myGNV Club
Nuk ke gjetur përgjigjen që kërkoje? Për të kërkuar informacion të mëtejshëm, kliko këtu
Si mblidhen pikët në kartën MyGNV?
Duke vendosur kodin myGNV gjatё rezervimit online ose duke ja komunikuar operatorit tё Qendrёs Kontaktuese (Contact Center) ose agjensisё sё udhёtimeve, klienti mund tё mbledhё 1 pikё pёr çdo 10 euro tё kostos sё biletёs.
Nё rast se klienti harron tё vendosё ose tё komunikojё kodin myGNV nё momentin e blerjes, mund tё kёrkojё akreditimin e pikёve, brenda dhe jo mё shumё se 30 ditё nga data e nisjes, nёpёrmjet fushёs personale tё sitit mygnv.gnv.it.
Isha regjistruar tashmë në MyGNV dhe nuk mund të hyj më, çfarë të bëj?
Regjistrohuni duke përdorur të njëjtin email të llogarisë suaj të mëparshme për të përfituar nga avantazhet tashmë të fituara dhe nga të gjitha promocionet e programit të ri.
A mund t'i akreditoj pikët nëse e kam blerë biletën?
Nё rast se klienti harron tё vendosё ose tё komunikojё kodin myGNV nё momentin e blerjes, mund tё kёrkojё akreditimin e pikёve, brёnda dhe jo mё shumё se 30 ditё nga data e nisjes, nёpёrmjet fushёs personale tё sitit mygnv.gnv.it
A mund t'i transferoj pikët e një karte fedelta në një kartë tjetër?
Pikёt i atribuohen kodit individual tё klientit.
I njёjti person nuk mund tё marrё pjesё me mё shumё se njё kod dhe nuk ёshtё as i mundur transferimi i pikёve tё grumbulluara nё njё kartё tjetёr.
Si kërkohen programet në myGNV?
Klienti, pasi tё ketё mbledhur pikёt e pёrcaktuara nga rregullorja, mund tё kёrkojё çmimet duke blerё biletёn nёpёrmjet Qendrёs sё Kontaktit (Contact Center) ose agjensisё sё udhёtimit.
Rregullorja është e disponueshme në zonën e rezervuar të myGNV.
Bileta e blerё me çmimet e realizuara nga mbledhja e pikёve nuk mund tё lёshohet nё shitje paraprake.
Si ndikojnë shpenzimet e bëra në bord në pikët MyGNV Club?
Bëni blerje në bord në dyqane dhe restorante duke paraqitur në arkë QR code-in e kartës suaj MyGNV Club. Këto shpenzime do të kontribuojnë në shpenzimin e përgjithshëm të udhëtimit dhe pra në pikët e grumbulluara falë vetë udhëtimit.
Shembull: keni shpenzuar 100 € për të blerë një biletë GNV, dhe në bord keni shpenzuar 20 € në dyqane dhe restorante; do të keni 120 € të konvertuara në 6 pikë (1 pikë myGNV Club për çdo 20 € të shpenzuar).
Çfarë janë Pikët Metal dhe Pikët Ekuipazh?
Janë pikë kualifikuese që përcaktojnë Clusterin tuaj, por nuk janë të konvertueshme në kuponë. Pikët Metal rriten në bazë të shpenzimit (1 pikë për çdo euro); Pikët Ekuipazh rriten në bazë të numrit të segmenteve të kryera (1 pikë për çdo segment, vajtje ose ardhje).
Brenda sa kohe duhet ta lidh biletën me kodin tim?
Mund ta bëni në momentin e blerjes, deri në 30 ditë pas datës së nisjes së udhëtimit. Çdo gabim në akreditim duhet të raportohet brenda 30 ditëve nga data e udhëtimit.
A ekzistojnë bonuse pikësh ekstra?
Po, falë përshpejtuesve mund të fitoni pikë ekstra.
Për shembull, duke blerë një vajtje-ardhje në të njëjtin rezervim, merrni 50% më shumë pikë myGNV Club krahasuar me ato që do të grumbullonit duke rezervuar vetëm udhëtimin e vajtjes. Nëse e blini kthimin pas vajtjes, merrni 25% më shumë pikë.
Mund të fitoni pikë ekstra në disa mënyra: me Welcome Bonus në momentin e regjistrimit, duke udhëtuar të shoqëruar, ose duke përfituar nga promocionet në segmente apo periudha specifike.
Të gjitha detajet i gjeni në Zonën tuaj të rezervuar, në seksionin myGNV Club.
Dhe nuk mbaron këtu: po punojmë për mundësi të reja që t'ju bëjnë të fitoni edhe më shumë pikë. Abonohuni në newsletter për të zbuluar të parët të gjitha risitë e GNV.
A jep niveli Ekuipazh përfitime ekstra?
Po: nga niveli Eksplorues e lart, fitoni 20% më shumë pikë myGNV Club krahasuar me ato që do të grumbullonit normalisht. Për shembull, nëse në nivelin Marinar fitoni 100 pikë, në nivelin Eksplorues fitoni 120 (+20% pikë), dhe në nivelin Kapiten fitoni 140 (+40% pikë).
Çfarë është Clusteri?
Është kombinimi i nivelit tuaj Metal (Bronz, Ar, Platin) dhe nivelit tuaj Ekuipazh (Marinar, Eksplorues, Kapiten). Përfitimet në bord varen nga Clusteri.
Si arrihet niveli Platin?
Duhet të keni shpenzuar më shumë se 5.000 € në udhëtime GNV në 24 muajt e fundit.
Si arrihet niveli Kapiten?
Duhet të keni kryer më shumë se 6 udhëtime vajtje-ardhje (pra më shumë se 12 segmente) me GNV në 24 muajt e fundit.
A mund të ndryshojë Clusteri me kalimin e kohës?
Llogaritja e pikëve kualifikuese merr gjithmonë parasysh 24 muajt e fundit. Pasi arrihet një Cluster, ai mbetet aktiv deri më 30 qershor 2029.
Si i konvertoj pikët në një Voucher (kupon)?
Arrini një nga pragjet e parashikuara (duke filluar nga 25 pikë = 50 €) dhe kërkoni konvertimin. GNV do të lëshojë biletën me zbritje me email, pas verifikimit të disponueshmërisë.
A mund të përdor disa Voucher në të njëjtën biletë?
Jo, mund të përdorni vetëm një Voucher për biletë, të pakombinueshëm me kuponë apo bono të tjera.
Çfarë ndodh nëse vlera e biletës është më e ulët se vlera e Voucher-it?
Voucher-i nuk jep të drejtën për kusur dhe nuk mund të përdoret për pjesën e mbetur në blerje të tjera.
A i përfshin Voucher-i taksat e hipjes?
Jo, taksat e hipjes përjashtohen.
Çfarë ndodh me pikët nëse e anuloj biletën?
Në rast anulimi vullnetar të biletës me të cilën keni përdorur pikët, nuk keni të drejtën e rikreditimit. Nëse përkundrazi udhëtimi shtyhet ose anulohet për arsye që nuk varen nga ju, pikët njihen.
Çfarë zbritjesh përfitoj në bord?
Varet nga niveli juaj Metal: 5% me Bronz, 10% me Ar, 15% me Platin. Zbritjet zbatohen në restorantet dhe dyqanet në bord (përjashtohen mallrat e Monopolit shtetëror, Duty Free dhe kioska e gazetave).
Si e përfitoj zbritjen në bord?
Tregoni QR Code-in nga profili juaj MyGNV Club në arkën e restorantit ose dyqanit, përpara se të lëshohet kuponi.