Hi, e dini kur doni të largoheni? Zgjidhni udhëtimin tuaj

Cookie Policy

Rregullore mbi pёrpunimin e tё dhёnave personale Rregullore pёr domain-in www.gnv.it

Personalizo impostimet e gjurmimit

E vendosur nga Grandi Navi Veloci S.p.A., me seli ligjore në Calata Marinai d'Italia - 90133 - Palermo (në vijim edhe “Kontrolluesi i të dhënave personale”) në mbështetje të nenit 13 të Rregullores të Bashkimit Evropian nr. 2016/679, lidhur me mbrojtjen e personave fizik dhe me përpunimin e të dhënave personale si edhe lëvizjen e lirë të këtyre të dhënave, në përputhje edhe me Dekretin Legjislativ Italian nr. 196/2003 ndryshuar dhe plotësuar me Dekretin Legjislativ Italian nr. 101/2018, si edhe nëpërmjet sitit www.gnv.it

LaKjo rregullore vlen vetëm për Sitin web më lartë, dhe jo për site web të tjerë ku përdoruesi mund të hyjë duke shtypur në një link.

Për shërbimet e ofruara në këtë portal nga palë të treta, ju këshillojmë të konsultoni rregulloren përkatëse mbi politikën e privatësisë. Në këtë rast, kontrolluesi dhe përpunuesi ië kur nuk përkon me përgjegjësin e të dhënave, është pala e tretë 

Kompania GNV nuk mban asnjë përgjegjësi në lidhje me përpunimin e të dhënave kryer në mënyrë të pavarur nga palë të treta të jashtme këtij Sitit web. Për më shumë informacione, ju lutemi vizitoni faqet e internetit të palës së tretë dhe konsultoni politikën e privatësisë përdoruesve përkatës.

Mund të përpunohen të dhëna që u përkasin personave të identifikuar ose të identifikueshëm.

Të gjitha të dhënat personale të dërguara mbrohen nga GDPR.

1) Kontrolluesi i përpunimit dhe vendi i përpunimit të të dhënave

Kontrolluesi i përpunimit të të dhënave personale është Grandi Navi Veloci S.p.A., me seli në Calata Marinai d'Italia - 90133 - Palermo
Siti web është www.gnv.it
Për shërbimet e ofruara nga palë të treta, shihni rregulloren e privatësisë përkatëse.
Në lidhje me sitin web në fjalë, kontrolluesi i të dhënave është Grandi Navi Veloci S.p.A. dhe për çdo sqarim apo ushtrim të të drejtave të përdoruesit, mund të ta kontaktoni në adresën e-mail: dataprotection@gnv.it

2) Të dhëna personale subjekt të përpunimit

Me qëllim që të ofrohen shërbimet e kërkuara nga përdoruesi, përpunohen, vetëm për sa është e nevojshme për sigurimin e këtyre shërbimeve, të dhënat që vendosen lirisht nga përdoruesi i Sitit web.
Këto të dhëna jepen nga përdoruesi me Telefon dhe/ose dërgohen me e-mail nëpërmjet mbushjes së formularit në Sitin web. Përpunohen edhe të dhënat e mbledhura nga lundrimi në Sitin web.
Sistemi kompiuterik dhe proçedurat software të përdorura për funksionimin e këtij Siti web mbledhin, në fakt, gjatë përdorimit të tyre normal, një sërë të dhënash personale, trasmetimi i të cilave konsiderohet i mirëqënë nga përdorimi i protokolleve të komunikimit në Internet.
Ashtu si u theksua edhe nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (Garante privacy), bëhet fjalë për informacione që nuk janë mbledhur për t’u lidhur me të interesuar të identifikuar por të dhëna që, për natyrën e tyre, nëpërmjet përpunimit dhe ndërlidhjes me të dhënat e mbajtura nga palë të treta, mund të çojnë në identifikimin e përdoruesit.
Në këtë kategori bëjnë pjesë adresa IP e përdoruesit ose emri i domainit të pajisjes që përdoret për të hyrë në faqen internet të sitit, URI (Uniform Resource Identifier) i faqeve të kërkuara, ora e kërkimit apo harku kohor, metoda e përdorur në dërgimin e kërkesës serveri-t kërkesat, dimensionet e file-it të marrë në përgjigje, kodi numerik që tregon gjëndjen e kërkesës tek server-i (me sukses, gabim, etj.) dhe parametra të tjerë në lidhje me sistemin operativ dhe informatik të përdoruesit.
Këto të dhëna pëdoren vetëm për qëllimin e mbledhjes së informacioneve statistike anonime mbi përdorimin e sitit, për të kontrolluar funksionimin e tij korrekt, dhe fshihen menjëherë mbas trajtimit. Të dhënat mund të përdoren për të vertetuar përgjegjesinë në rast të krimeve të dyshuara të kryera në dëm të sitit.

