Hi, e dini kur doni të largoheni? Zgjidhni udhëtimin tuaj

Regjistrimi (Check-in), hipja dhe zbritja

Regjistrimi (Check-in), hipja dhe zbritja e pasagjerёve dhe ngarkim shkarkimi i automjeteve nga trageti

Regjistrimi (Check-in)

Tё gjithё pasagjerёt duhet tё bёjnё regjistrimin (check-in).
Si tё regjistroheni? Ështё shumë e thjeshtё!

Paraqitni biletёn, dokumentin tuaj dhe dokumentet e personit qё udhёton me ju, tёrhiqni fletën hyrjen në anije me numrin e sistemimit (kabinё ose kolltuk).

Fletë hyrja ёshtё e domosdoshme pёr të hipur nё bord dhe duhet tё ruhet deri nё zbritje.

Shihni tё gjitha detajet nёse je njё pasagjer pa automjet ose pasagjer me automjet:

Pasagjer pa automjet:

Udhёtoni pa automjet?

  • Shkoni nё biletari dhe bёni regjistrimin (check in): paraqitni biletёn tuaj (mos harroni ta shtypni!) dhe dokumentet e identifikimit pёr secilin pasagjer, pёrfshirё edhe fёmijёt e mitur.
  • Do t’ju jepet fletë hyrja pёr secilin pasagjer.
  • Nё secilёn fletё hyrje do tё gjeni tё dhёnat pёrkatёse pёr sistemimin (numri i kabinёs ose numri i kolltukut).
  • Shkoni te zonёn e kontrollit tё sigurisё dhe mbani në dorë dokumentet e identifikimit dhe fletë hyrjen.
  • Ndiqni udhëzimet drejtuese nё shkallёt e hyrjes nё anije: personeli do ju kёrkojë dokumentet dhe fletë hyrjen e do ju shpjegojë si të shkoni tek recepsioni ose të mbërrini tek vendqëndrimi juaj.

KONTROLLI I DOKUMENTEVE, I BAGAZHIT DHE I AUTOMJETIT BËHET PËR SIGURINË TUAJ:

  • Nё respektim të kodit ndёrkombёtar ISPS mbi normat e antiterrorizmit, pasagjerёt duhet tё tregojnë biletёn e udhёtimit, fletë hyrjen dhe njё dokument identifikimi, nё rast se kёrkohen nga njё nёpunёs i anijes apo nga personeli i shërbimit të sigurimit të portit.
  • Pasagjerët, duhet gjithashtu tё lejojnë kontrolle të mundshme nё bagazhet e tyre, me kёrkesё tё njё nëpunësi tё anijes apo tё personelit të shërbimit tё sigurimit tё portit.

Pasagjer me automjet:

Ja disa këshilla nëse udhëtoni me automjet, mos harroni se për çdo dyshim që keni gjatë hyrjes, gjithmonë mund të kontaktoni personelin e anijes: ata do të jenë të gatshëm t'ju ndihmojnë!

  • Shkoni te zona e kontrollit të sigurisë dhe mbani në dorë dokumentet dhe biletën.
  • Paraqituni te hyrja e portit dhe bëni regjistrimin (check in): tregoni biletën tuaj (mos harroni ta shtypni!) dhe dokumentet e identitetit për secilin pasagjer, përfshirë edhe fëmijët e mitur.
  • Do t'ju jepet fletë hyrja për çdo pasagjer.
  • Në secilën fletë hyrje do të gjeni të dhënat përkatëse për sistemimin tuaj (numri i kabinës ose numri i kolltukut).
  • Një anëtar i personelit do të vendosë një kartelë me destinacionin tuaj në xhamin e përparmë: mos e humbni, sepse na duhet për të ngarkuar më shpejt automjetin tuaj në bord.
  • Ndiqni udhëzimet: Personeli do t'ju tregojë se në cilën zonë duhet të prisni, para ngarkimit të automjetit në hangarin e anijes.
  • Mos harroni se, çdo automjet do të ngarkohet vetëm nga vetë drejtuesi, në përputhje me rregulloret e sigurisë S.O.L.A.S. (Safety Of Life At Sea - Siguria e Jetës në Det): pasagjerët e tjerë duhet të zbresin dhe të drejtohen te recepsioni përmes rrugës së këmbësorëve të treguar nga personeli.
  • Drejtuesit të automjetit do t'i jepet një kupon ku tregohet parkimi i makinës në hangar.
  • Gjatë udhëtimit, për arsye sigurie, nuk do të jetë e mundur që të hyni në hangar, pra është e domosdoshme që të merrni gjithçka që ju duhet

Kur rezervoni, mos harroni:

  • Kontrolloni që targat dhe përmasat e automjetit të jenë të sakta: gjatë regjistrimit, personeli i GNV mund të kontrollojë përmasat e automjeteve të rezervuara (makina, motoçikleta etj). Nëse pёrmasat janё tё ndryshme nga ato tё deklaruara, pasagjerёt do tё paguajnё shtesёn pёrkatёse tarifore dhe tarifën (“fee”) tё parashikuar pёr ndryshimin e biletёs.
  • Kontrolloni të gjitha dokumentet e duhura të automjetit tuaj: GNV ka të drejtë të mos ngarkojë automjetet, pёrmasat e tё cilёve nuk përputhen me ato tё deklaruara në kohёn e rezervimit dhe në rast të mungesë s së hapësirave të posaçme në hangarin e anijes.
  • Automjetet me gaz duhet të raportohen te personeli gjatë ngarkimit. Ato do të parkohen në një seksion të posaçëm në hangarin e trageteve.

KONTROLLI I DOKUMENTEVE, I BAGAZHIT DHE I AUTOMJETIT BËHET PËR SIGURINË TUAJ:

  • Në përputhje me kodin ndërkombëtar ISPS mbi normat e antiterrorizmit, udhëtarët duhet të tregojnë biletën e tyre të udhëtimit, fletë hyrjen dhe një dokument identifikimi, nëse u kërkohet nga një oficer i anijes apo personeli i shërbimit të sigurimit të portit.
  • Gjithashtu, mund t’ju kërkohet nga një nëpunës i anijes apo personeli i shërbimit të sigurimit të portit, për ndonjë inspektim të mundshëm të bagazhit tuaj.

Ç’regjistrimi (Check out) dhe Zbritja

Mbërritët në destinacion! Zbritja është shumë e thjeshtë: ndiqni me kujdese komunikimet e dhëna në bord, dëgjoni me vëmendje të veçantë ato që lidhen me urën-hangar, të specifikuara në letrën që ju është dhënë në momentin e hipjes në traget.

Vendqëndrimet (kabinë apo kolltuk) duhet të lirohen para orarit të mbërritjes së anijes, me qëllim që zbritja të bëhet në siguri.

Dëgjoni udhëzimet e dhëna në bord për të ditur orarin e lirimit të vendqëndrimit tuaj si edhe mbi pikat e pritjes në hapësirat e përbashkëta, nga ku do të fillojë zbritja.

Kini parasysh se disa linja vënë në dispozicion shërbimin Late Check Out (Ç’regjistrim i vonshëm) dhe Zbritje me prioritet! Zbuloni si ti zgjedhni!

Shih Kushtet e Përgjithshme dhe në veçanti nenin 3 (Sistemimi), nenin 10 Ngarkim/Shkarkimi i Automjeteve) nenin 11 (Normat që duhet të respektohen nga pasagjeri) dhe neni 17 (Bagazhi).