Kushtet e Përgjithshme të Transportit të Pasagjerëve - CGTP
Tetor 2026
KUSHTET E PËRGJITHSHME PËR TRANSPORTIN E PASAGJERËVE, BAGAZHET E TYRE DHE AUTOMJETET SHOQËRUESE.
Blerja e biletave sjell për Pasagjerin pranimin pa kushte sipas të gjitha efekteve ligjore të kushteve të përgjithshme të transportit të pasagjerëve (CGTP).
PËRKUFIZIME:
Me terminologjinë „Pasagjerë“ nënkuptohet çdo person i transportuar në bazë të biletës së udhëtimit të lëshuar nga vektori dhe/ose nga agjencitë e autorizuara për këtë aktivitet.
Me terminologjinë „vektor“ dhe/ose „Kompani“ nënkuptohet Grandi Navi Veloci S.p.A.
„Objekti“ i kontratës është ecuria e transportit si është e parashikuar nga nenet 396 dhe në vijim të Kodit të Lundrimit. Vektori angazhohet të transportojë pasagjerin dhe automjetin shoqërues sipas kushteve në vijim që, përpara blerjes dhe/ose rezervimit të biletës së udhëtimit, Pasagjeri angazhohet të ekzaminojë dhe të vëzhgojë plotësisht.
Shërbimi i transportit detar i referohet trajtës së treguar mbi titullin e udhëtimit duke përfshirë edhe sistemin në bord dhe të automjetit të mundshëm në shoqërim.
Nuk përbëjnë pjesë e kontratës shërbime të mundshme plotësuese të kryera nga vektori detar.
Me terminologjinë „vektor detar“ nënkuptohet vektori kontraktor dhe vektori efektiv. Anija e përdorur për transportin mund të jetë pjesë e flotës GNV ose të një tjetër vektori efektiv.
„Pasagjeri me Aftësi të Kufizuar“ ose „ Pasagjeri me Lëvizshmëri të Reduktuar“ është çdo pasagjer lëvizshmëria e të cilit në përdorimin e mjetit të transportit është e kufizuar si rrjedhojë e një paaftësie fizike (shqisore ose motorike) mendore ose psikologjike, dëmtimi, ose çdo shkak tjetër të një paaftësie ose dëmtimi, të qëndrueshme ose kohore, kushtet e të cilës kërkojnë një asistencë të veçantë dhe përshtatje të shërbimeve ndaj pasagjerëve të pranishëm mbi anije si rrjedhojë e kësaj paaftësie.
“Furgon” ose “fugon” është një mjet i mbuluar ose tërësisht i mbyllur për transportin e mallrave ose njerëzve.
Neni. 1 VLEFSHMËRIA:
bileta është personale, nuk mund të dorëzohet të tjerëve dhe është e vlefshme për transportin e specifikuar në të. Pasagjeri është i detyruar të ruaj me përkushtim kontratën/biletën për të justifikuar të drejtën e tij të transportit dhe t'ia tregojë atë çdo Oficeri të Anijes ose zyrtari të Kompanisë që mund ta kërkojë atë. Pasagjeri pa biletë duhet të japë njoftim të menjëhershëm Komandantit dhe/ose Komisarit të Bordit. Në mungesë do të detyrohet të paguaj dyfishin e vlerës së çmimit të udhëtimit deri në portin e mbërritjes, përveç gjithashtu, dëmshpërblimin e dëmeve të mundshme.
Neni. 2 ÇMIMI:
çmimi i treguar në biletë është ai i tarifës së vektorit në fuqi nga data e lëshimit të saj. Tarifa nuk është fikse dhe është subjekt i ndryshimeve në ulje ose ngritje. Uljet dhe reduktimet e veçanta nuk kanë efekt prapaveprues mbi biletat e lëshuara më parë. Tarifat „të lindur/me vendbanim“ nuk janë të pranishme mbi çdo nisje dhe sistemim. Preventivi paraprak nuk konfirmon çmimin dhe nuk garantojnë vendet mbi anije. Janë në ngarkim të Pasagjerit taksat dhe të drejtat e hipjes në bord dhe zbarkimit, bolla, e të tjera, nëse janë të detyrueshme, siç përmblidhen mbi titullin e udhëtimit. Çmimi i biletës përshin taksat dhe të drejtat portuale, ETS, që Kompania depoziton pranë çdo Autoriteti kompetent sipas modaliteteve të parashikuara nga ata dhe që mund të pësojnë ndryshime nga viti në vit.
Per vetem pasagjeret qe udhetojne per ne Tunizi, ne zbatim te ligjit Tunizin, TUN n°2016-78 i dates 17/12/2016, nga 01/01/2024 duhet paguar taksa e sbarkimit per cdo pasagjer ne shumen prej (40) Dinar (ose vlera ne Euro sipas kembit ditore). Gjithashtu, ne zbatim te dispozites Journal Officiel de la République Tunisienne N°155 te dates 24/12/2024, nga 24/03/2025 per nisjet nga Tunizia: nje (1,00) Euro per pasagjere dhe dy (2,00) Euro per automjetet (ose barazvlera ne Dinar Tunizin sipas kursit ditor) dhe per nisjet nga Italia: nje Euro e njezet (1,20) TTC per pasagjere dhe dy Euro e dyzet (2,40) TTC per automjet.
Kjo takse do te paguhet ne check-in; Kompania detare GNV do te duhet te shlyej vlerat e arketuara autoriteteve Tunizine.
2.1 Llojet e tarifave
Çmimi i biletës varet nga tarifa e disponueshme dhe e zgjedhur në momentin e rezervimit. Tarifa e aplikuar dhe kushtet përkatëse tregohen në konfirmimin e rezervimit dhe/ose në biletë.
Duke filluar nga data 08/10/2026, kur janë të disponueshme në varësi të itinerarit, akomodimit dhe kushteve të tjera të shitjes, parashikohen llojet e mëposhtme të tarifave:
- Superpromo: është tarifa më ekonomike. Bileta nuk mund të rimbursohet dhe as të zëvendësohet.
- Standard: nëse udhëtimi anulohet deri në 14 ditë përpara nisjes, është e mundur të merret një rimbursim i barabartë me 50% të shumës së paguar. Gjithashtu, bileta mund të zëvendësohet kundrejt pagesës së një tarife prej €60, përveç çdo diference të mundshme në çmim midis biletës së vjetër dhe asaj të re. Zëvendësimi i nënshtrohet procedurave dhe kufizimeve të parashikuara në nenin 7.
- Flexy: nëse udhëtimi anulohet deri në 7 ditë përpara nisjes, është e mundur të merret rimbursimi i plotë i shumës së paguar. Bileta mund të zëvendësohet gjithashtu pa paguar asnjë tarifë, duke mbetur e zbatueshme çdo diferencë e mundshme në çmim midis biletës së vjetër dhe asaj të re. Edhe në këtë rast zbatohen procedurat dhe kufizimet e parashikuara në nenin 7.
Kushtet e rimbursimit dhe të zëvendësimit që zbatohen për secilin lloj tarife rregullohen, përkatësisht, nga nenet 6 dhe 7 të këtyre Kushteve të Përgjithshme.
Kushtet e zbatueshme për rimbursimin dhe zëvendësimin përcaktohen nga lloji i tarifës së blerë dhe nga kushtet në fuqi në momentin e lëshimit të biletës.
Lloji i tarifës së aplikuar për biletën dhe kushtet përkatëse i komunikohen Pasagjerit përpara përfundimit të blerjes dhe rezultojnë në konfirmimin e rezervimit dhe/ose në dokumentin e udhëtimit.
2.2 Kur Pasagjeri blen titullin e udhëtimit të tij nëpërmjet kanalit web “BLI ON LINE” kontrata e transportit do të perfeksionohet vetëm pasi sistemi i prenotimit do të ketë komunikuar numrin e referimit të prenotimit dhe numrin e biletës (Mungesa e marrjes së Internet Ticket nuk ndikon lëshimin e ticket të konfirmuar në video).
2.3 Përveç specifikimeve të ndryshme, në çmimin e treguar në biletë nuk është e përfshirë shpërndarja e ushqimeve në bord, që ngelet në ngarkim të Pasagjerit. Paketa ushqimore të para-paguara (me tarifë të veçantë) dhe vetëm për klientë në grupe të përbërë prej të paktën 12 persona, mund të blihen në fazën e prenotimit të biletës. Tipologjia dhe përbërja e paketës ndryshon në bazë të linjës dhe operatorëve në anije.
Është e mundur gjithashtu të blini një voucher të prerjeve të ndryshme (food pass) me një tarife me ulje çmimi që lejon konsumimin pranë pikave të ristorit në bord:
- në fazën e prenotimit të biletës
- pranë biletarive portuale
- pranë reception në bord para nisjes së anijes.
Ju ftojmë të konsultoni faqen tonë www.gnv.it për informacione dhe detaje të mëtejshme. Për anulime te mundshme dhe/ose eliminime ju lutemi të referoheni nenit 6 të Kushteve të Përgjithshme të Transportit të Pasagjerëve (CGTP) në fuqi.
Pasagjerët që nisen nga Algjeria njoftohen se, në përputhje me legjislacionin algjerian në fuqi, automjetet që nisen nga portet e Algjerit dhe Béjaïa i nënshtrohen pagesës së "Taksës mbi konsumin e karburantit", e cila duhet të paguhet drejtpërdrejt në port përpara nisjes.
2.4 Në rast të prenotimit dhe lëshimit të biletës ndaj Pasagjerit që ka nevojë të marrë faturën e posaçme elektronike të drejtuar ndaj organeve të Administratës Publike, është e detyrueshme për Pasagjerin të kërkojë në momentin e prenotimit lëshimin e faturës elektronike, duke treguar detajet e subjektit kundrejt të cilit do të drejtohet dokumenti i kontabilitetit, si (i) emërimi, (ii) Kodi Fiskal /TVSH, (iii) Kodi IPA, (iv) Kodi identifikues i Garave (tenderave) (CIG), (v) Kodi unik i Projektit (CUP), (vi) specifikimin i Anëtarësimit të mundshëm ndaj të ashtuquajturit „split payment“ dhe (vii) tregimi i adresës e-mail PEC. Për faturimin elektronik ndaj A.P. është në dispozicion shërbimi i asistencës së Pasagjerëve nga ana e Zyrës Grupi tel +39 010 2094591.
