Ndryshimi i orarit dhe anulimi

Nuk ke gjetur përgjigjen që kërkoje? Për të kërkuar informacion të mëtejshëm, kliko këtu

Për të paraqitur një ankesë lidhur me problemet, vonesat dhe/ose anulimet e udhëtimit, ose një kërkesë për kompensim, mund të plotësoni formularin në faqen e Kontaktit.
Ose, mund të shkruani në Grandi Navi Veloci S.p.A., Customer Care, via Balleydier, 7 - 16149 Genova (Italia), ose me faks në numrin +39 0105509302.
Personi që paraqet kërkesën, duhet të jetë një nga pasagjerët.
Parashtruesit e kërkesës, duhet të japin emrin dhe detajet kontaktuese, numrin e biletës dhe detajet e udhëtimit në fjalë.
Kërkesa për kompensim lidhet vetëm me personat në listën e rezervimit.
Kërkesa duhet të dërgohet brenda dy muajve nga data kur shërbimi është kryer ose duhet të ishte kryer.

Pasagjeri duhet të plotësojë formularin në faqen e Kontaktit, ose të  kontaktojë  zyrën tonë  Customer Care fax (+39 0105509302) brenda 2 muajve nga data e udhëtimit, për të marrë kompensim në formë kuponi, vlera e të cilit jepet sipas numrit të orëve të vonesës së udhëtimit, sipas skemës së mëposhtme:

25% rimbursim për:

  • 2 orë vonesë në një udhëtim që zgjat 4-8 orë,
  • 3 orë vonesë në një udhëtim 8 deri në  24 orë,
  • 6 orë vonesë në një udhëtim që zgjat më shumë se 24 orë,

50% rimbursim nëse vonesa e mbërritjes tejkalon dy herë kohën e treguar më sipër.

 

Në rast të anulimit të udhëtimit ose ndryshimit operacional, zbatohen dispozitat e Rregullores së BE-së 1177/2010.
Në rast të vonesës në nisje, më shumë se nëntëdhjetë minuta, ose anulimin e një udhëtimi, pasagjerëve u ofrohet ri-rezervim në udhëtimin tjetër në dispozicion ose anulimi me rimbursim të plotë.

Komandanti ka të drejtë, me vendim të padiskutueshëm, të ndryshojë itinerarin ose portin e imbarkimit apo të zbarkimit, në rast të kushteve të vështira atmosferike dhe të detit, të cilat mund të rrezikojnë sigurinë e pasagjerëve, apo në pamundësi për të kryer procedurat e imbarkimit apo të zbarkimit në portin e nisjes.
Kompania merr përsipër të komunikojë ndryshimet operacionale, dhe pasagjeri mund të zgjedhë rimbursimin e plotë ose ri-rezervimin për një udhëtim të mëvonshëm në dispozicion.
Pasagjerëve u kërkohet të ofrojnë një numër telefoni celular në të cilin ata janë gjithmonë të arritshëm, për t'u njoftuar në rast të ndonjë ndryshimi.