Automjete

Nuk ke gjetur përgjigjen që kërkoje? Për të kërkuar informacion të mëtejshëm, kliko këtu
Si mund tё rezervoj njё furgon/kamion?
Pёr tё rezervuar pёr kamiona tё homologuar apo transportim mallrash (shih librezёn e qarkullimit) dhe automjete pa drejtues, ёshtё e nevojshme tё kontaktoni Qendrёn Kontakuese (Contact Center) mallrash nё numrin +39 010 5509339 – email: cargo@gnv.it.
Nёse gjatё regjistrimit (check-in), gabimisht gjendet njё automjet biznesi i rezervuar nё biletёn e njё pasagjeri, i njёjti pasagjer do tё paguajё njё gjobё me 100%. Nё varёsi tё hapёsirave tё lira nё hangarin e anijes, do tё lёshohet njё policё ngarkese pёr automjetin e biznesit.
Si mund tё paraqes ankesё pёr dёmtim tё automjetit?
Ankesat pёr ngarkesat, pёr dёmtim tё atomjetit dhe pёr aksidentet e pasagjerёve menaxhohen nga Dipartimenti Legal Ankesa & Sigurime, tё cilit tё interesuarit mund t’i shkruajnё nё adresёn
Grandi Navi Veloci SpA,
Departamentit Ligjor,
Contenzioso & Assicurazioni,
Via Balleydier, 7 - 16149 Genova (Italia)
ose tё dёrgoni njё faks nё numrin +39 010 5509336.
Ështё i mundur ngarkimi i njё automjeti qё nuk ёshtё nё pronёsi tё drejtuesit?
Nё rast se pasagjeri nuk ёshtё pronari i automjetit, ёshtё e nevojshme tё pajiset me autorizim tё vёrtetuar e tё lёshuar nga pronari i automjetit i cili e autorizon tё udhёtojё (pёr detaje mbi plotёsimin e formularit drejtohuni autoriteteve kompetentё).
Ështё i mundur ngarkimi i njё automjeti pa drejtues?
Po, ёshtё e mundur, por automjeti do tё udhёtojё si mall. Nё kёtё rast, duhet t’i drejtoheni seksionit tё mallrave duke telefonuar nё numrin +39 010 5509339, ose tё dёrgoni kёrkesё me e-mail nё cargo@gnv.it
Gjatё lundrimit a mund tё zbres nё hangarin e tragetit?
Jo. Pёr arsye sigurie, gjatё udhёtimit nuk lejohet hyrja nё hangarin e anijes.
Kam njё automjet me gaz: cilёn procedurё ngarkimi duhet tё ndjek?
Automjetet me gaz duhet tё raportohen nё momentin e imbarkimit te personeli i GNV.
Do tё parkohen nё njё seksion tё posaçёm tё hangarit.
Pёr tё gjithё kohёzgjatjen e lundrimit kёto automjete duhet tё jenё tё pajisur me valvulat mbyllёse tё rezervuarit qё pёrmban gazra.
Si mund tё rezervoj pёr njё AUTOBUS?
Nёse bёhet fjalё pёr njё autobus me 12 apo mё shumё pasagjerё, rezervimi bёhet nё Zyrёn pёr Grupe.
Nёse bёhet fjalё pёr njё autobus me njё ose me shumё drejtues, ose pa drejtues, rezervoni nёpёrmjet zyrёs Mallra pёr udhёtimet kombёtare Gjenovё-Barcelonё ose nёpёrmjet transportuesit pёr udhёtimet jashtё Vendeve tё Schengen-it.