2.4.1 Për Pasagjerin që ka nevojë të marrë faturën elektronike për biletën që do të blejë është në dispozicion shërbimi nëpërmjet hyrjes në faqen e dedikuar në faqen e internetit www.gnv.it “kërko faturën”. Në mungesë të këtij komunikimi Vektori detar nuk mund të lëshojë faturën elektronike dhe nuk do të jetë subjekt ndaj asnjë ankese.
2.4.2 Kërkesa e lëshimit të faturës për bileta individuale të pasagjerëve duhet të kryhet duke plotësuar modulin on-line në faqen e internetit www.gnv.it brenda ditës së katërt (4°) nga data e lëshimit të biletës. Kërkesa duhet të kryhet për çdo biletë të re në zëvendësim të biletës së mëparshme. Do të lëshohet një faturë e vetme mujore përmbledhëse (dhe/ose shënim krediti). Pas kësaj kërkese GNV do të angazhohet të lëshojë faturë në bazë të nenit. 21, paragrafi 4 të DPR 633/1972, duke ia dërguar ekskluzivisht me mail në adresën e treguar në modulin e plotësuar në form që u tha më sipër. Për të gjitha praktikat e punuara nga zyra e Grupit GNV do të lëshohet faturë mujore përmbledhëse duke përdorur të dhënat e furnizuara në momentin e hapjes së praktikës. Ju lutemi të tregoni kujdesin maksimal në plotësimin e të dhënave të detyrueshme të kërkuara, në fakt në rast ato se rezultojnë pjesërisht të gabuara, nuk do të mund të vazhdohet me kërkesën e lëshimit të faturës.
2.4.3. Kërkesa dhe lëshimi i faturave për restorantin dhe shop mund të kryhet direkt në bord pranë front-desk të Zyrës së komisarit të bordit të anijes.
Neni. 3. SISTEMIMI:
Pasagjeri do të zërë vendin e treguar në biletë dhe në mungesë atë që do t’i tregohet nga Komandanti ose nga Komisari i Bordit. Kompania, në rast nevoje objektive, ka mundësi të vendosë Pasagjerin në një vend tjetër. Në rast se vendi i caktuar do të ishte i llojit më superior, nuk do të kërkohet diferenca e tarifës, ndërkohë që nëse vendi i ri do të ishte i nivelit më të ulët, do të korrespondohet ndaj Pasagjerit diferenca e paguar më tepër, duke ruajtur të drejtën e Pasagjerit të zgjidh kontratën sipas ligjit,nëpërmjet hyrjes në seksionin e dedikuar https://www.gnv.it/it/asistenca/kontakti/sinjalazimi.
Në disa anije të flotës GNV janë të disponueshme llojet e mëposhtme të kabinave dhe akomodimet shtesë, përveç atyre që zakonisht gjenden në të gjitha anijet e GNV:
- Akomodime Premium (Kabina premium dhe suite premium): dalje e vonuar e përfshirë, +10 pikë ekstra myGNV, Premium Sleep Experience;
- Kabina Deluxe: dalje e vonuar e përfshirë, +20 pikë ekstra myGNV, Premium Sleep Experience, kit mirëseardhjeje, snack & pije mirëseardhjeje, kit për fëmijë, struktura të rinovuara (dysheme prej qeramike, garderobë e re, perde, pouf, prizë shtesë, mbulesë dhe çarçafë të rinj);
- Suite Deluxe: dalje e vonuar e përfshirë, +20 pikë ekstra myGNV, Premium Sleep Experience, TV në kabinë, kit mirëseardhjeje + snack & pije, kit për familjet me fëmijë, struktura të rinovuara (dysheme prej qeramike, garderobë e re, perde, pouf, prizë shtesë, mbulesë dhe çarçafë të rinj, tavolinë kafeje, karrige, tharëse flokësh dhe mobilje premium)
3.1 Sistemimi (kabina dhe kolltuk) duhet të lirohen paraprakisht kundrejt orarit të arritjes së anijes, për të lejuar që operacionet e zbarkimit të kryhen në siguri.
Modalitet dhe kohët e lënies së sistemimeve, si dhe udhëzimet e pikëve të qëndrimit pranë zonave të përbashkëta, do të shpallen nga Komandanti i Anijes.
3.2 Në rast se Pasagjerët me aftësi të kufizuara në lëvizshmëri do të kishin nevojë për një kabinë të veçantë për persona me Aftësi të kufizuara do të duhet të japin komunikim të menjëhershëm Kompanisë, e cila, për të garantuar Pasagjerit me aftësi të Kufizuara dhe Pasagjerit me Lëvizshmëri të Reduktuar comfort dhe sigurinë për të gjithë kohëzgjatjen e udhëtimit, do të duhet të vlerësojë disponueshmërinë efektive të kushteve, sepse kë sistemime janë, efektivisht, në dispozicion me numër të kufizuar. Pasagjeri me Aftësi të Kufizuara dhe Pasagjeri me Lëvizshmëri të Reduktuar, për këtë qëllim mund të rezervojnë një kabinë të veçantë për persona me aftësi të kufizuara duke kontaktuar numrin e telefonit +39 010/20 94 591. Më shumë informacione janë në dispozicion në hapësirën e dedikuar në faqen e internetit www.gnv.it
Neni 4 PARAQITJA PËR HIPJEN NË BORD:
Konfirmimi i rezervimit ose fatura e blerjes e lëshuar nga Shoqëria nuk përbën dokument udhëtimi dhe as nuk jep të drejtën e imbarkimit. Dokumenti i udhëtimit dhe karta e imbarkimit lëshohen sipas mënyrave të parashikuara në këto Kushte të Përgjithshme dhe në procedurat operative të Shoqërisë.
(i) udhëtime kombëtare dhe brenda Komunitetit - koha e përcaktuar për check-in është jo më vonë se dy orë përpara orarit të parashikuar të nisjes së anijes për Pasagjerët me automjete, ndërsa për Pasagjerët pa automjete është 2 orë;
(ii) udhëtime jashtë zonës Schengen - koha e përcaktuar për check-in është jo më vonë se katër orë përpara orarit të parashikuar të nisjes së anijes për Pasagjerët me dhe pa automjete.
Paraqitja pas këtyre afateve sjell refuzimin e imbarkimit.
Pasagjeri që ka kryer check-in duhet të qëndrojë brenda zonës së imbarkimit deri në hyrjen efektive në bordin e Anijes, pa qenë e lejuar të largohet nga kjo zonë.
Pasagjeri është i detyruar të përfundojë, kur kjo parashikohet nga Shoqëria, procedurat e check-in dhe të paraqitet për imbarkim me dokumentacionin e udhëtimit të kërkuar nga Shoqëria dhe nga Autoritetet kompetente.
Nëse Pasagjeri nuk e ka përfunduar check-in sipas mënyrave të parashikuara nga Shoqëria, ai duhet të kryejë formalitetet përkatëse pranë sportelit të biletave ose në një pikë tjetër të treguar nga Shoqëria përpara imbarkimit.
Në çdo rast, është detyrim i Pasagjerit të verifikojë me kohë të mjaftueshme çdo ndryshim të mundshëm të orarit të nisjes së Anijes dhe të orarit të paraqitjes për check-in përmes kanaleve të posaçme (Zyrat e Biletave, Agjencitë e Udhëtimit, faqja www.gnv.it).
Mënyrat, afatet dhe kufizimet e mundshme në lidhje me check-in, lëshimin e dokumentit të udhëtimit dhe të kartës së imbarkimit rregullohen nga neni vijues 4.2 dhe nga informacionet e publikuara nga Shoqëria në kanalet e saj zyrtare.
4.1
Pasagjerëve me aftësi të kufizuara lëvizëse, gjatë imbarkimit dhe gjatë pritjes në zonën e portit, do t’u jepen udhëzime për parkimin e automjetit në kuvertën e Garazhit, në mënyrë që të mund të arrijnë më lehtë ashensorët.
4.2
Për rezervimet e kryera duke filluar nga 12/10/2026, Pasagjeri mund të kryejë check-in online, sipas mënyrave dhe brenda afateve të vëna në dispozicion nga Shoqëria. Pasagjeri është i detyruar të përfundojë procedurën e check-in online përpara nisjes, duke hyrë në zonën e rezervuar të faqes GNV ose duke përdorur numrin e rezervimit dhe adresën e postës elektronike të përdorur për blerjen e biletës.
Për të përfunduar check-in online, Pasagjeri duhet të ketë në dispozicion dokumentet e vlefshme të udhëtimit të tij dhe të personave të përfshirë në rezervim dhe, nëse udhëton me automjet, lejen e qarkullimit të automjetit.
Pasagjeri është i detyruar të verifikojë me kujdesin maksimal saktësinë dhe plotësinë e të dhënave të futura gjatë procedurës së check-in online. Gjatë procedurës, Pasagjeri mund të korrigjojë vetë emrin dhe mbiemrin e çdo pasagjeri brenda kufirit prej 3 karakteresh për emrin dhe 3 karakteresh për mbiemrin. Pasi të jetë përfunduar check-in, të dhënat e futura nuk mund të ndryshohen më në mënyrë të pavarur nga Pasagjeri. Çdo ndryshim ose korrigjim i mëvonshëm duhet t’i kërkohet Shoqërisë ose Agjencisë së Udhëtimit pranë së cilës është kryer rezervimi, sipas kushteve dhe kostove të mundshme në fuqi në momentin e kërkesës.
Pas përfundimit të check-in online, në linjat për Siçili, Sardenjë dhe Ishujt Baleare, karta e imbarkimit do t’i dërgohet Pasagjerit me e-mail brenda 4 orëve përpara nisjes. Pasagjeri është i detyruar ta ruajë dhe ta paraqesë atë, së bashku me dokumentet e nevojshme për udhëtim, për qëllimet e imbarkimit.