Cookies

Siti www.gnv.it përdor cookies për të lehtësur eksperiencën e lundrimit dhe për të bërë më të thjeshtë kërkimin për përdoruesin: cookies janë skedarë të vegjël teksti që memorizojnë disa informacione të përdoruesit, preferenca ose aparati i përdorur për të hyrë në faqen e internetit (kompiuter, tablet apo celular). Qëllimi kryesor i përdorimit të cookies është përshtatja e funksionimi të sitit me kërkesat e përdoruesit, për të ofruar një lundrim sa më të personalizuar duke memorizuar zgjedhjet e përdoruesit të bëra më parë.
Një e ashtuquajtur cookie është një skedar i vogël informacionesh që krijohet dhe i trasferohet browser-it të përdoruesit nga një server web, dhe mund të lexohet vetëm nga server-i që ka kryer trasferimin. Cookies nuk mund të hyjnë dhe të lexojnë skedarë të tjerë në kujtesën e pajisjes dhe nuk trasmetojnë viruse.
Cookies nuk regjistrojne asnjë informacion personal, dhe të dhënat e mundshme identifikative nuk memorizohen. Përdoruesi mund të zgjedhë të refuzojë ruajtjen e disa ose të gjithave cookies. Në këtë rast përdorimi i sitit dhe sigurimi i shërbimeve mund të bëhet i pamundur. Përdoruesi mund të vazhdojë të lundrojë në sit dhe të mos ndryshojë opsionet e lidhura me cookies.
Ky sit përdor tipologjitë e cookies që vijojnë:

Cookies teknikë:


