Hi, e dini kur doni të largoheni? Zgjidhni udhëtimin tuaj

Udhëtim Rrumbullakët NJË MËNYRË

Vuoi avere una visione generale dell'offerta? [sq]

Scopri subito le nostre proposte. [sq]

Kushtet e përgjithshme të transportit të pasagjerëve

Botimi 01/2020

 

We inform our Customers that, because of the contingent emergency situation on national and international basis with the purpose to reduce the contagious from COVID-19, some Passenger Trasportation Terms might be modified without preliminary notice, so (i) to contribute to  Passengers' protection in respect of applicable Law and Emergency Orders disposed by concerned Authorities and (ii) to best endavour  to keep shipping liner service continuity.

KUSHTET E PËRGJITHSHME PËR TRANSPORTIN E PASAGJERËVE, BAGAZHET DHE AUTOMJETET E TYRE

Blerja e biletes nga ana e Pasagjerëve nënkupton pranimin e pakushtëzuar me të gjitha efektet ligjore të kushteve të përgjithshme të transportit të udhëtarëve si me mëposhtme (CGTP).

PËRKUFIZIME:

• Termi “Pasagjer” nënkupton çdo person i transportuar në përputhje me biletën e udhëtimit të lëshuar nga transportuesi dhe / ose agjencitë e autorizuara. Termi “transportues” dhe / ose “Kompania” nënkupton Grandi Navi Veloci S.p.A.
• “Subjekti” i kontratës është ofrimi i transportit siç rregullohet nga nenet. 396 dhe në vijim të Kodit të Lundrimit. Transportuesi merr përsipër të transportojë udhëtarin dhe automjetin përkatës sipas kushteve të mëposhtme, të cilat përpara blerjes dhe / ose rezervimit të biletave të pasagjerëve, vetë Pasagjeri është i detyruar të shqyrtojë dhe të respektojë në mënyrë të plotë.
• Shërbimi i transportit detar i referohet udhëtimit të përcaktuar në letrën e imbarkimit në anije përfshirë akomodimin në bord dhe në rastet e parashikuara edhe të automjetit shoqërues.
• Nuk janë pjesë e kontratës, të gjitha shërbimet ndihmëse të ofruara nga transportuesi detar.
• Termi “transportues detar” nënkupton transportuesin e kontraktuar dhe transportuesit operativ. Anija e përdorur për transport mund të jetë pjesë e flotës GNV ose e një transportuesi tjetër operativ.
• Një “person me aftësi të kufizuara” ose” person me aftësi të kufizuara në lëvizje” është çdo person të cilit i reduktohen aftësitë për të lëvizur kur përdor mjetet e transportit, për shkak të aftësive të kufizuara fizike (shqisore apo të lëvizjes), dëmtimeve ose aftësive të kufizuara intelektuale ose për çdo shkak tjetër aftësie të kufizuar ose moshës e përhershme ose e përkohëshme, gjëndja e të cilit ka nevojë për vëmendjen e duhur dhe përshtatjen me nevojat e tij të veçanta të shërbimit që i vihet në dispozicion të gjithë pasagjerëve.

Neni. 1. VLEFSHMËRIA: Bileta është personale, nuk është e transferueshme dhe është e vlefshme vetëm për transportin e specifikuar mbi të. Udhëtari duhet të ruajë me kujdes biletën/kontratë për të justifikuar të drejtën e tij për të udhëtuar dhe për t’ja treguar atë çdo Oficeri të anijes ose nëpunësi të kompanisë që e kërkon. Pasagjeri i papajisur me biletë duhet të informojë menjëherë kapitenin dhe / ose komisarin e bordit të anijes. Në mungesë njoftimi do t’i kërkohet të paguajë dyfishin e çmimin të udhëtimit deri në portin e destinacionit dhe sidoqoftë, kompensimi i dëmeve të shkaktuara.

Neni. 2. ÇMIMI: Çmimi i biletave përfshin taksat dhe tarifat portuale të cilat Shoqëria i paguan te çdo Autoritet kompetent sipas formaliteteve dhe detajeve në Aneksin A (i cili mund të pësojë ndryshime nga viti në vit), që është në dispozicion pranë Agjencive të udhëtimit të kodifikuara dhe Biletarive Navi.
Vetëm për pasagjerët që udhëtojnë drejt Tunizisë, në zbatim të ligjit tunizian TUN n°2016-78, të datës 17.12.2016, kërkohet pagesa e taksës shtesë të zbritjes së pasagjerëve në shumën prej njëzet (20) dinarë (ose ekuivalenti në euro në datën e pagesës). Kjo taksë duhet të paguhet në sportelin e checkin-it; operatori i lundrimit GNV do t’ia transferojë shumat e detyruara direkt Agjencisë së Thesarit të Tunizisë. 2.1 Nëse Pasagjeri blen dokumentin e udhëtimit nëpërmjet kanalit të internetit “BLERJA ON LINE” kontrata e transportit do të nënkuptohet e vlefshme vetëm pasi sistemi i rezervimit do të nxjerrë numrin e referencës së prenotimit dhe numrin e biletës (mosmarrja e “ Internet Ticket nuk përjashton kryerjen e blerjes së biletës tashmë të konfirmuar onscreen/në ekran).
2.2 Përveç rasteve kur përcaktohet ndryshe, çmimi i që tregohet në biletë nuk përfshin vaktet në bord, shpenzim i cili mbetet në ngarkim të pasagjerit. Paketa me ushqim të parapaguar (me tarifa të veçanta) mund të blihen: 1) kur prenoton biletën 2) pranë recepsionit të bordit përpara nisjes së anijes. Lloji dhe përbërja e paketës ndryshon në varësi të linjës dhe tipologjisë operative të anijeve. Ju lutem referojuni faqes tonë të internetit www.gnv.it për më shumë detaje dhe informacion.
Për çdo anulim dhe / ose fshirje referojuni nenit 6 të kushteve të përgjithshme të transportit të pasagjerëve (CGTP) në fuqi.
2.3 Kërkesa për lëshimin e faturës, për biletat individuale të pasagjerëve dhe të restorantit në bord, duhet të bëhet nëpërmjet formularit që gjendet në faqen e internetit www.gnv.it brenda “ditës së katërt” nga data e lëshimit të biletave ose të kuponit. Për çdo biletë të re që kërkohet, për të zëvendësuar një biletë të lëshuar më parë, duhet të përsëritet procedura sipas faturës. Do të lëshohet një faturë e vetme përmbledhëse mujore (dhe/ose nota e kreditit e mundshme). Si rezultat i kësaj kërkese Gnv do të marrë masa për lëshimin e një fature në përputhje me nenin 21, paragrafi 4 të dekretit DPR 633/1972, duke e dërguar vetëm me e-mail në adresën e shënuar në formularin e plotësuar sipas modelit të mësipërm. Për të gjitha praktikat e lëshuara nga zyra e Grupit Gnv (Genova/Napoli) do të lëshohet fatura mujore përmbledhëse duke përdorur të dhënat e ofruara në momentin e hapjes së praktikës. Ju lutemi të kushtoni vëmendje të madhe përpilimit të të dhënave të kërkuara të detyrueshme, në fakt, në qoftë se do të rezultojnë edhe pjesërisht të pasakta, nuk do të ketë mundësi të veprohet në lidhje me kërkesën për lëshimin e faturës.