Në linjat e tjera, check-in online lejon vetëm futjen dhe verifikimin paraprak të të dhënave të Pasagjerit dhe të automjetit, me qëllim lehtësimin dhe përshpejtimin e procedurave në port. Në këto raste, karta e imbarkimit nuk lëshohet online, por jepet pranë sportelit të biletave në port pas kryerjes së kontrolleve shtesë të nevojshme të dokumentacionit dhe doganore.
Përfundimi i check-in online nuk e përjashton Pasagjerin nga detyrimi për të pasur me vete një dokument identiteti të vlefshëm dhe çdo dokument tjetër të nevojshëm për udhëtimin, të cilat mund të kërkohen nga Shoqëria ose nga Autoritetet kompetente gjatë kontrolleve përpara imbarkimit.
Përfundimi i check-in online nuk e përjashton Pasagjerin nga detyrimi për t’u paraqitur në port brenda afateve të parashikuara në nenin 4, dhe as nga kontrollet e mundshme shtesë të dokumentacionit, sigurisë, kufirit ose doganës të kërkuara nga Autoritetet kompetente ose nga Shoqëria.
Mosplotësimi i check-in online brenda afateve të parashikuara nga Shoqëria mund të sjellë nevojën për kryerjen e procedurave përkatëse pranë sportelit të biletave në port, me kostot e mundshme të aplikuara nga Shoqëria.
Mënyrat, afatet dhe përjashtimet e mundshme në lidhje me check-in online vihen në dispozicion në faqen www.gnv.it dhe mund të ndryshojnë në varësi të linjës, portit të nisjes, destinacionit dhe kërkesave të vendosura nga Autoritetet kompetente.
Neni. 5. MUNGESA E NISJES
Pasagjeri që nuk paraqitet në kohë për kryerje e check-in si më sipër, ose që nuk arrin të hipi në bordin e anijes siç parashikohet dhe udhëzohet në kartën e hipjes në bord nuk ka të drejtën e rimbursimit të pagesës, as pjesërisht, të çmimit të paguar dhe duhet të plotësojë çmimin e kalimit nëse nuk e ka paguar atë plotësisht. Asnjë rimbursim i pagesës të kryer do të njihet, gjithashtu, në rastet që vijojnë: (i) mohim i hipjes në bord për arsye sigurie, edhe nëse Pasagjeri paraqitet në orarin e treguar më lartë; (ii) nëse Pasagjeri është në posedim të dokumenteve jo të përshtatshme për hipjen në bord ose për zbarkimin në portin e arritjes; (iii) nëse Pasagjeri pasi të ketë kryer check-in nuk paraqitet në kohë për hipjen në bordin e anijes; (iv) nëse pasagjeri nuk është i renditur në emërimet e biletës, (v) nëse Pasagjeri nuk është në posedim të dokumenteve shëndetësore të përshtatshme në lidhje me protokollin shëndetësor në zbatim.
Neni. 6 ZGJIDHJA E KONTRATËS DHE RIMBURSIMI:
Pasagjeri që dëshiron të anulojë kontratën e transportit mund ta bëjë këtë nëpërmjet faqes së internetit të GNV-së, Contact Center-it ose një agjencie udhëtimi të autorizuar, brenda afateve të parashikuara për llojin e tarifës së blerë. Kushtet e zbatueshme të rimbursimit përcaktohen nga lloji i tarifës i shënuar në biletën e udhëtimit dhe/ose në konfirmimin e rezervimit, në përputhje me nenin 2.1. Për rezervimet e kryera nga data 12/10/2026 e tutje, që lidhen me udhëtimet e sezonit veror 2027, zbatohen kushtet e mëposhtme: a) Tarifa Superpromo: bileta nuk rimbursohet; b) Tarifa Standard: Pasagjeri ka të drejtë të marrë rimbursimin e 50% të shumës së paguar, nëse kërkesa për anulim paraqitet deri në 14 ditë përpara nisjes. Pas kalimit të këtij afati, bileta nuk rimbursohet; c) Tarifa Flexy: Pasagjeri ka të drejtë të marrë rimbursimin e plotë të shumës së paguar, nëse kërkesa për anulim paraqitet deri në 7 ditë përpara nisjes. Pas kalimit të këtij afati, bileta nuk rimbursohet. Afatet e mësipërme llogariten duke filluar nga dita pas datës së anulimit dhe përfshijnë datën e nisjes. Data dhe ora e anulimit duhet të shënohen në biletë nga Shoqëria ose agjencia e udhëtimit që e ka lëshuar atë. Në rast anulimi të një bilete që është zëvendësuar tashmë, kushtet e zbatueshme të rimbursimit mbeten ato të përcaktuara nga lloji i tarifës së blerë dhe nga kushtet në fuqi në momentin e lëshimit të biletës, në përputhje me nenin 2.1. Biletat e blera në shitjen paraprake nuk rimbursohen për pjesën e shumës së paguar si paradhënie, deri në konvertimin faktik të tyre në një biletë përfundimtare. Nuk lejohet anulimi i pjesshëm i biletës; për rrjedhojë, anulimi konsiderohet se i referohet të gjithë dokumentit të udhëtimit. Pasagjerit i këshillohet të lidhë një policë sigurimi që mbulon penalitetet e anulimit të përmendura më sipër. Biletat e lëshuara në kuadër të një promocioni të veçantë vajtje-ardhje (V/A) mund të anulohen vetëm njëkohësisht për udhëtimin e vajtjes dhe atë të kthimit. Pasagjeri që nuk e kryen udhëtimin e blerë ka të drejtë të kërkojë rimbursimin e «tarifave» portuale, duke paraqitur një kërkesë me shkrim, me postë rekomande me konfirmim marrjeje, pranë Transportuesit kontraktual, në selinë e tij në Xhenova – Via Balleydier, 7, kodi postar 16149. Nuk jepet asnjë rimbursim për personat që anulojnë më pak se dy orë përpara nisjes së parashikuar, si dhe për ata që nuk paraqiten në kohën e përcaktuar për imbarkim pa e njoftuar paraprakisht Shoqërinë për ekzistencën e një prej rrethanave të parashikuara në nenin 400 të Kodit Italian të Lundrimit. Mbeten në fuqi dispozitat e nenit 5 në lidhje me moskryerjen e nisjes, si dhe dispozitat e tjera të parashikuara në këto Kushte të Përgjithshme.
6.1
Për rezervimet e kryera nga 10/06/2026 deri më 11/10/2026, për udhëtime deri në maj 2027 në të gjitha linjat* e operuara nga GNV, Pasagjeri mund të përfitojë nga:
- Mundësia për të blerë në mënyrë Parashitjeje me një avans prej 20% të çmimit total të biletës (minimum 50,00 €). Biletat e parashitjes nuk mund të modifikohen ose rimbursohen, dhe moskonfirmimi i rezervimit do të çojë në humbjen e avansit. Tarifat e anulimit për biletat e blera në parashitje varen nga politikat në fuqi në momentin e pagesës së plotë dhe kështu nga konvertimi në biletë përfundimtare.
- Anulimi i kryer nga Pasagjeri do të ndjekë tarifat e mëposhtme: (i) nga momenti i rezervimit deri 20 ditë para nisjes, tarifë 25%, (ii) nga 19 deri 14 ditë para nisjes, tarifë 30%, (iii) nga 13 deri 7 ditë para nisjes, tarifë 40%, (iv) nga 6 ditë deri 2 orë para nisjes, tarifë 100%, (v) më pak se 2 orë para nisjes, tarifë 100%
*Në linjat Shqipëri dhe Balearë anulimi është falas deri 7 ditë para nisjes.
Për rezervimet e kryera nga 22/05/2026 deri më 09/06/2026, për udhëtime deri në dhjetor 2026 në të gjitha linjat* e operuara nga GNV, Pasagjeri mund të përfitojë nga:
- Mundësia për të blerë në mënyrën Parashitje me një parapagim prej 20% të çmimit total të biletës (minimumi 50,00 €). Parashitja nuk mund të ndryshohet ose rimbursohet dhe moskonfirmimi i rezervimit sjell humbjen e parapagimit. Penalitetet e anulimit të aplikuara për biletat e blera në parashitje do të varen nga politikat në fuqi në momentin e pagesës së balancës dhe konvertimit në biletë përfundimtare.
- Fleksibilitet më i madh në planifikimin e udhëtimit falë eliminimit të penaliteteve të anulimit deri në 14 ditë para nisjes*. Nëse Pasagjeri anulon: (i) nga 13 deri në 7 ditë para nisjes, aplikohet penalitet 40%; (ii) nga 6 ditë deri në 2 orë para nisjes, aplikohet penalitet 100%; (iii) më pak se 2 orë para nisjes së planifikuar, aplikohet penalitet 100%.
*Në linjat Shqipëri dhe Baleari, anulimi është falas deri në 7 ditë para nisjes.
Për rezervimet e kryera nga 26/11/2025 deri më 21/05/2026, për udhëtime deri në dhjetor 2026 në të gjitha linjat* e operuara nga GNV, Pasagjeri mund të përfitojë nga:
- Mundësia për të blerë në mënyrë Parashitjeje* me një avans prej 20% të çmimit total të biletës (minimum 50,00 €). Biletat e parashitjes nuk mund të modifikohen ose rimbursohen, dhe moskonfirmimi i rezervimit do të çojë në humbjen e avansit. Tarifat e anulimit për biletat e blera në parashitje varen nga politikat në fuqi në momentin e pagesës së plotë dhe kështu nga konvertimi në biletë përfundimtare.
- Anulimi i kryer nga Pasagjeri do të ndjekë tarifat e mëposhtme: (i) nga momenti i rezervimit deri 20 ditë para nisjes, tarifë 25%, (ii) nga 19 deri 14 ditë para nisjes, tarifë 30%, (iii) nga 13 deri 7 ditë para nisjes, tarifë 40%, (iv) nga 6 ditë deri 2 orë para nisjes, tarifë 100%, (v) më pak se 2 orë para nisjes, tarifë 100%
*Për paravendimet e blera për linjat Marok nga 10/12/2025 deri më 10/02/2026, shuma që duhet paguar paraprakisht është 5% e çmimit total të biletës.