1. Për ruajtjen e informacioneve në kujtesën e pajisjes të përdoruesit, informacione që më pas mblidhen nga site të tjerë, përdoren teknologji të ndryshme. Një nga më të njohurat dhe më të përdorurat është Cookies HTML. Cookies teknikë shërbejnë për lundrimin në internet, për të lehtësuar hyrjen dhe përdorimin e sitit nga përdoruesi. Janë të nevojshme për trasmetimin dhe komunikimit në rrjetin elektronik, i shërbejnë ofruesit për të siguruar shërbimin e kërkuar nga përdoruesi..
2. Mënyrat për menaxhimin ose çaktivizimin e COOKIES mund të ndryshojnë në bazë të browser-it Internet të përdoruesit. Në çdo rast, përdoruesi mund të zgjedhë ose të kërkojë çaktivizimin e përgjithshëm të cookies, duke ndryshuar parametrat e browser-it Internet. Kjo mund të ngadalësojë ose të ndalojë hyrjen në disa pjesë të sitit.
3. Përdorimi i cookies teknikë është i nevojshëm për funksionimin e sigurtë dhe efikas të sitit.
4. 4. I COOKIES që vendosen në browser dhe që ritrasmetohen nëpërmjet Google Analytics ose nëpërmjet statistikave blogger ose shërbimeve të tjera të ngjashme, janë teknikë vetëm kur ata përdoren për përmirësimin e sitit nga ana e zotëruesit të sitit, i cili mund të mbledhë informacione në formë të përmbledhur mbi numrin e përdoruesve dhe mbi mënyrën se si këta të fundit arritën të vizitojnë sitin. Në këto kushte, për i COOKIES analitikë vlejnë, në lidhje me rregulloren dhe dhënien e pëlqimit, të njëjtat norma të parashikuara për cookies teknikë.
5. Nga pikëpamja e kohëzgjatjes cookies ndahen në “cookies të përkohshëm të seskionit”, të cilët memorizohen përkohësisht dhe fshihen automatikisht kur përdoruesi mbyll dritaren e lundrimit, shërbejnë për identifikimin e përdoruesit dhe për të shmangur regjistrimin e tij në çdo faqe të internetit që viziton; dhe në “cookies të përhershëm”, të cilët memorizohen në kujtesën e pajisjes të përdoruesit deri në skadimin ose fshirjen e tyre nga përdoruesi.
6. Mund të instalohen “cookies të seksionit” me qëllim që t’i mundësojnë përdoruesit hyrjen dhe qëndrimin në zonën e rezervuar të portalit si përdorues i autentikuar.
7. Cookies e lartëpërmendur nuk memorizohen në mënyrë të përhershme por vetëm për harkun kohor të lundrimit deri në mbylljen e browser-it, dhe zhduken me mbylljen e të njëjtit. Përdorimi i tyre ëshë i kufizuar ngushtë me trasmetimin e të dhënave identifikuese të seksionit, që nuk janë gjë tjetër veçse shifra të gjeneruara nga server-i dhe të nevojshme për përdorimin e sigurtë dhe efikas të sitit.

Cookies të palëve të treta

1. Në lidhje me prejardhjen, janë dy lloj cookies, ata që i dërgohen browseri-t direkt nga siti që po vizitohet dhe cookies që i dërgohen kompiuterit nga site të tjerë dhe jo ngai ai që po shfletohet.
2. Cookies të përhershëm janë shpesh cookies të palëve të treta.
3. Pjesa më e madhe e cookies të palëve të treta përbëhet nga cookies që marrin informacione që shërbejnë për të ndjekur lundrimin e përdoruesve në internet, për të kuptuar interesat dhe për të personalizuar materialet reklamuese për përdoruesit.
4. Mund të instalohen cookies analitikë të palëve të treta, të cilat dërgohen nga një domain i ndryshëm i vizituar nga përdoruesi.
5. Cookies analitikë të palëve të treta shërbejnë për marrjen e informacioneve mbi aktivitetin e përdoruesve në sitin internet www.gnv.it. Marrja e informacioneve bëhet në mënyrë anonime dhe shërben për të monitoruar performancat dhe për të përmirësuar lundrimin në portalin web. Cookies të profilit të palëve të treta përdoren për të ndjekur lundrimin e përdoruesve në rrjet dhe krijuar profile mbi preferencat e tyre në portalin www.gnv.it, me qëllim që të dërgohen mesazhe publicitare në linjë me preferencate e treguara nga përdoruesi në lundrimin online.
6. 6. Përdorimi i këtyre cookies drejtohet nga rregullat e vendosura ng palët e treta, përdoruesit këshillohen të lexojnë rregulloren mbi privatësinë dhe udhëzimet për të menaxhuar apo çaktivizuar cookies e botuara në faqet e internetit përkatës.

Cookies të profilit

1. Janë cookies të profilit ata që krijojnë profile mbi preferencat e përdoruesve me qëllim që të dërgohen mesazhe publicitare në linjë me preferencate e treguara nga përdoruesi në lundrimin online.
2. Për përdorimin e këtyre COOKIES përdoruesi duhet të japë pëlqimin e tij të shprehur qartë.
3. Do të aplikohet neni 22 i Rregullores të Bashkimit Evropian 2016/679 dhe neni 122 i Kodit Italian mbi Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

Menaxhimi i Cookies (udhëzime për përdorimin)


Përdoruesi mund të autorizojë apo të refuzojë regjistrimin e cookies në pajisjet e përdorura nëpërmjet parametrave të software-it të lundrimit.

