Bagazhet

Nuk ke gjetur përgjigjen që kërkoje? Për të kërkuar informacion të mëtejshëm, kliko këtu
A është e lejuar imbarkimi i armëve (pistoletë, pushkë gjuetie, etj…)?
Pasagjerët janë të detyruar, gjatë imbarkimit, t’i drejtohen oficerit të parë të kuvertës, i cili do të organizojë shoqërimin te Kryekomisari.
Të gjitha armët e ftohta dhe/ose të zjarrit në posedim të pasagjerëve, do t’i dorëzohen Kryekomisarit, i cili do t’i ruajë në kasafortë gjatë gjithë kohëzgjatjes të udhëtimit.
Ato do t’i kthehen pasagjerit, vetëm pasi të zbresin të gjithë pasagjerët.
Nëse më humb një send personal brenda anijes, kujt duhet t'i drejtohem?
Në rast humbje te ndonje sendi personal në bordin e anijes, duhet t’i drejtoheni recepsionit dhe të informoni Kryekomisarin.
Nëse vereni humbjen vetëm pas zbritjes, mund të plotësoni formularin e dedikuar për ankesat dhe njoftimet në linkun Asistencë/Kontaktet/Kërkesat, duke specifikuar numrin e kabinës ose të poltrones së caktuar gjatë udhëtimit dhe përshkrimin e sendit të humbur.
Ne do ju kontaktojmë nëse e gjejmë sendin tuaj.
A ka kufi të peshës për bagazhet?
Jo.
Bagazhi i dorës duhet të përmbajë vetëm sende personale.
Çdo pasagjer mund të marrë me vete si bagazhe dore deri në dy valixhe.