Në linjat Shqipëri dhe Balearë anulimi është falas deri 7 ditë para nisjes.
6.2 Kushtet e paragrafit 6.1 mund të shtrihen dhe/ose ndryshohen nëpërmjet një komunikimi paraprak në seksioni e dedikuar në faqen e internetit https://www.gnv.it/sq/prenota-sereno/kushtet-e-modifikimit-t%C3%AB-anulimit
6.3 Kodi i zbritjes për fushatën "përkujdesje" i dërguar më 07/11/2024 nuk është i zbatueshëm për rezervimet e bëra gjatë promocioneve: Black Friday 2024, Cyber Week 2024 dhe Dita e Shën Valentinit 2025.
Neni. 7 NDRYSHIME:
Ndryshimet dhe zëvendësimi i biletës lejohen sipas kushteve të parashikuara për llojin e tarifës së blerë dhe të shënuar në biletën e udhëtimit dhe/ose në konfirmimin e rezervimit.
Për rezervimet e kryera nga data 08/10/2026 e tutje, zbatohen kushtet e mëposhtme:
- a) Tarifa Superpromo: bileta nuk mund të zëvendësohet;
- b) Tarifa Standard: bileta mund të zëvendësohet kundrejt pagesës së një tarife zëvendësimi prej €60,00, si dhe të çdo diference të mundshme tarifore, në varësi të disponueshmërisë dhe kushteve të zbatueshme për rezervimin e ri;
- c) Tarifa Flexy: bileta mund të zëvendësohet pa pagesën e tarifës së zëvendësimit, pa përjashtuar çdo përshtatje të mundshme të tarifës, në varësi të disponueshmërisë dhe kushteve të zbatueshme për rezervimin e ri.
Zëvendësimi i biletës nuk jep të drejtën e rimbursimit të ndonjë diference çmimi në rast se tarifa e re e aplikuar është më e ulët se tarifa e blerë fillimisht.
Lloji i tarifës që rezulton nga zëvendësimi dhe kushtet përkatëse përcaktohen në bazë të kombinimeve tarifore të disponueshme në momentin e kërkesës dhe të rregullave të zbatueshme për tarifën e blerë fillimisht.
Nuk lejohen ndryshime pas fillimit të procedurave të check-in-it.
Biletat e lëshuara me tarifë të veçantë vajtje-ardhje (V/A) mund të ndryshohen vetëm njëkohësisht, me aplikimin e tarifave fikse për të dyja biletat. Nuk lejohen ndryshime pasi ka filluar check-in-i. Për biletat e lëshuara me kushte të veçanta dhe/ose speciale nuk lejohet asnjë ndryshim. Çdo ndryshim i një bilete të lëshuar nuk jep të drejtën e rimbursimit; megjithatë, diferenca e çmimit duhet të paguhet nëse ndryshimi përfshin një akomodim të një kategorie më të lartë dhe/ose një çmim më të lartë. Biletat mund të ndryshohen nëpërmjet faqes së internetit www.gnv.it, Contact Center-it ose një agjencie udhëtimi të autorizuar. Biletat e blera në shitjen paraprake nuk mund të ndryshohen përpara konvertimit në biletë përfundimtare dhe pagesës së shumës së mbetur.
Neni. 8 PARA-NISJE/VONESË NË NISJE OSE MBËRRITJE - ANULIMI I NISJES - NDRYSHIME TË ITINERARIT:
Pasagjeri duhet të sigurohet, para nisjes, që të mos kenë ndërhyrë ndryshime të mundshme të orarit të treguar në biletë. Kompania, për rastet e parashikuara nga Kodi i Lundrimit dhe për raste nevoje objektive dhe/ose forcë madhore, ka mundësinë të anulojë nisjen e shpallur, të shtojë ose të heqë ndalesa; të fillojë nisjen nga një port tjetër i ndryshëm nga ai i stabilizuar, të destinojë anijen ndaj një linje tjetër, të paraprijë ose të vonojë datën e nisjes, të zëvendësojë anijen që do të kryej transportin. Nëse Pasagjeri do të adresohej në udhëtimin e kryer nga vektor tjetër dhe me titull udhëtimi të lëshuar nga ky i fundit, transporti do të disiplinohet sipas CGTP të vektorit efektiv.
8.1 Në rast vonese të nisjes Pasagjerit i garantohen megjithatë të drejtat dhe asistenca e parashikuar nga nenet 16, 17 dhe 18 e Rregullores UE n. 1177/2010, përveç përjashtimeve sipas nenit 20 të të njëjtës Rregullore.
8.2 Në rast vonese të nisjes Pasagjerit i garantohen megjithatë të drejtat dhe asistenca e parashikuar nga nenet 16, 17 dhe 18 e Rregullores UE n. 1177/2010, përveç përjashtimeve sipas nenit 20 të të njëjtës Rregullore:
kompensim ekonomik e barabartë me 25% të çmimit të biletës për një vonesë prej:
i. dy (2) orë në një shërbim të rregullt me kohëzgjatje midis katër dhe tetë orë;
ii. tre (3) orë në një shërbim të rregullt me kohëzgjatje midis tetë dhe njëzet e katër orë;
iii. gjashtë (6) orë në një shërbim të rregullt me kohëzgjatje më të lartë se njëzet e katër orë.
Nëse vonesa tejkalon dyfishin e kohës së treguar më lartë, kompensimi ekonomik është e barabartë me 50% të çmimit të biletës
8.3 Në rast të eliminimit të udhëtimit, ose të një vonese të madhe, pasagjerët kanë të drejtë të kenë pije freskuese dhe ushqime në lidhe të përshtatshme me kohëzgjatjen e pritjes. Këto dispozita aplikohen në marrëdhënie me kohëzgjatjen e vonesës së parashikuar dhe me largësinë e portit të arritjes. Gjithashtu, vektori efektiv do të angazhohet me sistemimin në hotel (ose sistemimin në bordin e anijes së ankoruar) nëse e nevojshme, si dhe për transportin nga porti në vendin e sistemimit. Pasagjerët do të informohen nga vektori me predispozitat në marrëdhënie me marrjen e pijeve freskuese, transportin dhe sistemimin në hotel (ose në bordin e një anije tjetër).
8.4 Komandanti, në rastet e parashikuara nga Kodi i Lundrimit dhe për rastet e një nevoje objektive dhe/ose forcë madhore, ka mundësinë të vazhdojë pa pilot, të ngarkojë dhe të ndihmojë anije të tjera në çdo rrethanë, të devijojë nga kursi i zakonshëm në çdo drejtim, për çdo distancë dhe çdo qëllim që i përket detyrave të Komandantit, ashtu siç parashikohet nga Kodi i Lundrimit dhe Konventat Ndërkombëtare, në këtë kuptim të prekë si përpara dhe mbas çdo port ose porte që gjenden pak a shumë përgjatë itinerarit të anijes, edhe nëse në drejtim të kundër ose në tejkalim të kursit të zakonshëm, si duke u kthyer mbas ashtu dhe duke përparuar në çdo drejtim dhe me çdo qëllim, një ose disa herë, të transferojë Pasagjerin dhe automjetin në çdo anije tjetër ose mjet transportimi, që i përkasin ose jo Kompanisë, dhe që i drejtohen portit të arritjes.
8.5 Vektori nuk pranon asnjë përgjegjësi për dëmet e shkaktuara ndaj Pasagjerit nga vonesa ose nga mungesa e ekzekutimit të transportit nëse ngjarjet janë rrjedhojë e ngjarjeve të paparashikueshme, forcë madhore, kushte të motit-detar të këqija, grevë ose defekte teknike që përbëjnë forcë madhore ose shkaqe të tjera që nuk i atribuohen asaj e megjithatë në respektimin e dispozitave të neneve 402, 403, 404 dhe 408 të Kodit të Lundrimit dhe Rregullores UE n. 1177/2010.
8.6 Për të paraqitur një ankesë që ka të bëjë me shqetësime, vonesa dhe/ose eliminime të udhëtimit, ose një kërkesë kompensimi Klienti mund të kontaktojë Grandi Navi Veloci duke plotësuar modulin e posaçëm online në faqen e internetit www.gnv.it në Seksionin “Ankesa”. Në mënyrë alternative, kërkuesit mund të shkruajnë ndaj Grandi Navi Veloci S.p.A., Customer Care, via Balleydier, 7 - 16149 Genova (Italia) ose me fax në n° fax 0039 010 55 09 302 Personi që do të paraqesë kërkesën duhet të jetë një nga pasagjerët. Kërkuesit duhet të japin emrin e tyre dhe të dhënat e kontaktit, numrin e biletës dhe detajet e udhëtimit që i intereson. Kërkesat e kompensimit mund të përkasin ekskluzivisht personave të renditur në detajet e vetë prenotimit.
8.6.1 Ankesat në ngarkim, automjete në shoqërim dhe dëmtime fizike të pasagjerëve menaxhohen nga Departamenti Ligjor, Gjyqësor & Sigurime kundrejt të cilave të interesuarit mund të shkruajnë në adresën Grandi Navi Veloci S.p.A., Dipartimento Legale, Contenzioso & Assicurazioni, via Balleydier, 7 - 16149 Genova (Italia).
Informohen gjithashtu Zotërinjtë Pasagjerë që çdo Shtet Anëtar ka parashikuar një ose disa organizma me përgjegjësi për zbatimin e Rregullores 1177/2010 (faqja http://www.autorita-trasporti.it /)
8.7 Të drejtat e Pasagjerëve në lidhje me vonesat dhe/ose për kërkesa kompensimi përjashtohen nëse nuk ushtrohen dhe paraqiten ndaj zyrës Costumer Care të vektorit brenda dy muajsh nga data në të cilën është kryer ose do të ishte duhur të kryhej shërbimi. Për çdo ankesë në lidhje me mundësinë e ushtrimit të të drejtave që u përkasin Pasagjerëve është në dispozicion një zyrë Costumer Care duke plotësuar modulin e posaçëm on-line në faqen e internetit https://www.gnv.it/it/asistenca/kontakti/sinjalazimi ose në n° e fax +39 010 5509302.