Konfigurimi i këtyre parametrave ndryshon nga browser-i i përdorur për lundrim.

Përdoruesi, në përgjithësi, mundet të gjejë informacione të detajuara në lidhje me përdorimin e cookies, në menu Guida të browser-it, për adresat e mëposhtme:

-Chrome

-Firefox

-Safari

-Internet Explorer

-Opera

Për browser-ët e tjerë, për informacione mbi menaxhimin e cookie, këshillohet konsultimi i udhëzuesit përkatës.

Çaktivizimi i cookie Flash

Përveç sa u tha më sipër, ju lutemi të mbani parasysh se çaktivizimi i cookies mund të ndikojë në mënyrë të rëndësishme në funksionimin korrekt të këtij Siti web. Dëshirojmë t’ju kujtojmë se, zgjedhjet që keni bërë do të mbeten të vlefshme për GNV edhe për palët e treta të mundshme, vetëm nëse do të përdoret e njëjta pajisje elektronike dhe i njëjti browser.

Në këtë sit përdoren këto cookie

I. Cookie teknikë që janë brënda në sit dhe për të cilët nuk kërkohet pëlqimi:
Të gjithë cookies teknikë nuk kërkojnë pëlqimin, instalohen automatikisht pas hyrjes në sit.
Ndër cookies teknikë, në këtë sit përdoren edhe:
Cookie të funksionimit;
Cookie që kanë të bëjnë me ruajtjen e preferencave, të cilët i mundësojnë përdoruesit të lundrojë sipas një sërë kriteresh të zgjedhura (të tilla, si për shembull, gjuha, shkronjat, lloji i browser-it etj).
II. Cookie për të cilët kërkohet pëlqimi.
Të gjithë cookie, të ndryshëm nga ata teknikë të përmendur më lartë, instalohen ose aktivizohen vetem pas dhënies të pëlqimit nga përdoruesi, herën e parë që ai viziton këtë sit. Pëlqimi mund të jepet në mënyrë të përgjithshme, nëpërmjet banner-it të informacioneve të përmbledhura në faqen e parë të sitit, sipas mënyrave të treguara në banner-in në fjalë (duke mbyllur banner-in, ose duke shtypur OK, ose duke lëvizur në faqen ose duke shtypur mbi ndonjë nga elementët), ose mund të jepet sipas mënyrave të shpjeguara më poshtë. Ky pëlqim mbahet parasysh edhe për vizitat e mëvonshme të sitit. Sidoqoftë, përdoruesi mundet gjithmonë të revokojë, tërësisht ose pjesërisht, pëlqimin e shprehur.
Ndër cookie për të cilët kërkohet pëlqimi, në këtë sit janë:
•Cookie të menaxhuar nga palë të treta
Nëpërmjet këtij siti instalohen gjithashtu edhe cookie që menaxhohen nga palët e treta. Më poshtë do të gjeni disa udhëzime, dhe për secilën prej tyre, do të gjeni link-un mbi politikën e privatësisë dhe formularin e dhënies së pëlqimit. Ju mund të shprehni pëlqimin tuaj edhe duke mbyllur këtë faqe ose duke vizituar një faqe tjetër të këtij siti.
• Cookie të profilit të reklamave
Përdoren për të dërguar reklama duke u bazuar në interesat dhe preferencat e shprehura nga përdoruesi gjatë lundrimit në internet (OBA).
Më poshtë do të gjeni emrat e palëve të treta që menaxhojnë këto lloj cookie, dhe për secilën prej tyre, do të gjeni link-un e faqes që mund të konsultoni për informacione mbi përpunimin e të dhënave personale dhe për shprehjen e pëlqimit.