Neni. 3. AKOMODIMI: Udhëtari do të zërë vendin e treguar në biletë ose në mungese të tij, vendin e treguar nga kapiteni ose komisari i anijes. Kompania, në rast nevoje reale, ka fuqinë t’u përcaktoje pasagjerëve një vend tjetër. Në rast se vendi i dhënë është i një niveli më të lartë, nuk do t’u kërkohet asnjë ndryshim tarife, ndërsa kur vendi i dhënë është i tipit me të ulët, do të rimbursohet diferenca e tarifës së pagur për të gjithë pasagjerët, pa cënuar të drejtën nga ana e Pasangjerit për të zgjidhur kontratën në përputhje me ligjin.
3.1 .1 Vendqëndrimet (gabina dhe kolltuqe) duhet të lirohen para orarit të mbërritjes së anijes, për të lejuar që veprimet gjatë zbritjes të kryhen në siguri. Mënyrat dhe koha e lënies së vendqëndrimeve, si edhe të dhënat e pikave të grumbullimit pranë hapësirave të përbashkëta, do të njoftohen nga Kapiteneria e Anijes.
3.1.2 Pasagjerët me lëvizshmëri të reduktuar duhet të ketë një kabinë të veçantë për invalidë,pra ata do të duhet të informojë menjëherë Kompanine, e cila, për të siguruar rehatinë e udhëtimit të Pasagjerit me Aftësi të Kufizuar apo Pasagjerit invalid për të gjithë kohëzgjatjen e udhëtimit, do të vlerësoje disponueshmërinë e tyre, pasi kabina të tilla janë, në fakt, të disponueshme në numër të kufizuar. Pasagjeri me Aftësi të Kufizuara apo Pasagjeri invalid mund të prenotojë kabinat e veçanta duke kontaktuar në numrin +39 010/20 94 591.

Neni.4. PARAQITJA PËR IMBARKIM: (i) për udhëtimet kombëtare dhe brënda Bashkimit Evropian- orari i përcaktuar për check-in është dy orë para nisjes së planifikuar të anijes për udhëtarët me automjete, ndërsa për pasagjerët pa automjete orari i përcaktuar është një orë para nisjes së planifikuar; (Ii) udhëtime jashtë zonës - Schengen - orari i përcaktuara për check-in është katër orë përpara nisjes së planifikuar të anijes për pasagjerët me dhe pa automjete. Pasagjerët që kane kryer check-in duhet të qëndrojnë në zonën e imbarkimit.
4.1. I Pasagjerët me lëvizshmëri të reduktuar në momentin e imbarkimit, ndërsa janë duke pritur në shesh, do t’u jepen indikacionet se ku mund të parkojnë makinën e tyre prane urës Garazh, për të arritur më lehtë tek ashensorët.
Neni. 5 MOSPARAQITJE PËR NISJE: Pasagjeri i cili nuk është i pranishëm në kohën e treguar më lart për të bërë check-in, ose që nuk arrin në anijen e parashikuar të shënuar në fletën e udhëtimit nuk ka të drejtë të kërkojë asnjë rimbursim, as të pjesshëm, të çmimit të paguar, madje duhet të plotësojë pagesën edhe me çmimin e kalimit në qoftë se nuk e kishte paguar në tërësi. Nuk do të njihet asnjë rimbursim në rastet e mëposhtme: (i) kur nuk lejohet imbarkimi për arsye sigurie, edhe nëse udhëtari është paraqitur në oraret e duhura si më lart; (ii) nëse udhëtari është në posedim të dokumenteve të papërshtatshme për zbritje në portin e destinacionit; (iii) nëse udhëtari pas check-in nuk është i pranishëm në kohë të mjaftueshme përpara imbarkimit; (iv) nëse emri i udhëtarit nuk është shënuar në biletë.

