimin, ruajtjen dhe çdo komunikim dhe/ose shpërndarjen e të dhënave personale, duke treguar të drejtat dhe detyrimet e palëve të interesuara.

Të dhënat e mbledhura do të përpunohen në një mënyrë që të garantohet konfidencialiteti i të dhënave personale, në përputhje me masat minimale të sigurisë.
Para se të dërgoni të dhënat tuaja personale, përdoruesi mund të konsultojë seksionet e ndryshme që ka të bëjë me informacionin në lidhje me përdorimin që do të bëhen, sipas nenit 13 të Dekretit Legjislativ nr.196/2003 (Kodi në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale).

Ju informojmë re se keni të drejtën e rfuzimit të përpunimit të të dhënave për dërgimin e njoftimeve të biznesit dhe materialit reklamues. Ju keni gjithashti mundësinë për të ushtruar të drejtat e aksesit tek të dhënat në përputhje me Nenin 7 të Dekretit Legjislativ nr. 196/2003, duke përfshirë të drejtën për t'u informuar mbi prejardhjen e të dhënave, mbi mënyrën dhe qëllimet e përpunimit të të dhënave, mbi marrësit të dhënat e të cilëve mund të komunikohen, si edhe të drejtën e korrigjimit, përditësimit dhe fshirjes së të dhënave. Çdokush që dëshiron të përdorë këto të drejta mund të dërgojë një njoftim me anë të formularit të kontaktit ose me anë të postës zë zakonshëm të Grandi Navi Veloci SpA, Via Fieski 17, 16121 Genova

8. COOKIES

Në faqen e internetit ëëë.gnv.it mund të ketë disa "cookies". Nëse ju preferoni të mos merrni cookies, ju mund të krijoni shfletuesin tuaj në mënyrë të tillë që t'ju lajmërojë për praninë e një cookie dhe të vendosni kështu nëse do ta pranoni atë apo jo. Ju gjithashtu mund të refuzoni të gjithë cookies, duke programuar për këtë qëllim shfletuesin e përdorur.

9. KLAUZOLA E RUAJTJES

Nëse një gjykatë apo një autoriteti kompetent duhet të marrë parasysh se një nga klauzolat apo kushtet aktuale të përdorimit është i paefektshëm, i paligjshëm ose i pazbatueshëm në sistemin e saj juridik, joefikasiteti, paligjshmëria ose pazbatueshmëria e klauzolës në fjalë nuk ndikon në vlefshmërinë, ligjshmërinë apo zbatimin e këtyre kushteve të përdorimit në sistemet e tjera juridike.


10. LIGJI DHE JURIDIKSIONI

Termat dhe kushtet e përdorimit rregullohen nga ligji italian.Edhe pse nuk është parashikuar shprehimisht në këto shkresa ligjore dhe për çdo mosmarrëveshje në lidhje me interpretimin e njoftimit ligjor ose pretendim që lind nga aksesi ose përdorimi i Faqes, ose në lidhje me shkarkimet, ndërmjet përdoruesit dhe titullarit të faqes apo subjekteve të tjerë të cilët kanë bashkëpunuar, që bashkëpunojnë ose do të bashkëpunojnë në zbatimin dhe menaxhimin e saj, përdoruesi pranon juridiksionin italian, dhe në çdo rast, zbatimin e ligjit italian në fuqi në momentin e mosmarrëveshjes, pavarësisht vendbanimit të tyre apo selisë.
Cdo mosmarrëveshje do të delegohet në kompetencë vetëm të Gjykatës së Genova-s
Përditësimi i fundit: Maj 2011© Copyright 2011 - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

© Copyright 2011 -