- Doubleclick, https://www.google.com/settings/u/0/ads/plugin

- YeldLab, http://www.yieldlab.de/kontakt/yieldlab-opt-out/?lang=en

- AppNexus, http://www.appnexus.com/platform-policy#choices

- NexAge, http://www.nexage.com/privacy-policy/

- PnetAdv (http://www.pnetadv.com/)

- BidSwitch/iponweb, http://www.iponweb.com/privacy-policy/

- 4w marketplace, http://www.4wmarketplace.com/it/page/read/privacy-policy;  http://www.youronlinechoices.com/it/le-tue-scelte

- RCS advertising ((http://www.rcscommunicationsolutions.it/)

- Payclick, http://www.payclick.it/it/opt-out-cookies

- Rubicon Project, http://www.rubiconproject.com/privacy/consumer-online-profile-and-opt-out/

- Pubmatic, http://www.pubmatic.com/opt-out.php

- Sizmek, http://www.sizmek.com/about-us/privacy

- Yahoo, https://info.yahoo.com/privacy/us/yahoo/opt_out/targeting/details.html


• Cookie të retargeting
Përdoren për të dërguar reklama individëve, të cilët kanë vizituar më parë këtë sit.
Më poshtë do të gjeni emrat e palëve të treta që menaxhojnë këto lloj cookie, dhe për secilën prej tyre, do të gjeni link-un e faqes që mund të konsultoni për informacione mbi përpunimin e të dhënave personale dhe për shprehjen e pëlqimit.

- Doubleclick,https://www.google.com/settings/u/0/ads/plugin

- Sizmek, http://www.sizmek.com/about-us/privacy

- Criteo, http://www.criteo.com/it/privacy/

- Facebook, https://www.facebook.com/about/privacy/cookies

• Cookie të rrjeteve sociale
Përdoren për shpërndarjen e përmbajtjeve në rrjetet sociale.
Më poshtë do të gjeni emrat e palëve të treta që menaxhojnë këto lloj cookie, dhe për secilën prej tyre, do të gjeni link-un e faqes që mund të konsultoni për informacione mbi përpunimin e të dhënave personale dhe për shprehjen e pëlqimit.

- Facebook, https://www.facebook.com/about/privacy/cookies
- Twitter, https://support.twitter.com/articles/20170405-your-privacy-controls-for-tailored-ads
- Flickr/Yahoo, http://info.yahoo.com/privacy/it/yahoo/eu/#4

• Cookie statistikë
Përdoren nga palët e treta, edhe në formë të thjeshtë, për menaxhimin e statistikave.
Më poshtë do të gjeni emrat e palëve të treta që menaxhojnë këto lloj cookie, dhe për secilën prej tyre, do të gjeni link-un e faqes që mund të konsultoni për informacione mbi përpunimin e të dhënave personale dhe për shprehjen e pëlqimit.

- Google Analytics, https://tools.google.com/dlpage/gaoptout?hl=it
- LuckyOrange, http://luckyorange.com/privacy.php

Dëshirojmë t’ju kujtojmë se mund të menaxhoni preferencat tuaja mbi cookie edhe nëpërmjet Browser-it që po përdorni (në vijim do të gjeni ata më kryesorët):

- Internet Explorer
http://windows.microsoft.com/it-it/internet-explorer/delete-manage-cookies#ie=ie-11
- Google Chrome
https://support.google.com/accounts/answer/32050?hl=it
- Mozilla Firefox
https://support.mozilla.org/it/kb/Eliminare%20i%20cookie
- Safari
https://support.apple.com/it-it/HT201265

Nëse nuk dinin të përdorni llojin dhe versionin e browser-it, ju lutemi shtypni butonin “Ndihmë” në dritaren e browser-it në krye, dhe mund të merrni të gjitha informacionet e nevojshme.