Neni. 9 HIPJA NË BORD DHE ZBARKIMI I AUTOMJETEVE:
automjetet do të thirren për hipjen në bord sipas renditjes që do të vendoset nga Komandanti i anijes dhe/ose nga ndihmësit dhe nëpunësit e tij. Operacionet e hipjes në bord të automjeteve, duke përfshirë sistemimin e tyre në vendin e përcaktuar në bord (secili automjet duhet të parkohet me frena dore të ngritur dhe me marshin e vendosur), operacione të zbarkimit si dhe transferimin e mundshëm të automjeteve nga vendi i parkingut deri në anije dhe/ose transferimin e mundshëm të automjetit nga anija në vendin e përcaktuar për parking do të kryhen gjithmonë me kujdesin, rrezikun dhe përgjegjësinë e Pasagjerit, përveç rasteve kur ka mundësi konkrete të defekteve të gjendjes së vendit/anijes. Pasagjeri është ekskluzivisht përgjegjës të dëmeve të mundshme ndaj automjetit të tij, ndaj mallrave dhe bagazheve në të mbajtura, ndaj vetë personit si dhe personave të tjerë të pranishëm në automjet. Pasagjeri është gjithashtu ekskluzivisht përgjegjës për dëmet e mundshme të shkaktuara ndaj personave të tretë, automjeteve të tyre, mallrave dhe bagazheve (përveç dispozitave të parashikuara nga neni 412 Kod. Lund.). Në fazën e hipjen në bord/zbarkimit vetëm shoferët do të kenë të drejtën e hyrjes në garage; pasagjerët e tjerë do të duhet të hipin në bord dhe të zbarkojnë nga hyrjet e posaçme për këmbësorët. Në rast mosrespektimi Kompania nuk pranon asnjë përgjegjësi për dëme të mundshme ndaj sendeve ose personave. Automjeti, duke përfshirë dhe rimorkio dhe/ose roulette, me çfarë përmban brenda, është i pranuar nga vektori si një njësi e vetme ngarkimi pa deklaratë vlere. Pra, përgjegjësi të mundshme të vektorit për humbjen dhe/ose dëme ndaj automjetit nuk mund të tejkalojnë kufirin e përshkruar nga neni 423 i Kodit të Lundrimit, përveç rasteve të mundshme përgjegjësie rrjedhojë e sjelljes keqdashëse ose me neglizhencë e rëndë. Pasagjeri që dëshiron të deklarojë vlerën e automjetit shoqërues duhet ta zyrtarizojë me shkrim para rezervimit; çmimi i transportit të automjetit do të jetë në funksion të vlerës së deklaruar.
Në momentin e rezervimit, pasagjeri mund të rezervojë edhe furgonin ose furgonin në bord si "automjet shoqërues", me kusht që ky mjet të mos përdoret për transport mallrash ose për qëllime komerciale.
Pasagjeri, në fazën e rezervimit duhet të deklarojë masat e duhura (jashtë çdo send; për sh. duke përfshirë bagazhin mbi çati) , tipologjinë e automjetit dhe targën; në rast se sa deklarohet nuk është në përputhje, do të kërkohet pagesa dhe diferenca e saj tarifore e parashikuar dhe „fee“ për ndryshimin e ticket. Kompania, ka të drejtën të mos hipë në bord automjete që nuk përputhen me atë që është deklaruar në fazën e rezervimit dhe në rast të mungesës së disponueshmërisë së hapësirave të përshtatshme të garazhit të anijeve.
Kategoritë e përcaktuara për anijet GNV janë si më poshtë:
| KATEGORIA E AUTOMJETIT | Gjatësia | Lartësia | ||||
|---|---|---|---|---|---|---|
| MAKROKATEGORIA | KODI | PËRSHKRIMI | MIN | MAX | MIN | MAX |
| A0 | A0 | AUTOMJET (L<4.50 H<1.90) | 0 | 4,49 | 0 | 1,89 |
| A0Z | MAKINË (L<4.50 H<1.90) ZBRITJE ME PËRPARËSI | 0 | 4,49 | 0 | 1,89 | |
| A1 | A1 | AUTOMJET (L 4.50-4.99 H<1.90) | 4,5 | 4,99 | 0 | 1,89 |
| A1Z | MAKINË (L 4.50-4.99 H<1.90) ZBRITJE ME PËRPARËSI | 4,5 | 4,99 | 0 | 1,89 | |
| A1H | AUTOMJET PMR (L<4.99 H<1.90) | 0 | 4,99 | 0 | 1,89 | |
| A2 | A2 | AUTOMJET (L<4.99 H<2.80) | 0 | 4,99 | 1,9 | 2,79 |
| A2H | AUTOMJET PMR (L<4.99 H<2.80) | 0 | 4,99 | 1,9 | 2,79 | |
| A3 | A3 | AUTOMJET (L<4.99 H 2.80-4.20) | 0 | 4,99 | 2,8 | 4,2 |
| V1 | V1 | Automjet i madh (5-7.19 h<2.90) | 5 | 7,19 | 0 | 2,89 |
| V1H | Automjet i madh PMR (5-7.19 h<2.90) | 5 | 7,19 | 0 | 2,89 | |
| V2 | V2 | Automjet i madh (5-7.19 h2.90-4.20) | 5 | 7,19 | 2,9 | 4,2 |
| V3 | V3 | Automjet i madh (L7.20-8.99 H<4.20) | 7,2 | 8,99 | 0 | 4,2 |
| V4 | V4 | Automjet i madh (L9.00-12.00 H<4.20) | 9 | 12 | 0 | 4,2 |
| VR1 | VR1 | Automjet me rimorkio (L<6.99 h<4.20) | 0 | 6,99 | 0 | 4,2 |
| VR2 | VR2 | Automjet me rimorkio (L7.00-8.99 h<4.20) | 7 | 8,99 | 0 | 4,2 |
| VR3 | VR3 | Automjet me rimorkio (L9.00-10.99 h<4.20) | 9 | 10,99 | 0 | 4,2 |
| VR4 | VR4 | Automjet me rimorkio (L11.00-14.00 h<4.20) | 11 | 14 | 0 | 4,2 |
| BUS | BUS | AUTOBUS DHE AUTOMJETE TË TJERA (L>12.00 H<4.20) | 12 | 99,9 | 0 | 4,2 |
| CAMPER | C1 | AUTOKAMPER (L<9.00 H<4.20) | 5 | 9 | 0 | 4,2 |
| MOTO | MOTO | MOTOÇIKLETA DHE CIKLOMOTORË | / | / | / | / |
Për secilën kategori përcaktohet tarifa përkatëse. Gjatë check-in-it dhe/ose para hipjes në bord, Kompania rezervon të drejtën të verifikojë përmasat e automjetit që shoqëron Pasagjerin dhe të aplikojë tarifat përkatëse në rast se konstatohen mospërputhje ndërmjet automjetit të rezervuar dhe atij të paraqitur realisht, pa cenuar të drejtën për të refuzuar hipjen në bord në rast të mbushjes së plotë të hapësirës së garazhit; në këtë rast, automjeti mund të hipet në bord në udhëtimin e parë të mëpasshëm të disponueshëm.
9.2 Automjetet që furnizohen me GLN dhe metan duhet t’i deklarohen personelit në momentin e hipjes në bord. Ato do të parkohen në një zonë të posaçme të garazhit të tragetit.
9.3 Në zbatim të Dispozitës nr. 395 DGMMP të muajit maj 2026, nxjerrë nga Ministria e Transporteve e Republikës Algjeriane, bëhet me dije se për sezonin veror 2026 (nga 15 qershor deri më 15 shtator) do të zbatohen kufizimet e mëposhtme:
Porti i Algjerit:
- Ndalohet hipja në bord e furgonëve (automjete tregtare dhe automjete për transport mallrash).
- Ndalohet hipja në bord e automjeteve të reja dhe e automjeteve me më pak se tre vjet përdorim.
Porti i Béjaïa-s:
- Ndalohet hipja në bord e furgonëve tregtarë dhe e automjeteve për transport mallrash.
Respektimi i kësaj dispozite është i detyrueshëm për të gjithë pasagjerët.
Në zbatim të Dispozitës nr. 937 DGMMP të datës 6 maj 2025, nxjerrë nga Ministria e Transporteve e Republikës Algjeriane, e cila ndryshoi pjesërisht Dispozitën e mëparshme nr. 1522/SDTMAA/DMM/DGMMP/SG/MT-2025 të datës 17 prill 2025, bëhet me dije se, për sezonin veror 2025 (nga 15 qershor deri më 15 shtator), automjetet me më shumë se 7 vende, që nuk janë të destinuara për eksport, lejohen në mënyrë të jashtëzakonshme të hipin në bord për familjet e mëdha.
Në zbatim të Dispozitës nr. 1539 DGMMP të datës 18 qershor 2025, nxjerrë nga Ministria e Transporteve e Republikës Algjeriane, dhe duke iu referuar Dispozitës së mëparshme nr. 1522/SDTMAA/DMM/DGMMP/SG/MT-2025 të datës 17 prill 2025, bëhet me dije se, për sezonin veror 2025 (nga 15 qershor deri më 15 shtator), zbarkimi i furgonëve tregtarë në portet e Algjerit dhe Béjaïa-s nuk lejohet.
9.4 Çdo Pasagjer që synon të hipë në bord një automjet me shtytje elektrike ose hibride ka detyrimin e prerë që ta njoftojë paraprakisht Contact Center-in e Kompanisë në momentin e rezervimit dhe, në çdo rast, përpara fillimit të udhëtimit.
Ngarkuesi garanton, nën përgjegjësinë e tij të vetme dhe ekskluzive, se automjeti përmbush kriteret e sigurisë të Konventës SOLAS (Kapitujt II-2 dhe VII) dhe të Kodit IMDG, duke deklaruar klasifikimin e tij të saktë.
