Rezervime

Nuk ke gjetur përgjigjen që kërkoje? Për të kërkuar informacion të mëtejshëm, kliko këtu
Si kërkohet fatura?
Duhet tё plotёsoni formularin qё gjeni nё faqen “Kёrko faturё” tё sitit GNV, brenda 4 ditёve nga data e lёshimit tё biletёs.
Nё pёrfundim tё kёtij afati do tё jetё i pamundur lёshimi i çdo llloj dokumenti.
Nё rast tё anulimit tё njё bilete pёr tё cilёn ishte lёshuar faturё, sistemi do tё procedojё automatikisht me lёshimin e notёs sё kreditit.
Nё rast tё zёvendёsimit tё biletёs, duhet tё kёrkoni faturё pёr biletёn e re duke mbushur formularin qё gjeni nё sit.
Si funksionon shitja paraprake?
Shitja paraprake ёshtё e vlefshme nё tё gjitha linjat dhe tё gjitha datat e udhёtimit mё shumё se njё muaj para datёs sё nisjes.
Shuma e paradhёnies sё kёrkuar pёr tё bllokuar biletёn ёshtё barabartё me 20%* tё çmimit total tё biletёs (pёrfshirё taksat dhe tatimet).
Shuma minimale e paradhёnies ёshtё ёshtё 50€.
Shitja paraprake skadon 30 ditё para udhёtimit.
Nё datёn e skadimit, shitja paraprake anulohet automatikisht.
Brenda kёtij afati, pagesa e mbetur 80% duhet tё bёhet duke telefonuar Qendrёn Kontaktuese (Contact Center) me kartё krediti, nё sitin www.gnv.it ose nёpёrmjet Agjensisё sё Udhёtimit.
Nё rast tё kundёrt, shuma e paradhёnё nuk do t’ju kthehet mbrapsht dhe do tё humbisni tё drejtёn e kёtij shёrbimi dhe tё tarifёs qё kishit bllokuar me shitjen paraprake.
Shitja paraprake nuk mund tё ndryshohet nё asnjё pjesё tё saj deri nё momentin e pagesёs sё plotё tё biletёs.
Pasi shuma ёshtё kthyer nё biletё do t’i nёnshtrohet rregullave tё zёvendёsimit dhe anulimit ashtu siç parashikohet nё Kushtet e Pёrgjithshme.
Shitja paraprake nuk parashikon pagesё shtesё.
Rezervimi i bёrё me shitjen paraprake nuk llogarit zbritjet e mundshme (si psh. uljet nga tatimet, kodi kupon jo i mbledhshёm me shitje paraprake), qё mund tё realizohen vetёm nё rast se bileta ёshtё blerё direkt me njё kёst tё vetёm, me pёrjashtim tё tarifёs sё parcaktuar pёr vendasit, zbritje Telepass Premium, zbritje pёr pasagjerёt me moshё mbi gjashtёdhjetё vjeç qё janё tё pajisur me “kartё klienti”, kodin kupon tё mbledhur me shitje paraprake, pёrfitime dhe promovime.
* Për linjën Shqiperi parashitja është 10% e çmimit total të biletës.
Dua tё rezervoj por nuk kam akoma targёn e automjetit, si duhet tё veproj?
Në mungesë të të dhënave të automjetit, mund të vazhdohet me rezervimin, duke plotësuar fushën përkatëse e të shkruani thjesht “për t’u komunikuar”.
Pasi tё keni modelin/targёn e automjetit, duhet t’i komunikoni para nisjes nёpёrmjet Qendrёs tonё Kontaktuese (Contact Center) nё numrin +39 010 2094591.
Pёrditёsimi i tё dhёnave tё automjetit ёshtё falas.
Bileta e shtypur qё mora nё e-mail vlen si dokument udhёtimi?
Biletat e dёrguara me adresё elektronike, bashkёngjitur mesazhit tё konfirmimit tё rezervimit, nuk janё tё vlefshme pёr imbarkim.
Pёr tё hipur nё bord duhet tё pajiseni me fletё hyrje (carta d’imbarco) qё do t’ju lёshohet nga personeli ynё nё kohёn e regjistrimit (check-in) pranё biletarisё GNV brёnda nё portin e nisjes.
Nё portet e Gjenovёs, Porto Torres dhe tё Barcelonёs, pёr pasagjerёt me automjet, ёshtё e mjaftueshme t’i tregoni personelit tё GNV, biletёn e marrё me e-mail, direkt nё kohёn e imbarkimit poshtё bordit pa kaluar nё biletari.
Mund tё rezervoj nё sit dhe tё paguaj direkt nё port?
Jo, pagesa duhet tё bёhet gjatё rezervimit.
Çfarё duhet tё bej nёse humbas biletёn?
Pёr tё rekuperuar biletёn, drejtohuni Qendrёs Kontakuese (Contact Center), nёse jeni tё pajisur me numrin e referencёs sё rezervimit.
Ndryshe, ёshtё e mundur tё kёrkoni rekuperimin e biletёs, duke dёrguar njё ankim nё Informacion dhe Rezervimet dhe duke ofruar me e-mail tё gjitha tё dhёnat e vendosura nё kohёn e rezervimit.
Mund tё blej biletёn nё kohёn e fundit?
Mund tё blini biletёn e tragetit deri njё ditё para nisjes (nёse ka ende vёnde tё lira) deri dy orё para nisjes me tarifёn momentale.
Rezervimi on-line a ka kosto shtesё?
Rezervimi online nuk sjell asnjё kosto shtesё nё krahasim me blerjen nёpёrmjet Qendrёs Kontaktuese (Contact Center) ose nёpёrmjet biletarive portuale.
Tё dhёnat personale tё pasagjerit dhe targa e automjetit duhet tё jenё tё sakta?
Po. Nё respektim tё normativёs sё sigurisё, tё dhёnat personale tё pasagjerёve dhe targat e automjeteve tё vendosura nё biletё, duhet tё pёrputhen patjetёr me pasagjerёt nё nisje dhe automjetet e tyre.
Nёse tё dhёnat personale dhe targat nuk pёrputhen, Autoritetet pёrgjegjёse pёr kontrollin mund t’ju refuzojnё hyrjen nё zonat e hipjes dhe imbarkimin.
Nёse keni nevojё pёr tё bёrё ndryshime, Qendra jonё Kontakuese (Contact Center) ёshtё e disponueshme nё kontaktet qё vijojnё +39 010 2094591 ose Informacion dhe Rezervimet.
Mund tё bёj rezervimin nё sit dhe tё paguaj direkt nё port ose tek agjensia e udhёtimeve?
Jo. Nёse rezervoni online, pagesa e rezervimit duhet tё bёhet nё çast (me kartё krediti ose PayPal).
Pse nuk marr rimbursim pёr zbritjen e çmimit tё biletёs?
Çmimi i treguar nё biletё ёshtё tarifa e Kompanisё qё ёshtё e shёnuar nё datёn e lёshimit tё biletёs.
Tarifa nuk ёshtё fikse por mund tё ndryshojё nё ulje ose nё rritje.
Uljet dhe zbritjet e veçanta nuk kanё efekt prapaveprues nё biletat e lёshuara mё parё.