Sistemimi nё bord

Nuk ke gjetur përgjigjen që kërkoje? Për të kërkuar informacion të mëtejshëm, kliko këtu

Po, sistemimi bёhet automatikisht gjatё regjistrimit (check-in) dhe tregohet nё fletё hyrjen qё do ju jepet nё momentin e nisjes.
Pёr informacione tё mёtejshme mbi sistemimin tuaj drejtojuni personelit tё bordit.

Ju informojmё se tё gjitha kabinat janё me pёrdorim eksklusiv.
Gjeni tё treguar numrin e krevateve (p.sh. 3 ose 4), por kabina rezervohet automatikisht pёr numrin e pasagjerёve qё kёrkoni.
Kjo nёnkupton se kabinёn nuk do ta ndani me tё tjerё. I vetmi pёrjashtim ёshtё formula me bashkёndarje qё ju lejon tё kurseni duke ndarё kabinёn me krevate marinari.
Nё kёtё rast gjeni tё treguar “VEND PËR BURRA nё kabinё tё brendshme 4 krevate/VEND PËR GRA nё kabinё tё brendshme 4 krevate” ose “VEND PËR BURRA nё kabinё-me pamje nga deti 4 krevate/VEND PËR GRA nё kabinё-me pamje nga deti 4 krevate”.

Nuk parashikohet lista nё pritje; nёse pёr sistemimin e zgjedhur nuk ka vende tё lira, mund tё zgjidhni njё sistemim tё ndryshёm ose tё ndryshoni datёn e nisjes.

Suita ёshtё njё kabinё e madhe e pajisur me krevat dopio, me pamje nga deti, me frigobar dhe TV.

Gjatё lundrimit ndalohet rreptёsisht qёndrimi nё automjet.

Nё kabinё gjeni çarçafё dhe peshqirё; tualet me dush dhe tharёse flokёsh.
Merrni me vete sendet personale qё ju nevojiten gjatё kohёzgjatjes sё udhёtimit.

Kabinat kanё katёr krevate sepse janё tё konvertueshёm, por mund tё pёrdoren vetёm nga pasagjerёt qё kanё rezervuar.