- UN 3556: Automjet me shtytje nga bateri litium-jon.
- UN 3557: Automjet me shtytje nga bateri me litium metalik.
- UN 3558: Automjet me shtytje nga bateri natrium-jon.
- UN 3166: Automjete me shtytje termike ose hibride konvencionale.
Për automjetet e klasifikuara si UN 3166 dhe UN 3171 (automjete të ushqyera me bateri dhe pajisje të pajisura me furnizim me bateri), Pasagjeri/Ngarkuesi deklaron gjithashtu, nën përgjegjësinë e tij të vetme dhe ekskluzive, se:
- automjeti është mirëmbajtur dhe i është nënshtruar mirëmbajtjes në përputhje me kërkesat dhe programet e parashikuara nga prodhuesi dhe nuk ka ndërhyrje mirëmbajtjeje, riparime ose fushata sigurie ende të papërfunduara;
- bateritë e instaluara në automjet janë origjinale ose janë shprehimisht të autorizuara, certifikuara ose miratuara nga prodhuesi i automjetit;
- automjeti nuk ka pësuar aksidente, zjarre, përmbytje, goditje të konsiderueshme ose ngjarje të tjera që mund të cenojnë sigurinë e tij për qëllime të transportit detar;
- bateritë nuk kanë pësuar dëmtime, deformime, shpime, mbinxehje jonormale, depërtim të lëngjeve ose ngjarje të tjera që mund të cenojnë integritetin ose sigurinë e tyre operative;
- deklaratat e mësipërme konsiderohen të bëra gjithashtu nëpërmjet blerjes së titullit të udhëtimit përmes kanaleve online të shitjes së Kompanisë, përfundimi i së cilës përbën pranim të shprehur të këtyre kushteve dhe konfirmim të vërtetësisë së informacionit të dhënë.
9.5 Plotësimi i rregullt dhe nënshkrimi i "Formularit të Deklaratës së Përbashkët dhe të Shkarkimit nga Përgjegjësia për Automjete/Bateri" përbëjnë kusht thelbësor dhe të panegociueshëm për hyrjen e automjetit në zonat e parkimit dhe në kuvertat e garazhit të anijes. Formulari i sipërpërmendur mund të shkarkohet nga faqja e internetit e Kompanisë, në seksionin "Para nisjes".
Kompania mund t’i kërkojë gjithashtu Pasagjerit dokumentacion ose informacion shtesë të përshtatshëm për të provuar përputhshmërinë e automjetit dhe të baterive me deklaratat e bëra në përputhje me nenin 9.4.
9.6 Ngarkuesi merr përsipër çdo rrezik të lidhur me fenomene të paqëndrueshmërisë termike (thermal runaway), qarkut të shkurtër ose rrjedhjes së lëngjeve nga akumulatorët. Ai detyrohet të dëmshpërblejë dhe të mbajë të padëmtuar Transportuesin Detar nga çdo dëm, dëmtim i anijes, sanksion ose shpenzim rehabilitimi që rrjedh nga mospërputhshmëria e automjetit.
Ky detyrim për dëmshpërblim shtrihet gjithashtu ndaj dëmeve ose kostove që rrjedhin nga deklarata të pasakta, të paplota, të munguara ose të pavërteta të dhëna nga Pasagjeri gjatë rezervimit, blerjes së biletës ose hipjes së automjetit në bord.
9.7 Transportuesi dhe Kapiteni i anijes rezervojnë të drejtën e pakundërshtueshme për të refuzuar hipjen në bord (ose për të kryer zbarkim emergjent) në rast se:
- Anija e caktuar për udhëtimin nuk është e certifikuar ose e përshtatshme për transportin e këtyre automjeteve sipas rregulloreve të sigurisë në fuqi.
- Pasagjeri ka lënë pa bërë njoftimin paraprak ndaj Contact Center-it.
- Inspektimi vizual evidenton anomali (p.sh. tym, rrjedhje, deformime ose dëmtime strukturore) ose automjeti shkel dispozitat për stivimin dhe ndarjen sipas Dispozitave të Veçanta (SP 961 / SP 962) të Kodit IMDG.
Deklaratat e kërkuara nga neni 9.4 rezultojnë të munguara, të paplota ose të pavërteta, ose ekzistojnë dyshime të arsyeshme lidhur me gjendjen e mirëmbajtjes, integritetin e automjetit ose të baterive dhe përshtatshmërinë përkatëse për transportin detar.
9.8 Mosnjoftimi nga ana e Pasagjerit e përjashton Kompaninë nga çdo përgjegjësi dhe sjell refuzimin e hipjes në bord, pa të drejtë për asnjë dëmshpërblim ose kompensim, me përjashtim të rimbursimit vetëm të pjesës së papërdorur të tarifës së automjetit.
Në përputhje me nenin 422 të Kodit Italian të Lundrimit dhe Rregullat e Visby-t, Transportuesi përjashtohet nga çdo përgjegjësi për dëmet e shkaktuara nga një ves i brendshëm i sendit. Në rastet e përgjegjësisë së mbetur të Transportuesit, dëmshpërblimi mbetet rreptësisht i kufizuar në kufijtë maksimalë të parashikuar nga ligji (neni 423 i Kodit Italian të Lundrimit).
Neni. 10 DISPOZITAT LIGJORE QË DUHET TË RESPEKTOHEN NGA PASAGJERËT:
Pasagjeri duhet të respektojë përshkrimet e ligjeve italiane dhe ndërkombëtare, dhe Kushtet e Përgjithshme të Transportit të Pasagjerëve (CGTP) të publikuara në faqen e internetit www.gnv.it gjithashtu të ekspozuara në pikat e shitjes GNV, si dhe dispozitat e dhëna nga Komandanti i anijes. Gjithashtu, Pasagjeri përgjigjet direkt ndaj Kompanisë për të gjitha kundërvajtjet, ngacmime, gjobitje dhe shpenzime ndaj të cilave, për shkak të saj, Kompania i nënshtrohet autoriteteve portuale, doganale, sanitare dhe/ose nga çdo tjetër autoritet të çdo vendi. Në rast urgjence Pasagjerë duhet të vihen në dispozicion të Komandantit dhe të Oficerëve dhe duhet të ndjekin me përpikmëri urdhrat dhe përshkrimet që do të marrin. Sa më sipër, përveç të drejtës së Kompanisë GNV të denoncojë pasagjerin që është përgjegjës për sjelljet e sipër përmenduara në rast se këto sjellje janë shprehje e një vepre penale ose disiplinore, sipas normativës në fuqi.
10.1 Pasagjeri detyrohet, gjithashtu, të respektojë dispozitat e vektorit detar që ndalojnë pirjen e duhanit në hapësira të brendshme të anijes korrektësisht të sinjalizuara.
10.2 Pasagjerët janë të detyruar, nën kujdesin e tyre, si dhe shpenzime dhe përgjegjësi të verifikojnë, para hipjes në bord, përshtatshmërinë e dokumentave të tyre të identifikimit dhe të dokumentave të automjeteve shoqëruese, pranë Autoriteteve të Policisë përgjegjëse, me qëllim kontrollin që vetë dokumentat të jenë të përshtatshme për hyrjen në vendin e zbarkimit dhe të vlefshmërisë së tyre kohore. Kompania nuk rimburson ata Pasagjerë të pa autorizuar nga Policia kufitare dhe/ose nga vetë kompania të hipin në bord ose të zbarkojnë, sepse janë në posedim të dokumentave të pa përshtatshme për daljen nga shteti; kompania ka të drejtë të rikuperojë kundrejt Pasagjerit shpenzimet dhe/ose sanksionet që mund të marrë si rrjedhojë e këtyre rrethanave.
Pasagjeri përgjigjet për të gjitha dëmet, të shkaktuara nga ai vetë ose nga persona ose kafshë të ruajtur nga pasagjeri, ndaj orendive të anijes, ndaj sendeve rrethuese të saj dhe aksesorët, mjeteve të saj, si dhe ndaj Pasagjerëve të tjerë, punonjësit në varësi të Vektorit ose ndihmësve të këtij të fundit.
Nëse pasagjeri në bord ndikon në sigurinë e udhëtimit, shqetëson pasagjerët e tjerë dhe ekuipazhin ose sillet, gjithashtu, në mënyrë që të shkaktojë shqetësim ndaj tyre, ose krijon pengesë ndaj ekuipazhit në kryerjen e detyrave të tyre, nuk respekton dispozitat e dhëna nga Kapitani i anijes ose nga nëpunësit e tij për sa i përket sjelljes korrekte në bord ose respektimit të proceduarve; ai mund t’i nënshtrohet masave të nevojshme për të shmangur ose kufizuar këtë sjellje, duke përfshirë masa të mundshme shtrënguese të lirisë sipas kufizimeve ligjore të parashikuara, si dhe zbarkimit ose refuzimit të vazhdimit të transportit.
Grandi Navi Veloci ruan të drejtën të mos lejojë hipjen në bord të anijeve të saj personat që kanë mbajtur, në raste/udhëtime të mëparshme, sjellje në shkelje të dispozitave të paragrafit 10.4 të Kushteve të Përgjithshme të Transportit të Pasagjerëve (CGTP) në fuqi.
