Dokumentet e udhëtimit

Nuk ke gjetur përgjigjen që kërkoje? Për të kërkuar informacion të mëtejshëm, kliko këtu

Në mungesë të të dhënave të dokumentit Tuaj të identitetit, mund të vazhdohet me rezervimin, duke plotësuar fushën përkatëse e të shkruani thjesht “për t’u komunikuar”.
Pasi t’i gjeni numrat e pasaportës/letërnjoftimit, e megjithatë para nisjes, mund t’i komunikoni nëpërmjet Qendrës Kontaktuese (Contact Center), në numrin +39 010 2094591.
Përditësimi i të dhënave të dokumentit është falas.

Jo. Në rast të mungesës së një dokumenti të vlefshëm identifikimi për çdo pasagjer (pёrfshirё dokumentet e fёmijёve tё mitur), hipja në anije do t’ju refuzohet pa të drejtë rimbursimi.

Të gjithë pasagjerët, edhe të posalindurit, duhet të jenë të pajisur me një dokument të vlefshëm identiteti.

Dokumentet e kërkuara për qytetarët e BE-së:

  • për të udhëtuar drejt Tunizisë dhe Marokut, ju duhet të një pasaportë e vlefshme;
  • për të udhëtuar drejt Shqipërisë dhe Spanjës, ju duhet letërnjoftimi i vlefshëm për udhëtim jashtë vendit ose pasaporta
  • për të udhëtuar drejt Sardenjës dhe Sicilisë, ju duhet letërnjoftimi i vlefshëm.

Dokumentet që duhen për qytetarët jashtë vendeve të BE-së:

  • për të udhëtuar në të gjitha destinacionet, ju duhet pasaporta e vlefshme, përveç lejeqëndrimit të vlefshëm e të rinovuar për herë të dytë, ose vizë për një Vend të Zonës Schengen.

Pasagjerët duhet që, me shpenzimet e veta, nën përgjegjësinë dhe kujdesin e tyre, para hipjes në anije, të kontrollojnë dokumentet e tyre (pёrfshirё dokumentet e fёmijёve tё mitur dhe/ose të automjetit) pranё Autoriteteve pёrkatёse tё Policisё, me qёllim qё tё vёrtetojnё hyrjen nё Vendin ku do tё zbresin.

Pasagjerët nën moshën 14 vjeç nuk mund të udhëtojnë të pashoqëruar.
Nëse pasagjeri në moshë të mitur udhëton i shoqëruar vetëm nga një prind, për të dalë jashtë shtetit, i kërkohet autorizimi me shkrim i pëlqimit të prindit tjetër dhe/ose i kujdestarit ligjor mbikqyrës.
Pasagjerët në moshë të mitur ndërmjet 14 – 18 vjeç, mund të  udhëtojnë të pashoqëruar, nëse janë të pajisur me një autorizim me shkrim nga prindi që ka përgjegjësinë prindërore, i cili e liron Kompaninë nga të gjitha përgjegjësitë.