3) Qëllimi dhe mënyra e përpunimit të të dhënave personale

Të dhënat personale, sido që të të jenë dërguar nga përdoruesit, si edhe të dhënat e përpunuara për menaxhimin e këtij siti, do të përpunohen, në mënyrë elektronike dhe jo, brënda kufijve të domosdoshëm për sigurimin e shërbimeve të sitit ose për përmbushjen e detyrës së pranuar, si në fushën gjyqësore ashtu edhe në atë jashtëgjyqësore.

Të dhënat mund përpunohen për këto qëllime:

- blerjen e biletës: të dhënat personale të domosdoshme të klientit i komunikohen ofruesve të shërbimeve të GNV (kompanive, operatorëve turistikë, strukturave hoteliere, etj.). Këto të dhëna përpunohen edhe për monitorimin e marrëdhënieve me klientët si edhe për nevojat e kontabilitetit të GNV (faturat);
- fuksionimin e Sitit web (përfshirë komentet) dhe për menaxhimin e shërbimit newsletter;
- menaxhimin e kërkesave për informacione;
- menaxhimin e kanditaturave vullnetare të mundshme.

GNV dërgon e-mail të llojeve të ndryshme:

• E-mail: e-mail që uron mirëseradhjen, që përfshin informacion mbi aktivitetin dhe pasivitetin, të rejat e ofruara nga GNV dhe përfitimet e anëtarëve;
• E-mail në lidhje me blerjen që ka bërë përdoruesi: konfirmimi i udhëtimit, dërgimi i dokumentave të nevojshëm për udhëtimin, pyetsorë mbi matjen e kënaqësisë së clientit.
• Buletine/Newsletter: nga account-i juaj në këtë sit, ose në Aplikacione, përdoruesi mund të menaxhojë frekuencën e dërgimit.
• E-mail të personalizuara: për më shumë informacione, ju lutemi shkoni tek seksioni: “Personalizimi dhe optimizimi i ekperiencës time”.

Të dhënat personale mund të përpunohen nëpërmjet arkivave në formë shkresore dhe telematike (përfshirë kompiuter, tablet dhe celulare) dhe në mënyra të lidhura ngushtë me përmbushjen e qëllimeve të lartëpëmendura. .
Për përpunimin e të dhënave për qëllime në fushën e punësimit, do të sigurohet, nëse është e nevojshme, një informativë më e detajuar në momentin e punësimit.

4) Baza ligjore e përpunimit (të të dhënave personale)

Grandi Navi Veloci S.p.A., në cilësi të kontrolluesit të të dhënave personale, Ju informon mbi përdorimin e tyre dhe mbi të drejtat Tuaja, në mënyrë që të jepni, kur kërkohet, pëlqimin Tuaj me vullnet të lirë.
Të dhënat personale (të dorëzuara drejtpërdrejtë nga Ju, nga persona të tretë ose të ardhura, brënda kufijve ligjorë, nga numratorë publikë) mund të përpunohen për qëllimet që vijojnë:
1 − ligjore: për përmbushjen e një detyrimi të parashikuar nga ligji, nga një rregullore, nga legjislacioni i Bashkimit Evropian si edhe nga dispozitat e dhëna nga një Autoritet i legjitimuar me ligj apo nga Organet kompetente të mbikëqyrjes ose të kontrollit (në këtë rast dhënia e pëlqimit Tuaj nuk është e nevojshme sepse përpunimi i të dhënave bëhet në respektim të këtyre detyrimeve/dispozitave);
2 − kontraktuale dhe, në përgjithësi, administrative- kontabël: domethënë për përmbushjen e detyrimeve të rrjedhuara nga kontratat në të cilat Ju jeni pjesë ose për plotësimin, para përfundimit të kontratës, të kërkesave Tuaja specifike, edhe nëpërmjet teknikave të komunikimit në distancë, ndër të cilat një call center (në këtë rast pëlqimi Juaj nuk është i nevojshëm, sepse përpunimi i të dhënave është funksional për menaxhimin e marrëdhënies ose për plotësimin e kërkesave); 3 − tregtare: me pëlqimin Tuaj, për t’Ju ofruar informacione (edhe me anë të teknikave të komunikimit në distancë, të cilat mund të jenë, për shembull, korrespondencë me postë, thirrje telefonike dhe nëpërmjet sistemeve të thirrjeve të automatizuara, faks, e-mail, mesazhe SMS ose MMS ose të llojeve të tjera) mbi produktet, shërbimet ose iniciativat e Grandi Navi Veloci S.p.A. ose të palëve të treta, për promovime, për të kryer hulumtime të tregut dhe/ose për të vërtetuar cilësinë e produkteve ose të shërbimeve të ofruara (duke përfshirë thirrjet telefonike ose dërgimin e pyetësorëve), për optimizimin e ofertës (gjithashtu nëpërmjet analizave të fokusuara dhe të përzgjedhura).

