Imbarkim dhe regjistrim (check in)
Nuk ke gjetur përgjigjen që kërkoje? Për të kërkuar informacion të mëtejshëm, kliko këtu
Çfarë ndodh nëse humbas anijen?
Pasagjeri që nuk paraqitet me kohë në regjistrim (check-in) ose që nuk është në në bordin e anijes, të paraparë sipas listës së imbarkimit dhe të treguar në fletë hyrje, nuk ka të drejtë të rimbursohet, qoftë edhe pjesërisht.
Në çfarë ore duhet të paraqitem për regjistrim (check-in)?
Për udhëtimet kombëtare dhe në vëndet e BE-së (Itali dhe Spanjë), për pasagjerët me automjete, orari i përcaktuar për regjistrim (check-in) është 2 orë para orarit të planifikuar të nisjes së anijes, ndërsa orari për pasagjerët pa automjet është 1 orë para nisjes.
Për udhëtimet jashtë vendeve të Schengen-it (Shqipëri, Marok apo Tunizi), orari për regjistrim është 4 orë para orarit të planifikuar të nisjes së anijes, për udhëtarët me dhe pa automjete.
Pasi të mbërrij në port, çfarë duhet të bëj?
Pasi të mbërrini në port, drejtohuni në terminalin detar për imbarkim.
Duke paraqitur biletën tuaj, në format dixhital ose të printuar, së bashku me një dokument identifikimi të vlefshëm, do të merrni kartën e imbarkimit, ku tregohet akomodimi që ju është caktuar.
E keni bërë tashmë rezervimin? Kryeni check-in online në vetëm pak hapa dhe përshpejtoni procedurat në port.