Kërkesa të veçanta

Nuk ke gjetur përgjigjen që kërkoje? Për të kërkuar informacion të mëtejshëm, kliko këtu

Për rezervime mund të kontaktoni Contact Center nga ora 9:00 deri në 20:00.

Keni nevojë për asistencë për ju ose për ata që udhëtojnë me ju? Na kontaktoni mundësisht 5 ditë dhe jo më vonë se 48 orë pune para nisjes duke plotësuar formularin e kontaktit duke zgjedhur opsionin "Persona me lëvizshmëri të reduktuar" dhe na tregoni gjithashtu nëse keni nevojë për asistencë gjatë imbarkimit ose në bord.

GNV ka në dispozicion në anijet e saj kabina për PMR që mund të rezervohen vetëm përmes Contact Center, të dedikuara për persona me lëvizshmëri të reduktuar ose persona me aftësi të kufizuara, gjendja e të cilëve kërkon kujdes të veçantë. Drejtohuni Contact Center gjithashtu për çdo nevojë për shoqërues dhe/ose qen udhërrëfyes. 

Për më shumë informacion konsultoni gjithashtu Kushtet e Përgjithshme.

Mos harroni të kontaktoni edhe Terminalet portuale për asistencë në port; këtu mund të gjeni një listë kontaktesh ku mund t’i drejtoheni: Kontaktet e asistencës PMR.

Pasagjerja që është në dijeni të shtatzanisë së saj, duhet të njoftojë Komandën e anijes para imbarkimit.
Në rast të një shtatzanie pa ndërlikime, në fund të muajit të 6-të, pasagjerja duhet të pajiset me një  çertifikatë mjeksore që vërteton se e njëjta mund të përballojë udhëtime detare e ta dorëzojë te oficeri i anijes në rast se ja kërkon, e po ashtu duhet të plotësojë formularin, i cili e liron Kompaninë nga të gjitha përgjegjësitë, dhe që shkarkohet në www.gnv.it, ose në biletaritë GNV, ose duke kontaktuar në  Qendrën Kontaktuese (Contact Center) të Grandi Navi Veloci në numrin +39 010 2094591.
Në raste të tjera, Pasagjerja shtatzanë duhet të pajiset me certifikatë mjeksore që e autorizon të udhëtojë pavarësisht në cilin muaj të shtatzanisë është. Sidoqoftë, Komandanti ka të drejtë të ndalojë imbarkimin, nëse kushtet nuk janë të këshillueshme për udhëtimin e pasagjeres shtatzënë.

Pasagjerja shtatzënë duhet të plotësojë formularin e duhur të përgatitur nga GNV, të hartuar nga mjeku i saj, jo më herët se 1 javë para nisjes, në adresën pmr@gnv.it, i cili do të vlerësohet në bashkëpunim me drejtorin shëndetësor nëse mundet të udhëtojë apo jo.
I njëjti formular do t’i dorëzohet personelit të caktuar, gjatë imbarkimit.
Sidoqoftë, Komandanti ka të drejtë të ndalojë imbarkimin, nëse kushtet nuk janë të këshillueshme për udhëtimin e pasagjeres shtatzënë.
Pasagjerëve të cilëve u refuzohet imbarkimi për shkak të vlerësimit të padiskutueshëm të Komandës së anijes, do të rimbursohen.