Tragete Sete (Francë)
Tragete Marok-Francë të GNV

Prenoto tragetin tënd GNV për në Francë (Sète) me nisjen nga Maroku, dhe nisu drejt zbulimit të vendeve tërheqëse dhe sygjestionuese.
Sète nuk është e famshme vetëm për faktin se është porti i dytë i Francës në Mesdhe pas Marsejës, por edhe për dritën e saj të vecantë dhe për kanalet karakteristike që i kanë dhënë nofkën “Venezia e Linguadoca”. Përfitoni nga linja e re Marok - Francë për pushime në zbulimin e vendeve dhe kulturave të pasura me tradita.
Tangeri-Sète (direkte): Për nisjet nga Tangeri në orën 15.00, 18.00 dhe në orën 21.00 mbërritja në Sète është parashikuar në orën 9.00 të dy ditëve më pas.
Kohëzgjatja e lundrimit kuptohet deri në momentin e hyrjes së pilotit në bordin e destinacionit.
Pritje të tjera të mundshme si koha që duhet për t’u afruar në bankinë apo koha e zbarkimit nuk konsiderohen pjesë e kompetencave të Anijes.
*Kontrolloni kohezgjatjen e sakte te udhetimit gjate prenotimit, pasi koha e udhetimit ndryshon per cdo udhetim
Scegli le nostre rotte
Scegli tra le più suggestive mete con GNV
NadoriMarok- Sète Francë
KOHA E UDHËTIMIT*
39h 45m Direkt
/ 41h 30m Barcelonë
KOHA E UDHËTIMIT*
38h 0m Direkt
/ 42h 45m Barcelonë
SèteFrancë- Tanxheri Marok
KOHA E UDHËTIMIT*
42h 0m Direkt
/ 48h 45m Barcelonë
KOHA E UDHËTIMIT*
42h 30m Direkt
/ 41h 0m Barcelonë
Kohë imbarkimi
Imbarkim: 4h para nisjes
Me të mbërritur në port
Në të gjitha portet ku operon, GNV vë në dispozicionin tënd Zyrat dhe personelin e saj.
Orari i hapjes biletaria Sète
Nga e hëna në te shtunë: 09.00-18.00
(Orar i zgjatur në rast veprimi të Anijes deri në orën 21,00)
E djelë: Mbyllur
(Nga ora 14.00 në orën 21.00 vetëm në rast operimi të anijes)
Check-in
Për të bërë check-in pasagjerët duhet të paraqiten bashkë me biletën e udhëtimit dhe dokumentat e nevojshëm.
Zbuloni Sete

Çfarё tё vizitoni
I dyti port nё Francё, Sete ёshtё e njohur pёr kanalet mahnitёse qё tё sjellin nё mёndje Venecian, e prej tё cilave ka marrё edhe emrin “Venecia e Langdokut”. Vendet kryesore qё mund tё shihni kёtu, janё, pa dyshim, plazhet me Kriporet antike, porti dhe Mont San Kler qё e pushton detin duke ofruar njё pamje qё tё lё pa frymё. Gjatё verёs ju do tё mund tё pёrfshiheni nё turnetё e lojrave sportive giostre della Languedoc, ku pjesёmarrёsit, nё bord tё anijeve tё tyre, garojnё me shtiza druri.
Ku tё flini
Sete, u ofron turistёve qё e vizitojnё çdo vit, zgjedhje tё shumta pёr fjetje. Mund tё zgjidhni njё nga hotelet, bed&breakfast, si dhe apartamente qё gjenden nё qendёr tё qytetit ose afёr detit, nё mёnyrё qё tё levizni lehtё nёpёr atraksionet kryesore tё qytetit.


Çfarё tё hani
Qyteti magjepsёs i Setёs ofron restorante e lokale tё pafundme, ku mund tё shijoni receta tipike tё jugut tё Francёs. Pёrgjatё molit gjёnden lokale tё shumta, qё furnizohen prej peshkatarёve lokalё e qё pёrgatisin ushqim tё mrekullueshёm me bazё peshku. Por, mos e humbni rastin qё tё provoni edhe midhjet e marinuara, kallamarёt e mbushur, sepjet e mbёshtjella dhe Bouillabaisse tradicional, nje supё e shijshme me peshk tё zjerё. Emri i ushqimit vjen nga bashkangjitja e dy foljeve bolhir (zjej) dhe abaissar (gatuaj nё zjarr tё ngadaltё).