Art 11 TRANSPORTI I TË MITURVE TË PA SHOQËRUAR: Ata
Pasagjerë me moshë më të ulët se 14 vjeç nuk mund të udhëtojnë vetëm. Duhet të jenë gjithmonë në kujdesin dhe ruajtjen e prindërve dhe/ose të rriturve që kanë detyrimin e ruajtjes së tyre dhe nuk mund të qarkullojnë në anije të pa shoqëruar. Në asnjë rast Vektori do të jetë i përgjegjshëm për dëmet ndaj të miturve si rrjedhojë e shkeljeve të sipërpërmendura. Kur i mituri udhëton i besuar kujdesit të personave të tjerë, duhet të jetë në posedim të deklaratës që përjashton nga përgjegjësia vektorin detar, me të cilin prindërit, ose kush ushtron autoritetin prindëror, deklarojnë që i besojnë minorin një personi të caktuar, i cili do të jetë përgjegjës për të gjitha efektet ligjore. Kjo deklaratë do të duhet të shoqërohet me një kopje të dokumentit të identifikimit me vlefshmëri kohore të çdo deklaruesi. Nënkuptohet që Pasagjeri do të ketë detyrimin e mbajtjes të të gjithë dokumentacionit të nevojshëm të kërkuar nga Shteti i mbërritjes dhe Vektori nuk ka asnjë përgjegjësi në rast se ky dokumentacion do të konsiderohet i pamjaftueshëm nga Autoritetet në portin e mbërritjes. Ju kujtojmë që nëse i mituri do të udhëtonte i shoqëruar nga vetëm një nga prindërit, për daljen nga kufiri kërkohet një autorizim me shkrim i miratimit nga prindi tjetër dhe/ose kujdestari i tij ligjor.
11.1 Pasagjerët e mitur me moshë nga 14 vjeç deri në 18 vjeç, mund të udhëtojnë vetëm, me kusht që të jenë në posedim të një autorizimi me shkrim të ushtruesit të autoritetit prindëror që përjashton nga çdo përgjegjësi Vektorin.
Neni. 12 KUSHTET SHËNDETËSORE TË PASAGJERIT:
Komandanti ka të drejtën të refuzojë pasagjerin dhe çdo njeri tjetër i cili gjendet, sipas gjykimit të tij dhe të vetë Kompanisë, në kushte fizike ose mendore, të tilla që të konsiderohet i pa përshtatshëm për të udhëtuar dhe/ose gjithkush rezulton, nën efektin e substancave narkotike, halucinogjene, alcool, sëmundje ose paaftësi, dhe kur gjendja e tij të mund të paraqesë një rrezik për veten ose për sigurinë e Pasagjerëve të tjerë. Në të gjitha rastet e sipërpërmendura Pasagjeri nuk do të ketë të drejtën e dëmshpërblimit të dëmeve dhe do të konsiderohet ai vetë përgjegjës për dëmet e shkaktuara ndaj anijes, ndaj të gjitha pajisjeve të saj, personave të tretë dhe sendeve që u përkasin personave të tretë. Pranimi i Pasagjerit në bord nga Kompania nuk duhet të konsiderohet si një heqje dorë nga çdo e drejtë e saj për të kërkuar edhe më pas të rezervat e saj mbi kushtet e Pasagjerit edhe nëse këto ishin të njohura ose jo nga Kompania në momentin e hipjes në bord dhe/ose nisjes së anijes.
12.1 Në rast se Komandanti, edhe sipas këshillës së Mjekut në bord konsideron që, për çdolloj arsye të motivuar, prania në bord i Pasagjerit vendos ose mund të vendosë rrezik sigurinë e tij ose të Pasagjerëve të tjerë do të ketë të drejtën të urdhërojë zbarkimin e tij në çdo port. Dhe për këtë parashikim Pasagjeri nuk do të ketë titull të kërkojë Kompanisë dhe/ose Vektorit asnjë kompensim dhe/ose dëmshpërblim të dëmit për vendimet e marra nga Komandanti.
Neni 13 PASAGJERËT ME NEVOJA ASISTENCE TË VEÇANTA:
Transporti i pasagjerëve me lëvizshmëri të reduktuar, aftësi të kufizuara, të sëmure ose persona të tjera që kërkojnë asistencë të veçantë duhet të komunikohet duke dërguar dokumentacionin që vërteton të drejtën për një ndihmë të tillë, mundësisht nga 5 ditë deri në 48 orë pune para nisjes së planifikuar, duke plotësuar formularin që gjendet në këtë lidhje: Asistencë dhe Informacioni Tragete | GNV.
Në raste të veçanta, kërkesa duhet të dorëzohet jo më vonë se 5 ditë pune para nisjes, pasi anija nuk është e pajisur me personel dhe/ose struktura për të ofruar shërbime zëvendësuese individuale, asistencë, kujdes ose mbështetje të ngjashme për pasagjerët. Çdo ndihmë e ofruar në bord për pasagjerët me nevoja të veçanta ofrohet falas. Pasagjerët që përdorin karrige me rrota ose mjete të tjera ndihmëse për lëvizshmëri duhet t'i marrin me vete. Pajisjet e disponueshme në bord do të ofrohen deri në përfundimin e stokut, pas plotësimit të formularit të duhur.
13.1 GRATË SHTATZËNA: Pasagjerja që është në dijeni të gjendjes së shtatzënisë së saj duhet të informojë Komandën e anijes para hipjes në bord. Në rast shtatzënie pa komplikime, pas 6° mujorit të shtatzënisë, është e nevojshme që Pasagjerja të ketë një çertifikatë mjekësore që dëshmon përshtatshmërinë e saj në përballimin e një udhëtimi me det, që duhet të paraqesë Oficerit të anijes nëse ai e kërkon, dhe duhet, gjithashtu, të plotësojë një modul të posaçëm që përjashton përgjegjësinë e vektorit, i cili mund të shkarkohet nga faqja e internetit www.gnv.it, ose pranë zyrave të biletarisë GNV, ose duke kontaktuar Contact Center di Grandi Navi Veloci në numrin +39 010.2094591. Për e tjera Pasagjerja shtatzënë duhet të jetë në posedim të një çertifikatë mjekësore që autorizon udhëtimin pavarësisht muajit të shtatzënisë. Ngelet e vlefshme, megjithatë, e drejta e Komandantit për përshkrimet e nenit 12 e sipërpërmendur.
Neni. 14. LËNDË SHPËRTHYESE, TË NDEZSHME DHE TË RREZIKSHME:
është rreptësisht e ndaluar ndaj Pasagjerit të përfshijë në bagazh ose në sendet në pronësi të tij të sistemuara në bordin e automjeteve, mbetje industriale ose substanca shpërthyese dhe/ose të ndezshme ose ndryshe të rrezikshme për sigurinë e anijes, të ngarkesës së saj ose për sigurinë e Pasagjerëve të tjerë dhe pjesëtarëve të ekuipazhit. Në rast shkelje të kësaj ndalje të konstatuar, Komandanti është i autorizuar të konfiskojë ose të shkatërrojë këto substanca pa pretendimin e asnjë dëmshpërblimi nga ana e Pasagjerit. Pasagjeri do të konsiderohet, gjithashtu, përgjegjës për rrjedhojat e shkaktuara nga shkelja e kësaj ndalese.
14.1 Është rreptësisht e ndaluar ndezja në të gjithë anijen të furnelave me gaz ose elektrike, hekur për hekurosje dhe të gjitha pajisjet që mund të jenë me flakë të lirë. Në rast konfiskimi i këtyre pajisjeve, ato nuk do të kthehen pas dhe asnjë gjë mund të kërkohet si titull i dëmshpërblimit ndaj vektorit detar. Komandanti i anijes do të ketë të drejtë të marrë këto pajisje dhe ti zbarkojë duke denoncuar posedimin e tyre ndaj Autoriteteve kompetente. Ngelet, gjithashtu, e drejta e vektorit detar të kërkojë dëmshpërblimin për çdo ndikim dhe/ose dëm ndaj anijes dhe/ose ekuipazhit.
Neni. 15. ARMËT:
Pasagjerët në kryerjen e hipjes në bord kanë detyrimin të dorëzojnë në ruajtje Komandantin të gjitha armët e bardha dhe/ose zjarri në posedim të tyre. Në rast mos respektimi shkelësit do të jenë subjekt i konfiskimit të armëve dhe të dorëzimit ndaj Autoriteteve Gjyqësore kompetente.
Neni. 16. BAGAZHET:
bagazhi që nuk i dorëzohet vektorit duhet të përmbajë ekskluzivisht efekte për përdorim vetjak të Pasagjerit. Të gjitha objektet me vlerë, argjendaritë, lek, traveller’s cheques, etj. mund të depozitohen në kasetat e posaçme të sigurisë në anije ose, në mungesë të tyre, duhet të dorëzohen në zarf të mbyllur dhe të vulosur Komisarit të Bordit që do të lëshojë një faturë të këtij zarfi pa kontrolluar përmbajtjen e tij. Nëse sigurohet që në bagazh që nuk i dorëzohet vektorit janë të përmbajtura objekte të një përdorimi jo vetjak, Pasagjeri duhet të korrespondojë trefishin për transportin e vetë objekteve përveç dëmshpërblimin për dëmin e mundshëm. Ngelet në çdo rast e qartësuar që për bagazhet dhe objektet që nuk i janë dorëzuar vektorit përgjegjësia e vektorit vetë është e kufizuar me shifrën maksimale që rezulton nga deklarata e shkruar e vlerës së deklaruar nga Pasagjeri, gjithmonë nëse ky i fundit ka korresponduar shifrën për mallra me vlerën më të lartë. Ndryshe do të aplikohet kufizimi i përshkruar në nenin 412 të Kodit të Lundrimit.
16.1 Lejohen si bagazh dore të lejuar vetëm dy pako që përmbajnë sende vetjake (vetëm rroba). Bagazhi i dorës i tepërt mund të vendoset në një kontejner duke paguar Euro 20,00 copa në linjat nga dhe për në Tunizi.
16.2 Bagazhi i tepërt (sende të përdorura, pajisje shtëpiake të përdorura, mobilje të përdorura etj.) të pa transportuara në çatinë e makinës në momentin e hipjes në bord, mund të vendoset në një kontejner, i vënë në dispozicion nga kompania, duke paguar Euro 40,00 copa në linjat nga dhe për në Tunizi Nuk lejohet importimi nga Tunizia dhe/ose Maroku pajisje shtëpiake jo në përputhje me direktivat CEE.