Neni. 6. ANULIMI DHE RIMBURSIMI: Anullimet duhet të njoftohen nga Pasagjeri te Kompania ose direkt ose nëpërmjet një agjencie udhëtimi në kushtet dhe kohët e mëposhtme dhe janë subjekt i gjobave si: nga akti i rezervimit deri në 20 ditë para nisjes 25%; nga 19 ditë deri në 4 ditë para nisjes 30%; nga 3 ditë deri në 2 orë para nisjes 50%.
Zbritjet e mësipërme aplikohen në çmimin total të tarifës së Pasagjerit, të automjeteve dhe tarifa të tjera shtesë që kanë lidhje me taksat. Data dhe koha e anulimit duhet të shënohen në biletë nga kompania apo Agjencia e udhëtimit lëshon biletën. Llogaritja e afateve kohore do të fillojë nga dita pas datës së anulimit, duke përfshirë datën e nisjes. Nuk parashikohet ribursim për Pasagjerët në rast se fshin / anulon udhëtimin kur mungojnë më pak se dy orë nga nisja e planifikuar, nëse nuk janë të pranishëm në kohën e caktuar për imbarkim dhe nuk kanë dhënë njoftim paraprak pranë kompanisë në rast verifikimi të një prej rrethanave të parashikuara nga neni. 400 i Kodit të Lundrimit. Në rast anulimi të një bilete të modifikuar më parë, do të aplikohet gjoba më e lartë e vlerësuar në bazë të datës kur janë bërë ndryshimet. Nuk parashikohet mundësina e anulimit të pjesshëm të biletës, pra, anulimi përfshin të gjithë titullin e udhëtimit.
Rekomandojmë Pasagjerët të lidhin siguracion udhëtimi që mbulon rastet e lartpërmendura për anulimet dhe fshirjet. Biletat e lëshuara me kodin e tarifës promocionale janë të rimbursueshme dhe të ndryshueshme. Pasagjeri i cili nuk kryen udhëtimin e blerë ka të drejtë të kërkojë rimbursimin e “të drejtave” të portit, duke paraqitur një kërkesë me shkrim me leter rekomande drejtuar transportuesit të kontraktuar në zyrat që ndodhen në adresën Genova – via Balleydier, 7 cap 16149. Biletat e blera paraprakisht nuk rimbursohen.

Neni. 7. NDRYSHIME: Në rast ndryshimi të biletës duhet të paguhet një tarifë fikse prej Euro 30.00 (tridhjetë euro dhe zero qindarka) dhe rregullimi me taksat dhe shpenzimet bunker, ose ndryshe shuma që do të vendoset dhe publikohet paraprakisht me çdo ndryshim të mundshëm në çmimet e tarifave kur ndryshimi përfshin një tarifë më të lartë krahasuar me atë fillestare. Biletat të lëshuara me tarife të veçantë vajtje-ardhje (A / R) mund të ndryshohet vetëm në të njëjtën kohë me lëshimin e pagesave të drejtpërdrejta për të dyja bileta. Asnjë ndryshim nuk do të pranohet ndërkohë që po kryhet checkin. Për të gjitha biletat e lëshuara me kushte specifike dhe / ose të veçanta, nuk është i lejuar asnjë ndryshim. Asnjë ndryshim në biletën e lëshuar nuk përben të drejtë për rimbursim, ndërsa lind detyrimi për pagesë të diferencës midis biletës që ndryshohet, nëse ndryshimi përfshin një sistemim dhe / ose një çmim më të lartë. Biletat e blera nëpërmjet website www.gnv.it mund të modifikohen nëpërmjet Contact Center, ose agjensisë së udhëtimit. Biletat e blera paraprakisht nuk mund të modifikohen.

Neni. 8. PËRSHPEJTIM/VONESË NË ORARIN E NISJES APO MBËRRITJES - ANULIM NISJE - NDRYSHIME ITINERARI: Pasagjeri ka për detyrë, para nisjes, të verifikoje nëse ka pësuar ndryshime orari i dhënë në biletë. Kompania, për rastet e parashikuara nga Kodi i udhëtimit dhe për rastet e nevojës objektive dhe / ose aktet e forcave shtrënguesemadhore, ka fuqinë për të fshirë nisjen e paralajmëruar, të shtoje ose të heqë ndalesa të ndërmjetme; apo për të nisur udhëtimin nga një port tjetër nga ai që ishte përcaktuar fillimisht, për të drejtuar anijen drejt një linjë tjetër, për të përshpejtuar ose për të shtyrë datën e nisjes, për të zëvendësuar anijen që do të kryejë transportin. Pasagjeri do të vazhdojë udhëtimin me një mjet transportues tjetër me një fletë udhëtimi të lëshuar nga ky i fundit, transporti do të rregullohet në bazë të kushteve të CGTP të transportuesit aktual.
8.1 Në rast vonese të nisjes së udhëtimit Pasagjerit i garantohen të drejtat dhe ndihma e parashikuar nga nenet.16, 17 dhe 18 të Rregullores së BE-së n.1177 / 2010, duke bërë përjashtim për rastet e parashikuara në nenin 20 të vetë Rregullores.
8.2 Në rast vonese në mbërritje në portin e destinacionit, pasagjerëve i garantohen sidoqoftë të drejtat dhe ndihma e parashikuar nga nenet.16, 17 dhe 18 të Rregullores së BE-së n.1177 / 2010, duke bërë përjashtim për rastet e parashikuara në nenin 20 të vetë Rregullores.

• kompensimi ekonomik i barabarte me 25 % të çmimit të biletës për një vonesë prej të paktën :

i. dy (2) ore në një shërbim të rregullt me kohëzgjatje midis katër deri në tetë orë;

ii. tre (3) ore në një shërbim të rregullt me kohëzgjatje midis tëtë dhe njëzet e katër orë;

iii. gjashtë (6) ore në një shërbim të rregullt me kohëzgjatje më të gjatë se njëzet e katër orë.

