Sistemimi nё bord

Nuk ke gjetur përgjigjen që kërkoje? Për të kërkuar informacion të mëtejshëm, kliko këtu
Kulltuqet a kanё numra?
Po, sistemimi bёhet automatikisht gjatё regjistrimit (check-in) dhe tregohet nё fletё hyrjen qё do ju jepet nё momentin e nisjes.
Pёr informacione tё mёtejshme mbi sistemimin tuaj drejtojuni personelit tё bordit.
Nёse rezervoj njё kabinё duhet ta ndaj me tё tjerё?
Ju informojmё se tё gjitha kabinat janё me pёrdorim eksklusiv.
Gjeni tё treguar numrin e krevateve (p.sh. 3 ose 4), por kabina rezervohet automatikisht pёr numrin e pasagjerёve qё kёrkoni.
Kjo nёnkupton se kabinёn nuk do ta ndani me tё tjerё. I vetmi pёrjashtim ёshtё formula me bashkёndarje qё ju lejon tё kurseni duke ndarё kabinёn me krevate marinari.
Nё kёtё rast gjeni tё treguar “VEND PËR BURRA nё kabinё tё brendshme 4 krevate/VEND PËR GRA nё kabinё tё brendshme 4 krevate” ose “VEND PËR BURRA nё kabinё-me pamje nga deti 4 krevate/VEND PËR GRA nё kabinё-me pamje nga deti 4 krevate”.
Nёse nuk ka kabina tё disponueshme, a ka njё listё pritje?
Nuk parashikohet lista nё pritje; nёse pёr sistemimin e zgjedhur nuk ka vende tё lira, mund tё zgjidhni njё sistemim tё ndryshёm ose tё ndryshoni datёn e nisjes.
Çfarё ndryshimi ka ndёrmjet kabinёs standarte dhe suitёs?
Suita ёshtё njё kabinё e madhe e pajisur me krevat dopio, me pamje nga deti, me frigobar dhe TV.
Mund tё rri nё automjetin tim gjatё lundrimit me traget?
Gjatё lundrimit ndalohet rreptёsisht qёndrimi nё automjet.
Çfarё gjej nё kabinё? Cilat shёrbime?
Nё kabinё gjeni çarçafё dhe peshqirё; tualet me dush dhe tharёse flokёsh.
Merrni me vete sendet personale qё ju nevojiten gjatё kohёzgjatjes sё udhёtimit.
Pse kam njё kabinё me katёr krevate dhe pse jemi dy persona?
Kabinat kanё katёr krevate sepse janё tё konvertueshёm, por mund tё pёrdoren vetёm nga pasagjerёt qё kanё rezervuar.