Neni. 17. HUMBJE DHE/OSE PRISHJE E BAGAZHIT DHE TË EFEKTEVE
PERSONALE OSE TË AUTOMJETIT: humbja dhe/ose prishja e bagazhit dhe të efekteve të tjera personale ose të automjetit në shoqërim të Pasagjerit duhet të konstatohen nga Pasagjeri tek Komandanti i anijes ose ndaj agjentëve dhe/ose ndaj Oficerëve të Kompanisë në portin e zbarkimit - nën penalitetin e dekadencës - në momentin e ri-kthimit nëse ka të bëjë me një humbje ose prishje e dukshme ose brenda tre ditëve nga ri-kthimi nëse ka të bëjë me një humbje ose prishje jo të dukshme. Për bagazhet dhe objektet që nuk janë dorëzuar nga Pasagjeri ndaj vektorit ky i fundit nuk është përgjegjës për humbjen dhe/ose prishjen përveç se rastit kur Pasagjeri provon që ato janë shkaktuar për shkaqe që i atribuohet vektorit vetë. Megjithatë, vektori nuk përgjigjet për dëme dhe/ose prishje të shkaktuar nga akte vandalizmi dhe/ose keqdashëse ndaj personave të tretë.
Neni. 18 KAFSHË SHTËPIAKE:
transporti i kafshëve shtëpiake me përmasa të vogla (mace, qen, etj. siç përshkruhen nga Rreg. UE 576/2013 – Bashkëngjit. I Pjesa A.) në shoqërim të pasagjerëve lejohet vetëm me kusht që të jenë të pajisur me çertifikatë mbi gjendjen e mirë shëndetësore, të lëvizin me zinxhir dhe me maskë për qentë dhe që të ketë blere biletë të posaçme udhëtimi dhe për të. Si parashikohet nga Rreg. UE 576/2013 Neni 5 kafshët shtëpiake (të species së renditura në bashkëngjitjen I Pjesa A) mund të shoqërojnë pronarin ose personin nga ai vetë i autorizuar në numër më të lartë se 5. Me qëllim respektimin e normativave higjienike-sanitare, kafshët shtëpiake, kur pranohen nga Kompania, do të duhet të udhëtojnë ose në kabinat e dedikuara për ta (numri maksimal i lejuar është i 2 kafshëve për kabinë) ose në vendet e posaçme për macet dhe për qentë. Personi që udhëton me kafshë shtëpiake duhet të paraqesë dokumentin e identifikimit të parashikuar për çdo transport me karakter jo tregtar. Pasagjeri që përfiton nga kabina „miq me katër këmbë“ është përgjegjës për sjelljen e kafshës për të gjithë kohëzgjatjen e udhëtimit.
Pa cenuar dispozitat e këtyre Kushteve të Përgjithshme të Transportit, Shoqëria mund të përcaktojë dhe të rregullojë zona të veçanta të anijes, të sinjalizuara në mënyrë të përshtatshme, në të cilat lejohet prania dhe qëndrimi i qenve, në përputhje me kushtet dhe modalitetet operative të përcaktuara në Rregulloren përkatëse për transportin dhe qëndrimin e kafshëve në bord. Kjo Rregullore përbën pjesë përbërëse dhe thelbësore të këtyre Kushteve të Përgjithshme të Transportit, mund të konsultohet në faqen e internetit të Shoqërisë në adresën www.gnv.it dhe i vihet në dispozicion Pasagjerit përpara blerjes së titullit të udhëtimit. Me blerjen e një bilete që parashikon praninë e një kafshe në bord, Pasagjeri deklaron se është njohur me Rregulloren dhe se e pranon plotësisht përmbajtjen e saj, duke u angazhuar ta respektojë dhe të sigurojë respektimin e saj gjatë gjithë kohëzgjatjes së udhëtimit.
Hyrja e kafshëve në zonat e anijes që mund të autorizohen nga Shoqëria kushtëzohet nga respektimi rigoroz i kërkesave të përcaktuara në Rregulloren e sipërpërmendur. Shoqëria rezervon të drejtën të kufizojë, të ndryshojë ose të revokojë hyrjen në këto zona për nevoja operative, sigurie, higjieno-sanitare ose të rendit publik, pa lindur nga kjo asnjë e drejtë për rimbursim ose dëmshpërblim.
Në derogim të pjesshëm të rregullave të mësipërme lejohet hyrja në lokalet e anijes qenve udhërrëfyes në shërbim dhe shoqërim të Pasagjerit të verbër dhe të qenve të Mbrojtjes Civile të pajisur me çertifikatë të përshtatshme dhe në shërbim. Pasagjerët janë përgjegjës për çdo dëm të shkaktuar ndaj sendeve dhe personave të tretë nga kafshët e tyre. Vektori nuk mban asnjë përgjegjësi për konfiskime dhe eliminimin e mundshëm të kafshëve nga ana e Autoriteteve Sanitare të portit të zbarkimit/hipjes në bord, si dhe për dëmtime ndaj kafshëve, për arratisje, humbje ose vdekje të vetë kafshëve i verifikuar gjatë transportimit ose gjatë hipjes në bord dhe zbarkimit, përveç mundësive të provuara të keqdashjes dhe/ose faje për shkak të neglizhencës së vektorit. Pasagjeri është, megjithatë, gjithmonë, i detyruar të mbajë një sjellje të përshtatshme dhe të kujdesshme me qëllim shmangien dhe/ose parandalimin e këtyre problemeve. Pasagjeri është i detyruar, gjithashtu, të verifikojë që kafshët e transportuar të jenë në rregull me të gjithë dokumentacionin shëndetësor të kërkuar në momentin e udhëtimit nga normat në fuqi nga/dhe për portin e mbërritjes. Kompania GNV nuk do të rimbursojë ata Pasagjerë që nuk janë të autorizuar nga Polizia Kufitare dhe/ose nga Autoritetet Shëndetësore dhe/ose Kompania vetë të hipë në bord dhe/ose zbarkojë, sepse në mungesë të çertifikatave sanitare për kafshën e tij shtëpiake.
Neni. 19 INFORMACIONE MBI PASAGJERËT:
Në momentin e hipjes në bord pasagjerët duhet të sinjalizojnë nevojat e tyre për asistencë të mundshme ose trajtime shëndetësore të veçanta siç parashikohet në nenin 13.
Pasagjerët janë të detyruar, gjithashtu, të komunikojnë që në fazën e rezervimit informacionet vetjake që nënkupton pikërisht: mbiemër dhe emër shkruar për së gjati (në përputhje me D.M. 83/T 20/6/2007 të Ministrisë së Transporteve), datën e lindjes, gjininë, kategorinë e moshës (foshnjë, fëmijë, i rritur). Është detyrim për Pasagjerin të komunikojë ndryshime të mundshme të të dhënave personale nëse janë ndryshuar nga data e rezervimit dhe momentit të hipjes në bord. Të dhënat personale duhet të mblidhen sipas Dekretit Ligj nr.251 datë 13.10.1999 në trasnpozim të Direktivës CEE 98/41 së 18.06.1998, ë përputhje me normativat që lidhen me aplikimin e kodit ISPS mbi normat kundër terrorizmit, përveç se në përputhje me sa parashikohet nga Rregullorja Evropiane 2016/679 (GDPR) në fushën e privacy dhe, më tej, nga Dekreti Legjislativ nr.196/2003 në fushën e privacy.
Në fazën e rezervimit do t’i kërkohet Pasagjerit të tregojë një kontakt personal telefonik celular dhe e-mail. Anulime të mundshme dhe/ose ndryshime do të komunikohen pasagjerit nëpërmjet numrit telefonik nga ai vetë i furnizuar në aktin e rezervimit (edhe me SMS). GNV nuk është përgjegjëse për pamundësinë e kontaktit telefonik në rast mungese të numrit, numër i paarritshëm, numër i gabuar.
E rëndësishme: Që nga data 1 janar 2025, hyrja në Tunizi do të lejohet vetëm me pashaportë, me një validitet prej të paktën 3 (tre) muajsh.
Vektori ka mundësinë të përdorë të dhënat personale të furnizuara nga Pasagjeri, duke përfshirë informacionet që kanë të bëjnë me blerjet me qëllim që:
të bëhet një rezervim dhe/ose të lëshohet një biletë;
të furnizojë transportin dhe shërbimet e lidhura me të;
kontabiliteti, faturimi, ri-shikimi;
të verifikojë dhe kontrollojë kartat e kreditit dhe kartat e tjera të pagesës;
lajmërime informative në lidhje me udhëtimin e rezervuar (për shembull në rast të ndryshimeve të orarit dhe/ose anulime) kontrolle për emigrimin;
qëllime për kontrollin, sigurinë, sanitare, administrative dhe ligjore;
aktivitet e marketing, kërkime të tregut, analiza statistike, zhvillimi i shërbimeve të reja (që do të aktivizohen vetëm me miratimin e Pasagjerit ose për të cilin vektori do të japë mundësinë që të vetë përjashtohet).
Pasagjeri, ekskluzivisht për qëllimet e sipërpërmendura, autorizon vektorin të përdorë dhe, nëse e nevojshme, të transmetojë, të dhënat personale të furnizuara ndaj:
Agjentëve portuale dhe tregëtare të vektorit vetëm për kryerje e shërbimeve për udhëtimin e rezervuar;
Shteteve dhe Organeve publike, nëse kërkohet dhe në përputhje me ligjin e aplikuar;
Neni 20 LIGJI I APLIKUAR DHE GJYKATA KOMPETENTE:
kontrata e transportit për Pasagjerët, bagazhet e tyre dhe automjetet shoqëruese trajtohen dhe i nënshtrohen Kodit të Lundrimit, Rregullores (UE) n. 1177/2010, nga Rregullorja SOLAS dhe interpretohet në përputhje me ligjin italian. Për çdo mosmarrëveshje që ka si origjinë interpretimin dhe/ose ekzekutimin e kontratës së transportit do të jetë ekskluzivisht kompetente Gjykata, sipas zgjedhjes së palës paditëse, e vendit të vendbanimit ose selisë ligjore e të paditurit. Në rast se Pasagjeri ka vendbanimin në Itali që zotëron kualifikimin e konsumatorit në bazë të normativës italiane në fuqi, do të jetë ekskluzivisht kompetente gjykata e vendit të vendbanimit ose selisë ligjore të tij