• Nëse vonesa kalon dyfishin e kohës së treguar më lart, kompensimi ekonomike është i barabartë me 50% të çmimit të biletes
8.3 Në rastin e anulimit të një udhëtimi, ose një vonesë të tejzgjatur, pasagjerët kanë të drejtë te trajtohen me ushqim dhe pije freskuese në një forme të arsyeshme në proporcion me kohën e tyre të pritjes. Këto dispozita do të zbatohen në lidhje me kohëzgjatjen e pritjes në arst vonesë dhe nga distanca që i ndan nga porti i estinacionit. Përveç kësaj, transportuesi operativ do të kujdeset për akomodimin e tyre në hotel (ose sistemimin në bord me anijen e ankoruar ) nëse është e nevojshme, edhe me transportin nga porti në vendin e akomodimit. Pasagjerët do të informohet nga transportuesi lidhur me indikacionet për marrjen e pijeve, transportit dhe akomodin në hotel (ose në bordin e anijeve të tjera).
8.4 Komandanti, për rastet e parashikuar nga Kodi i Lundrimit dhe për rast nevoje objektive dhe / ose forcë madhore, ka të drejtë të vazhdojë udhëtimin pa pilot, për te tërhequr dhe ndihmuar anije të tjera në çdo rrethanë, për të devijuar nga trajektorja e zakonshme në çdo drejtim , për çdo distancë dhe çdo qëllim lidhur me detyrimet e tij si Komandant, siç parashikohet nga Kodi i Lundrimit dhe Konventat Ndërkombëtare dhe në këtë kuptim për të prekur si para ashtu dhe pas nisjes së udhëtimit çdo port ose portet që janë ose nuk janë në itinerarin i anijes edhe pse në drejtim të kundërt, ose përtej rrugës se zakonshme, duke u larguar apo afruar në çdo lloj trajte apo me çdo lloj qëllimi, një ose më shumë herë, për te transferuar pasagjerët dhe mjetet në çdo anije apo mjet transporti tjerër, në pronësi ose jo të Kompanisë, drejtuar në portin e destinacionit.
8.5 Transportuesi nuk mban asnjë përgjegjësi për dëmin e shkaktuar udhëtarit nga vonesa ose dështimi për të kryer transportin, nëse ngjarja rezulton nga rrethana të paparashikuara, të forcave madhore, në kushtet e  afavorshme të motit, greva dhe defekte teknike të forcave madhore ose të tjera shkaqe që nuk mund t’i ngarkohen atij, dhe në çdo rast, në përputhje me nenet 402, 403, 404 dhe 408 të Kodit të Lundrimit dhe Rregullores së BE numër 1177/2010.
8.6 Për paraqitjen e një ankesë në lidhje me dëmet e shkatuara nga vonesa dhe / ose anulimi i udhëtim, ose një kërkesë për kompensim, klienti mund të kontaktoje Grandi Navi Veloci online në adresën Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E’ necessario abilitare JavaScript per vederlo..”>customercare@gnv.it. Nga ana tjetër, aplikantët mund të shkruajnë në adresen Grandi Navi Veloci SpA, Kujdesit për Klientin, via Balleydier, 7-16149 Genoa (Itali), ose me faks në numrin 00390105509302. Personi që bën kërkesën duhet të jetë një prej pasagjerëve. Aplikantët duhet të shënojnë emrin dhe kontaktin e tyre, numrin e biletës dhe detajet e udhëtimit përkatës. Kërkesas për kompensim lidhen eskluzivisht me personat e shënuar në rezervimin e biletës.
8.6.1 Ankesat lidhur me ngarkesa, automjete apo lëndime të udhëtarëve do trajtohen nga Departamenti Ligjor për Mosmarreveshjet & Sigurimet për të cilat të interesuarit mund të shkruajnë në adresën Grandi Navi Veloci SpA, Dipartimento Legale, Contenzioso & Assicurazioni , via Balleydier, 7 – 16149 Genova (Italia) ose me fax në numrin +39 010 5509336. Bëjmë me dije gjithashtu për zotërinjtë pasagjerë se çdo Shtet Anëtar ka caktuar një ose më shumë organe përgjegjëse për zbatimin e Rregullores 1177/2010 (në faqen online http://www.autorita-trasporti.it /)
8.7 Të drejtat e pasagjerëve në lidhje me vonesat dhe / ose për të kërkuar kompensim do të humbasin efektin e tyre nëse nuk ushtrohen pranë zyrës Kujdesi për Klientin e transportuesit brënda dy muajve nga data në të cilën është kryer ose duhet të ishte kryer shërbimi i udhëtimit. Për çdo pretendim në lidhje me mundësinë e ushtrimit të të drejtave të pasagjerëve është në dispzicion Zyra e Kujdesit ndaj Klientit në adresën e-mail: customercare@gnv.it ose me numër fax +39 010 5509302.