5) Moskomunikimi i të dhënave personale dhe pasojat rrjedhuese

Përveç sa u tha më sipër për të dhënat e nevojshme për lundrimin në internet, përdoruesi ka të drejtë të japë të dhënat e tij personale ose jo, me përjashtim të rasteve ku shprehimisht përcaktohet ndryshe.
Për sa i përket të dhënave personale të mbledhura për përmbushjen e kontratës ose për përmbushjen e një detyrimi ligjor (për shëmbull, përmbushjen e detyrimit për ruajtjen e regjistrave të kontabiliteti dhe të të dhënave tatimore), moskomunikimi i të dhënave personale mund të bëjë të pamundur plotësimin dhe përfundimin e kontratës.

6) Ruajtja e të dhënave

Të dhënat personale, të cilat përpunohen për qëllimet e lartëpërmendura, do të ruhen vetëm për kohënzgjatjen e kontratës dhe, më pas, për kohën gjatë të cilës përpunuesi është i detyruar t’i ruajë për qëllime tatimore ose për qëllime të tjera të parashikuara nga ligji ose nga një rregullore.
Të dhënat personale, në çdo rast, përpunohen për aq kohë sa është e nevojshme për arritjen e qëllimit për të cilin ato janë mbledhur.
Për të parandaluar humbjen e të dhënave, përdorimin e paligjshëm, ose të gabuar dhe marrjen e paautorizuar zbatohen masa sigurie specifike.

7) Komunikimi i të dhënave. Trasferimi i të dhënave. Profilimi dhe shpërndarja e të dhënave.

Të dhënat personale mund t’i komunikohen:

o konsulentëve dhe kontabëlve ose avokatëve, të cilët ofrojnë shërbime për arritjen e qëllimeve të përmendur më sipër;
o bankave dhe istitucioneve të sigurimeve, të cilët ofrojnë shërbime për arritjen e qëllimeve të përmendur më sipër;
o subjektëve që përpunojnë të dhënat në ekzekutim të detyrimeve të veçanta ligjore;;
o Autoriteteve gjyqësore ose administrative për përmbushjen e detyrimeve ligjore;
o subjektëve që ofrojnë shërbime në lidhje me faqen web.

Të dhënat personale mund t’ju trasmetohen shteteve të Bashkimit Evropian ose shteteve të tretë që nuk janë anëtarë të BE-së ose një organizate ndërkombëtare, në fushën e qëllimevet të përshkruajtura. Pala e interesuar do të informohet nëse ka apo jo një vendim të përshtatshëm nga Komisioni i Bashkimit Evropian.

Të dhënat personale të përpunuara nuk i nënshtrohen asnjë shpërndarjeje dhe asnjë vendimi të marrë në mënyrë automatike.

Çdo komente i postuar në faqen e këtij siti web do të publikohet on-line dhe do të jetë i lexueshëm për vizitorët e tjerë.

Përdoruesi mund të zgjedhë, në çdo kohë, të fshijë komentin.