Neni. 9. IMBARKIMI DHE ZBARKIMI I AUTOMJETEVE: Automjetet do të thirren për imbarkim në rendin e vendosur nga Komandanti i anijes dhe / ose ndihmësit e tij dhe përfaqësuesit. Ngarkimi i automjeteve, duke përfshirë sistemimin e tyre në vendin e caktuar në bord (çdo automjet duhet të jetë i parkuar me frena dore të tërhequr dhe të futura në marsh ), shkarkimi dhe transferimi i mundshëm i automjetit nga vendi i parkimit në anije dhe / ose transferimi i mundshëm i automjetit nga anija në zonën e parkimit kryhen gjithmonë me përgjegjësi ekskluzive të pasagjerit, me prjashtim të ndonjë rasti hipotik te vertetuar te nje difekti ne vendet e parkimit ne anije. Pasagjeri gjithashtu mbetet i vetmi përgjegjës për ndonjë dëmtim të mundshëm ne automjetit e tij, mallrave dhe bagazheve që ai përmban, për vetë personit të tij dhe për personat në automjet. Pasagjerët janë gjithashtu eskluzivisht përgjegjës për dëmet e shkaktuara palëve të treta, automjeteve te tyre, mallrave dhe bagazheve të palëve të treta (me përjashtim të rasteve që parashikohen në nenin 412 të Kodit të Lundrimit). Në fazën e ngarkim / shkarkimit vetëm shoferët do të kenë qasje në garazh; pasagjerët e tjerë do të duhet të hipin në bord dhe të zbarkojnë nga daljet e veçanta për këmbësorët. Në rast mosrespektimi të rregullave, Kompania nuk është përgjegjëse për ndonjë dëmtim të mundshëm të pronës ose personave. Automjeti, duke përfshirë rimorkio dhe / ose karavan, me çdo gjë që është në brendësi të tij, pranohet nga transportuesi si një njësi e vetme ngarkese pa deklarim të vlerës. Prandaj, çdo Përgjegjësi e transportuesit për humbjen dhe / ose dëmtim të automjetit nuk mund të kalojë kufirin e shumave të parashikuara në nenin 423 të Kodit te Lundrimit, përjashtuar ndonjë mundësi ipotetike përgjegjësie për shkak të shkeljeve të qëllimshme apo neglizhencës së rëndë. Pasagjeri që dëshiron të deklarojë vlerën e automjetit në fjalë duhet ta zyrtarizojë me shkrim para se të bëjë rezervimin; kostoja e transportit të automjetit do të varet nga vlera e deklaruar.
9.1 Pasagjeri, në fazen e rezervimit duhet të deklarojë përmasat e sakta (e përgjithshme nga jashte,psh. përfshirë bagazhet në çatinë e automjetit), llojin e automjetit dhe targën; nëse deklarata nuk është e saktë, do të kërkohet pagesa e shtesave përkatëse tarifore të parashikuara dhe “fee” për ndryshimin e biletës. Kompania rezervon të drejtën për të mos imbarkuar automjete që nuk përputhen me atë çka është përcaktuara në fazen e rezervimit në rast mungese të hapësirave të përshtatshme në garazhin e anijes.
9.2 Automjetet me naftë GPL duhet t’i komunikohen personelit në momentin e imbarkimit. Do të parkohen në një seksion të posaçëm në garazhin e tragetit.

Neni. 10. RREGULLAT QE DUHEN RESPEKTUAR NGA PASAGJERET: Pasagjeri është i detyruar të respektojë normativat e ligjeve italiane dhe ndërkombëtare, si dhe kushtet e përgjithshme të Transportit të pasagjerëve të publikuar në faqen e internetit (CGTP) www.gnv.it të afishuara edhe në pikat e shitjes me GNV, si dhe urdhrat e dhëna nga Komandanti i anijes.
Përveç kësaj, pasagjeri përgjigjet direkt kundrejt kompanisë për të gjitha gjobat, ngacmimet, taksat dhe shpenzimet për të cilat, kompania nga ana e saj është subjekt i autoriteteve portuale, doganore, shëndetsore dhe / ose çdo autoriteti tjetër të çdo vend. Në rastet e emergjencës Pasagjerët duhet të vihen në dispozicion të urdhrave te komandantit dhe Oficerëve duke zbatuar me përpikmëri çdo urdhër dhe udhëzim që u jepet. Nga sa u bë me dije më lart, GNV rezervon të drejtën të raportojë çdo pasagjer që është dallaur si fajtor në rrethanat e mësipërme, nëse një veprim i tillë bashkangjitet me një vepër penale ose disiplinore, sipas legjislacionit në fuqi.
10.1. Pasagjeri gjithashtu detyrohet të respektojë dispozitat e transportuesit detar që ndalojnë pirjen e duhanit në vende të brendshme të anijes të shoqeruara me sinjalistikën përkatëse.
10.2 Pasagjerët duhet të verifikojnë me shpenzimet dhe përgjegjësinë e tyre, para imbarkimit, përputhjen e dokumentave të identitetit dhe ato që lidhen me automjetet në udhëtim, në organet përgjegjëse të policisë, me qëllim për të verifikuar nëse janë të vlefshme për të hyrë në vendin e zbritjes apo nëse janë ende në procedure vlerësimi. Kompania nuk rimburson udhëtarët e paautorizuar nga Patrulla Kufitare dhe/ose nga vetë kompania të kryejnë imbarkim apo zbarkim, për sa kohë gjenden me dokumenta të papërshtatshme për të dalë jashtë vendit; Kompania rezervon të drejtën për të ndërmarrë veprime ndaj udhëtarit me çdo kosto dhe / ose të gjobe të marrë, si rezultat i rrethanave tël artpërmendura.
10.3 Pasagjeri është përgjegjës për të gjitha dëmet, e shkaktuara prej tij ose nga persona ose kafshë nën kujdestarinë e tij, kundrejt mobiljeve në anije , objekteve të saj dhe aksesorëve, pajisjeve të saj, si dhe kundrejt pasagjerëve të tjerë, kundrejt punonjësve vartës të transportuesit ose çdo ndihmësi të këtij të fundit.
10.4 Në rast se udhëtari në bord mund të rrezikojë sigurinë e udhëtimit, nesë shqetëson pasagjerët e tjere dhe anëtaret e ekuipazhit ose sidoqoftë vepron në mënyrë të çrregullt, pengon ekuipazhin në kryerjen e detyrave të tij, nuk i respekton dispozitat e dhëna nga kapiteni i anijes dhe rregullat për sjelljen e duhur në bord apo në respektimin e procedurave; ai do të mund të jetë subjekt i marrjes së masave të nevojshme për të parandaluar ose kufizuar sjellje të tilla, duke përfshirë ketu masa të mundshme të heqjes së lirisë sipas parashikimeve të ligjit, si edhe të zbarkimit ose refuzimin për të vazhduar transportin.
10.5 Grandi Navi Veloci rezervon të drejtën që të mos marrë në bordin e anijeve te saj ata pasagjerë që në raste të mëparshme / udhëtimi kanë kryer veprime në kundërshtim/shkelje me dispozitat e paragrafit 10.4 të Kushteve të Përgjithshme të Transportit të udhëtarëve (CGTP) në fuqi.

Neni 11. TRANSPORTI I TË MITURVE TË PASHOQËRUAR Pasagjerët nën moshën 14 vjeç nuk mund të udhëtojnë vetëm. Ata duhet të mbikëqyren vazhdimisht nga prindërit dhe / ose të rriturit që kanë kujdestarinë dhe nuk mund të lëvizin në anije të pashoqëruar. Në asnjë rast Transportuesi nuk është përgjegjës për dëmet e shkaktuara të miturit në kundërshtim me sa më sipër. Kujtojnë se në qoftë se fëmija udhëton i shoqëruar vetëm nga njëri prej prindërve, për të udhëtuar jashtë kufijve, është i nevojshem autorizimi me shkrim i prindit tjetër dhe / ose kujdestarit ligjor.
11.1 Pasagjerët e miturit nga mosha 14 vjec deri në 18 vjec, mund të udhëtojnë të pashoqëruar, me kusht që të kenë një autorizim me shkrim të autoritetit prindëror i cili shkarkon Transportuesin nga të gjitha përgjegjësitë.

Neni. 12 GJËNDJA SHËNDETËSORE E PASAGJERIT: Komandanti ka të drejtë të refuzojë imbarkimin çdokujt që, në gjykimin e tij apo të kompanisë, është në kushte fizike ose mendore, të tilla që të konsiderohet i papërshtatshëm për të udhëtuar dhe / ose çdo personi që rezulton nën ndikimin e drogës,substancave  allucinogjene, alkoolit , sëmundje ose paaftësisë mendore, gjëndja e të cilit mund të përbejë rrezik për veten e tyre ose për sigurinë e udhëtarëve të tjerë. Në të gjitha rastet e përmendura pasagjeri nuk ka të drejtë kompensimi për dëmet dhe nga ana tjetër do të jetë përgjegjës për dëmin e shkaktuar në anije, apo në objektet e saj si dhe pajisjeve, për palët e treta, si dhe të objekteve në pronësi së palëve të treta. Pranimi i pasagjerit në bord nga Kompania nuk do të konsiderohet heqje dorë nga të drejtat e saj për të shfaqur në një moment të dytë rezervavat e saj në lidhje me kushtet e pasagjerit qoftë në rastin kur këto ishin të njohura ose jo nga Shoqëria në kohën e nisjes dhe / ose të largimit të anijes.
12.1 Në rast se komandanti, qofte edhe me rekomandimin e Mjekut te bordit vendos se, për ndonjë arsye reale, prania në bord e pasagjerit rrezikon ose mund të rrezikojë sigurinë e tij ose të Pasagjerëve të tjerë, ka të drejtë të urdhëroje zbritjen e tij në çdo port. As në këtë rast nuk parashikohet e drejta për Pasagjerin që t’i kërkojë dëmshperblim kompanisë dhe / ose Transportuesin ndonjë kompensim dhe / ose dëmshperblim për vendimet e marra nga Komandanti.

Neni.13 PASAGJERË ME NEVOJA TË VEÇANTA: Transportimi i udhëtarëve me lëvizshmëri të reduktuar, me aftësi të kufizuara, të sëmurë ose persona të tjerë që kërkojnë ndihmë të veçantë duhet komunikuar, me dërgimin e dokumentacionit që vërteton të drejtën e udhëtimit, së paku 48 ore para nisjes së parashikuar të mjetit të lundrimit, duke kontaktuar Contakt Center GNV në numrin +39 010.2094591 - booking@gnv.it- në raste të veçanta kërkesa duhet dërguar 5 ditë pune para nisjes së parashikuar të mjetit të lundrimit, duke qënë se mjeti i lundrimit mund të mos jetë i pajisur me personel dhe/ose struktura të tilla që të mund të sigurojnë dhënjen e shërbimeve individuale, zëvendësuese, ndihmëse, përkujdesje apo shërbime të ngjashme kudrejt Pasagjerëve. Çdo ndihmë që mund të ofrohet në bord, pasagjerëve që kanë nevoja të veçanta, është falas. Pasagjerët që përdorin karrige me rrota ose mjeteve të tjera lëvizëse duhet t’i kenë marrë ato me vete. Pajisjet e disponueshme në bord do të ofrohen deri në përfundimin e tyre, pas plotësimit të formularit përkatës.

13.1. GRATË SHTATZËNA: Udhëtarja që e di se është shtatzënë është e detyruar të njoftojë Komandantin e anijes para nisjes. Në kushtet e shtatzënisë pa komplikime, në përfundim të muajit të 6-të të shtatzënisë, është e nevojshme që pasagjeria të jetë e pajisur me një certifikatë mjekësore që vërteton se është e aftë të përballojë udhëtimin në det, që i duhet paraqitur oficerit të anijes që e kërkon atë, gjithashtu duhet të plotësoje deklaratën përkatëse që mund të shkarkohet nga faqja online www.gnv.it, ose në zyrat e GNV zyra biletë, ose duke kontaktuar Qendrën e Kontaktit të Grandi Navi Veloci në numrin +39 010.2094591. Për raste të tjera, shtatzëna duhet të jetë e pajisur me një certifikatë mjekësore që autorizon udhëtimin pavarësisht muajit të shtatzanisë. Për më shumë detaje, konsulto Kushtet e Përgjithshme të Transportit të Pasagjerëve. Mbetet ne fuqi në çdo rast diskrecioni i Komandantit lidhur me Nenin 12 të lartpërmendur.