Të dhënat na trasmetohen nga:

o Facebook, https://www.facebook.com/GrandiNaviVeloci;
o Twitter, https://twitter.com/GNVtraghetti;
o Pinterest, https://www.pinterest.it/gnvferries/;
o YouTube, https://www.youtube.com/user/grandinaviveloci.
o Instagram, https://www.instagram.com/gnvferries/

8) Të drejtat e të interesuarve

Ndër të drejtat që Ju njihen nga GDPR hyjnë edhe:

o keni të drejtë të merrni nga kontrolluesi aksesin e të dhënave Tuaja personale (neni 15) dhe informacion në lidhje me të dhënat; keni të drejtë të kerkoni korrigjimin dhe integrimin e të dhënave Tuaja kur viheni në dijeni se ato nuk janë sakta dhe të plota (neni 5 (1) (d), 16); keni të drejtë të kerkoni fshirjen dhe shkatërrimin e të dhënave Tuaja (kur plotësohen një nga kushtet ligjore të parashikuara nga neni 17, paragrafi 1 të GDPR dhe në respektim të përjashtimeve të parashikuar nga paragrafi 3 i të njëjtit nen); keni të drejtë të kërkoni kufizimin e përpunimit të të dhënave Tuaja personale (nëse plotësohet një nga kushtet ligjore të parashikuara nga neni 18, paragrafi 1 të GDPR);

oo keni të drejtë të kërkoni dhe të merrni nga Grandi Navi Veloci S.p.A. – në rast se baza ligjore e përpunimit është kontrata ose pëlqimi i dhënë, dhe se ato kryen në mënyrë automatike – të dhënat Tuaja personale në një format që mund të lexohet nga pajisje automatike, edhe me qëllimin që këto të dhëna t’i trasmetohen një kontrolluesi tjetër (e ashtuquajtura, e drejta mbi mundësinë e trasmetimit të të dhënave, neni 20);

o të kundërshtoni (neni 21), në çdo kohë, përpunimin e të dhënave Tuaja personale në situata të veçanta të jetës Tuaj;

o të revokoni pëlqimin, në çdo kohë, vetëm në rastet kur përpunimi bëhet mbi pëlqimin Tuaj për një ose më shumë synime të veçanta dhe ka të bëjë më të dhënat personale të përbashkëta (për shembull, data dhe vendi i lindjes ose vendbanimi), ose kategori të veçanta të dhënash (për shembull, të dhëna që kanë të bëjnë me origjinën Tuaj racore ose etnike, opinionet Tuaja politike, besimet Tuaja fetare, shëndetin Tuaj ose jetën seksuale). Përpunimin bazuar në pëlqimin dhe i kryer para revokimit të pëlqimit, ruan, megjjithatë, legjishmërinë e tij.

o të kerkojni fshirjen e të dhënave, duke dërguar një e-mail në customercare@gnv.it ose nëpërmjet formularit online në adresën https://www.gnv.it/it/off

o të ankoheni tek autoriteti mbikqyrës (Autoriteti Italian për Mbrojtjen e të Dhënave Personale – www.garanteprivacy.it).

Kontakti i kontrolluesit dhe përpunuesit të të dhënave: Grandi Navi Veloci S.p.A., Calata Marinai d’Italia, 90133 - Palermo

Kontakti i përgjegjësit të Zyrës të Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale: dataprotection@gnv.it

Ju këshillojmë të ulni në minimumin e duhur trasmetimin e të dhënave personale sidomos të të dhënave të ndjeshme. .

Kjo rregullore mund të pësojë ndryshime dhe përditësime, të cilat do të publikohen në Sitin web.

Për sqarime apo kërkesa mbi përpunimin e të dhënave personale është e mundur të kontaktoni, në çdo kohë, kontrolluesin e përpunimit ose DPO duke dërguar një e-mail në adresën e lartëpërmendur.

Përditësimi i fundit: Mars 2018