Neni. 14 LËNDË EKSPLOZIVE, TË NDEZSHME DHE MATERIALE TË RREZIKSHME: është rreptësisht e ndaluar për pasagjerin përfshirja në bagazhin, apo në sendet e vendosura në automjetin e tij të parkuar në bord, të mbeturinave industriale ose lëndëve shpërthyese dhe / ose të ndezshme ose ndryshe të rrezikshme për sigurinë e anijes, të ngarkesës, ose për sigurinë e pasagjerëve të tjerë dhe të anëtarëve të ekuipazhit. Në rast shkelje të konstatuar të këtij rregulli Komandanti është i autorizuar të sekuestrojë apo shkatërroje këto substanca, pa asnjë të drejtë nga ana e pasagjerit që të mund të kërkojë ndonjë kompensim. Pasagjeri gjithashtu do të jetë përgjegjës për pasojat që rrjedhin nga shkelja e këtij rregulli shtrëngues.
14.1 Është rreptësisht e ndaluar ndezja, në të gjithë tragetin, e sobave elektrike ose me gaz, e hekurit për rrobat dhe e të gjitha mjeteve që mund të kenë flakë/shkëndije të hapur.

Neni 15. ARMËT: Pasegjerët në momentin e imbarkimit në anije janë të detyruar t’I dorëzojnë komandantit gjitha armët e zjarrit që zotërojnë. Në rast të mosrespektimit shkelësit do të jenë subjekt për konfiskimin e armëve pranë autoritetit kompetent Gjyqësor.

Neni. 16. BAGAZHET: bagazhi që nuk do t’i dorëzohet transportuesit duhet të përmbajë vetëm efektet personale të udhëtarit. Të gjitha sendet me vlerë si bizhuteri, para cash, çeqe të transferueshme, etj do mund të epozitohet në kasafortat përkatese të sigurisë në anije, në mungesë të tyre, do të dorëzohen në zarf të mbyllur me vulë të njomë te Komisari i anijes i cili vërteton me shkrim marrjen në dorëzim të zarfit, pa kontrolluar përmbajtjen e tij. Në rastet kur vihet re se në bagazhin e pa dorëzuar transportuesit mbanhen objekte jo për përdorim personal, udhëtari do të gjobitet me trefishin e tarifes për transportin e objekteve të tilla, përveç kompensimit të dëmit.Nënkuptohet në çdo rast se për bagazhet dhe sendet e padorëzuara transportuesit, përgjegjësia e vetë transportuesit është e kufizuar në shifrën maksimale që rezulton në deklaratën me shkrim të vlerës së lëshuar nga pasagjeri, gjithmone nëse ata kanë paguar çmimin më të lartë. Përndryshe, do të zbatojet shuma e caktuar në nenin 412 e Kodit të Lundrimit.
16.1 Konsiderohen si bagazh dore vetem dy koli që përmbajnë sende personale (vetëm veshje). Tepricat e bagazhit të dorës mund të stivohen në një konteiner kundrejt shumës prej Euro 9,00 për copë në linjat që shkojnë dhe vijnë nga Tunizia.
16.2 Bagazhet e tepërta (si sende përdorimi shtëpiak, pajisje elektrike të përdorura, mobilje të përdorura, etj) që nuk ndodhen në çatinë e automjetit në momentin e imbarkimit do të mund të stivohen në një konteiner të vënë në dispozicion nga kompania kundrejt shumës prej 29,00 euro për copë në linjat që shkojnë dhe vijnë nga Tunizia. Nuk lejohet importimi nga Tunizia dhe / ose Maroku i pajisjeve elektronike që nuk përputhen me direktivat e CEE.

Neni. 17. HUMBJA DHE / OSE DËMTIM I BAGAZHIT DHE SENDEVE PERSONALE APO TË AUTOMJETIT: humbja dhe / ose dëmtimi i bagazheve dhe sendeve të tjera personale apo të automjetit të udhëtarit duhet të njoftohen ana e pasagjerit te komanda e anijes ose tek agjentët dhe / ose Zyrtarët e kompanisë në portin e zbritjes - brënda një limiti kohor të caktuar – në kohën e dorëzimit në rast humbje ose dëmtimi në dukje, ose brënda tri ditëve pas dorëzimit në rastin e humbjes ose dëmtimit jo të dukshëm. Për bagazhet dhe objektet e padorëzuara nga udhëtari te transportuesi, ky i fundit nuk është përgjegjës për humbjen dhe / ose dëmtimin, përveç rastit kur udhëtari vërteton se dëmi në fjalë ka për shkaktar rrethana në varësi të drejtepërdrejtë të transportuesit. Megjithatë, transportuesi nuk është përgjegjës për avari dhe / ose dëmtime të shkaktuara nga akte vandalizmi dhe / ose të qëllimshme të palëve të treta.

17.1 Transportuesi ka vënë në dispozicion shërbimin “lost & found” (sende të humbura) që mund të kontaktohet me e-mail në adresën lostandfound@gnv.it ose me fax në numrin +39 010 5509302.

Neni. 18. KAFSHËT SHOQËRUESE: transportimi i kafshëve shoqëruese të përmasave të vogla si (mace, qen, etj të përcaktuara në Rregulloren e BE576/2013 – All. Pjesa I. A.) Pasagjerët mund të shoqërohen nga kafshet e tyre me kusht që te jenë të pajisura me certifikatë shëndetësore,të mbahen me zinxhirë/qafore dhe hundëz dhe pas blerjes së biletës përkatëse të udhëtimit.
Siç kërkohet nga Rreg e BE-së. 576/2013 Neni. 5 kafshët e shoqërimit (të specieve të listuara në All. Pjesa I. A) mund të shoqërojnë pronarin ose personin e autorizuar deri në numrin maksimal prej 5 Në mënyrë që të përmbushen standardet higjeno-sanitare, kafshët shtëpiake të pranuara nga shoqëria, duhet të udhëtojnë në kabinat përkatëse (Kapaciteti maksimal është 2 kafshë për kabine), ose në kafazet enkas të qenit dhe maces. Personi që udhëton me një kafshë shoqëruese është i detyruar të paraqesë një dokument identifikimi të parashikuar për çdo transport me natyrë jo-tregëtare. Një pasagjer që përdor kabinën e “miqve me katër putra” është përgjegjës për sjelljen e kafshës gjatë gjithe kohëzgjatjes së udhëtimit. Ndalohet qëndrimi i kafshëve në hapesirat e përbashkëta; për të mundësuar shëtitjen e kafshëve është në dispozicion nje zonë e veçantë jashtë, tek e cila kafsha duhet të shoqërohet me zinxhir/qafore dhe hundëz. Një përjashtim i pjesshëm për sa më sipër, bëhet për hyrjen e qenve udhëzues në ambjentet e anijes për pasagjerët e verbër dhe per qentë e Mbrojtjes Civile të pajisur me certifikimin e duhur dhe që janë në shërbim. Pasagjerët janë përgjegjës për çdo dëm të shkaktuar ndaj pronës ose palëve të treta nga kafshët e tyre. Transportuesi nuk mban përgjegjësi në rast konfiskimi apo vrasje të kafshës nga autoritetet shëndetësore të portit zbritës / ngarkues, si dhe për zhdëmtimin e kafshëve të humbura, të larguara ose ngordhjen e tyre të ndodhur gjatë transportit ose gjatë imbarkimi dhe zbarkimit me përjashtim të rasteve kur vërtetohet qëllimshmëria/neglizhenca nga nga ana e transportuesit. Udhëtari ftohet gjithmonë të ruaje një sjellje të përshtatshme dhe të zellshëm me qëllim shmangien dhe / ose parandalimin e problemeve të tilla.

Neni. 19. INFORMACIONE PËR PASAGJERËT – Në momentin e imbarkimit Pasagjerët janë të detyruar të raportojnë nevojat e tyre të mundshme për ndihmë apo kujdes të veçantë sipas nenit 13.
19.1 Pasagjerët janë gjithashtu të detyruar të njoftojnë, që në procesin e rezervimit, të dhënat e tyre të  ërgjithshme të tilla si mbiemri, emri i plotë (në përputhje me DM 83 / T 20/6/2007 të Ministrisë së Transportit), gjinia, kategoria e moshës (foshnjë , fëmijë, i rritur). Është detyrim i Pasagjerit të komunikojë ndryshime të mundshme në të dhënat personale, nëse janë të ndryshme nga koha e rezervimit në kohën e imbarkimit. Të dhënat personale mblidhen në përputhje me Dekret Ligjit nr.251 date 13.10.1999 në zbatim të Direktivës së CEE 98/41 datë 18.06.1998,në perputhje me rregulloret që kanë të bëjnë me zbatimin e kodit ISPS për masat antiterrorizëm, si dhe në përputhje me dispozitat e Dekretit legjislativ Nr.196 / 2003.
19.2 Në fazen e prenotimit Pasagjerit do i kerkohet një numer kontakti celular .Çdo anullim dhe / ose modifikim do i njoftohet pasagjerëve nëpërmjet numrit të telefonit të dhënë në kohën e rezervimit (edhe me SMS). GNV nuk është përgjegjës për moskontaktim në rast se nuk ëshëë një numër telefoni, në rast se numri rezulton i paarritshëm, ose kur numri është i gabuar.
19.3 Transportuesi ka të drejtë të përdorë të dhënat personale të pasagjerit, duke përfshirë informacionin në lidhje me blerjet me qëllim të:

• bëjë një rezervim dhe / ose të lëshojë një biletë;

• sigurojë transportit dhe shërbimet e lidhua me të;

• kontabiliteti, faturimi, auditimi;

• kontrolloje dhe verifikoje kartat e kreditit dhe kartat e tjera të pagesës;

• njoftime informative në lidhje me udhëtimin e blerë (për shembull në rast

ndryshimi në orarin dhe / ose anulimin e udhëtimit) ;

•kryejë kontrolle për emigrantët;

• qëllime të kontrollit, sigurisë, shëndetit, administrative dhe ligjore;

•analiza statistikore;

•zhvillimi dhe ofrimi i shërbimeve;

• aktivitete marketingu dhe hulumtimi të tregut (që do të kryhet vetëm me pëlqimin e pasagjerit ose kur transportuesi do t’i lejoje atij të drejtën për të bëjë përjashtim). Pasagjeri, ekskluzivisht për qëllimet e treguara më sipër, autorizon transportuesin të përdorë dhe kur është e nevojshme, të transmetojë të dhënat personale kundrejt:

•shoqërive të tejera lidhur me transportuesin;

• transportuesit dhe kompanive të tjera që ofrojnë transport ose shërbime të ngjashme ;

• agjentëve portual dhe te tregëtar të transportuesit

•Shtete dhe ente publike;

19.4. Për pasagjerëve me aftësi të kufizuara ose me vështirësi në lëvizje, kompania, kur e konsideron të nevojshme mund të kërkojë që ato të shoqërohet nga një person gjatë udhetimit, i aftë t’u ofrojnë atyre ndihmën e nevojshme, dhe në raste të tilla ky i fundit mund të përfitojnë pa pagesë nga shërbimi, duke mos paguar koston e biletës.

Neni.20. LIGJI NË FUQI DHE GJYKATA KOMPETENTE: kontrata e transportit të udhëtarëve, bagazhet dhe automjetet e tyre, rregullohet nga Kodi i Lundrimit, me Rregulloren n.1177 (BE) n.1177/2010, nga Rregullorja SOLAS dhe interpretohet në përputhje me ligjin italian. Çdo mosmarrëveshje që lind nga interpretimi dhe / ose ekzekutimi i kontratës së transportit do të jetë subjekt i gjykatës kompetente, zgjedhur nga pala paditëse,të vendit të banimit apo selisë së të pandehurit. Në rastin e Pasagjerit që banon në Itali i kualifikuar si konsumator sipas legjislacionit italian në fuqi, do të zgjidhet ekskluzivisht Gjykata e vendbanimit ose njësisë zgjedhore.

Kushtet E Përgjithshme

Informacion lidhur me rimbursimet në rast vonese

Shkarkoni Heqjen e Vlerësimit për Gjendjen Shëndetësore